Author: Hamdi Kumanova

Dje në Bërnjak gjatë kontrollit të një automjeti me targa srbe kanë gjetur 11 mijë e 300 euro në kartëmonedha dhe 79 mijë e 780 dinarë të Serbisë në kartëmonedha. Rasti ës htë duke u trajtuar në procedurë të mëtejme për kundërvajtje doganore nga ana e Doganës së Kosovës. “Me datën 27.04.2025 rreth orës 12:55 në pikëkalimin kufitar në Bërnjak në hyrje të Republikës së Kosovës, zyrtarët policorë kufitarë, në bashkëpunim edhe me zyrtarët doganorë, kanë realizuar një kontroll të përbashkët. Me ç’rast gjatë kontrollit në një automjet me targa serbe me drejtues shtetas të Serbisë, janë gjetur 11.300…

Lexo më Shumë

Pas përfundimit të procedurës hetimore, prokurori i Prokurorisë Themelore Publike të Shkupit sot ka ngritur aktakuzë ndaj dy personave të cilët si bashkëpunëtorë akuzohen për kryerjen e një krimi – Vrasje sipas nenit 123 paragrafi 2 pika 1 dhe një tjetër krim – Tentativë për vrasje sipas nenit 19 të Kodit Penal. Gjatë hetimit janë siguruar prova që konfirmojnë se më 01.11.2024, në Haraçinë, dy vëllezërit me moshë 23 dhe 31 vjeç, me dashje dhe në mënyrë të fshehtë, privuan nga jeta një person dhe u munduan të privuan nga jeta edhe një tjetër. Me dy të dëmtuarit – baba…

Lexo më Shumë

Familjet e të ndjerëve nga tragjedia e Koçanit do të organizojnë marsh më 29.04.2025 (e martë) duke filluar nga ora 12:05 si simbol i reagimit të vonuar në Shkup. Marshi do të fillojë para Prokurorisë në Shkup, do të vazhdojë në sheshin e qytetit në Shkup dhe do të vazhdojë para Kuvendit të Maqedonisë. “Ne meritojmë përgjigje, nuk jemi ekspertë të ligjit dhe procedurave ligjore dhe për këtë arsye nuk e kuptojmë se si ekspertët e ligjit arrestojnë dhe lirojnë, a janë të vetëdijshëm se besimi tashmë edhe ashtu i lëkundur në punën aktuale institucionale me arrestime e pastaj lirime…

Lexo më Shumë

Edhe pse çmimi i energjisë elektrike pritet të rritet nga 1 maj, disa biznese tashmë kanë ngritur çmimet e produkteve, ndërsa të tjera kanë paralajmëruar shtrenjtim që nga 1 maji. Një bukë shitet 80 centë në një nga furrat e Prishtinës, ndërsa para dy javësh kushtonte 60 centë. Kurse, një kafiteri në kryeqytet bën të ditur se nga fillimi i muajit maj, makiato do të kushtojë 50 centë më shtrenjtë. Përditësimi i çmimeve nga bizneset po bënë që qytetarët të ankohen. Ata thonë se krahasuar me të ardhurat e tyre, çmimet po bëhen të pa përballueshme. Në anën tjetër, shoqata…

Lexo më Shumë

Më 27.04.2025, në orën 16:10, punonjësit e policisë nga Stacioni i Sigurisë në Trafikun Rrugor Tetovë arrestuan N.L. (49) nga Tetova, pasi drejtonte një automjet të markës „Honda“ me shpejtësi 111 km në orë, në një vend ku shpejtësia maksimale e lejuar ishte 50 km në orë. Shoferi u mbajt në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të ngrihet një padi për „drejtimin e automjetit në mënyrë të pakujdesshme“ sipas nenit 297-a të Kodit Penal.

Lexo më Shumë

Kryeministri njëherë edhe kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski ka njoftuar për temat dhe konstatimet që janë bërë sot në mbledhjen e rregullt të Komitetit Qendror të VMRO-DPMNE-së, përcjell TV21. Mickoski thotë se është konstatuar se qeveria është e qëndrueshme dhe e fuqishme, ndërkaq, thekson se komitetet komunale të partisë janë të përgatitura për fitore të madhe në zgjedhje. “Komiteti Qendror i VMRO-DPMNE-së sot mbajti seancë të rregullt, në të cilën u diskutua për gjendjen aktuale në vend dhe përgatitjet për zgjedhje. U konstatua se qeveria është e stabile dhe e fuqishme dhe se i përmbush pritshmëritë e qytetarëve, pavarësisht sfidave…

Lexo më Shumë

Gjykimi për vrasjen e Vanjës dhe Pançes vazhdon sot në orën 10:00 në Gjykatën Themelore Penale në Shkup me dëshminë e të akuzuarit Lupço Palevski në pyetje të tërthorta nga Prokuroria dhe mbrojtja e të akuzuarve të tjerë. Në deklaratën e tij në seancën e mëparshme dëgjimore, Palevski i kundërshtoi përsëri akuzat kundër tij, duke pretenduar se provat e prokurorisë janë të paplota dhe manipuluese. Palevski ka mohuar çdo përfshirje në rrëmbimin dhe vrasjen e Vanjës dhe Pançes. Ai pohon se ditën e vrasjes së Vanjës ai ishte në bankë për të paguar faturat, pas së cilës shkoi në…

Lexo më Shumë

Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohej pa probleme, kryesisht në rrugë të thata. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare në anën e RMV-së nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Lexo më Shumë

Nga 3 maji pritet të nisin fluturimet me “Wizz Air” nga Shkupi drejt Lionit dhe anasjelltas dhe nga Shkupi drejt Barcelonës dhe anasjelltas. Sipas paralajmërimeve, fluturime për Barcelonë do të ketë dy herë në javë, çdo të martë dhe të shtunë, ndërsa për Lion tri herë, çdo të martë, të enjte dhe të shtunë. Linjat ajrore realizohen me subvencione të Qeverisë. “Wizz Air” sipas Marrëveshjes për mbështetje financiare, nga 29 shtatori duhet ta vendosë edhe linjën ajrore Shkup – Shtutgart, e cila do të operojë tri herë në javë, të hënën, të mërkurën dhe të premten. Me thirrjen e fundit…

Lexo më Shumë

Koalicioni VLEN në një kumtesë për media thonë se mëkatet më të mëdha ndaj popullit të vet i bën BDI-ja. Nga VLEN thonë se “nëse dikush punon kundër interesave të shqiptarëve në Maqedoni, padyshim që janë Ali Ahmeti dhe Bujar Osmani”. “Vetëm amatorët politikë nuk mund të parashikojnë se në zgjedhjet lokale së bashku me zgjedhjet e parakohshme parlamentare, kjo VMRO-DPMNE, në këtë gjendje dhe përballë kësaj opozite të dobët, do të dalë fituese absolute, me një shumicë prej mbi 60 deputetësh. Derisa në kombinimet parlamentare të mos arrihet një shumicë prej dy të tretave pa deputetët e OBRM-PDUKM-së, opozita…

Lexo më Shumë

“Për më tepër, fakti se sot në qeveri nuk ka një përfaqësim legjitim të shqiptarëve, por një grup partish me mbështetje minimale, rreth 1%, qe qytetarët me të drejtë i quajnë koalicioni FLEN, nuk mund ta amnistojnë elitën politike maqedonase nga përgjegjësia për krijimin e ndarjeve të thella dhe dëmtimin e parikuperueshëm të unitetit të shtetit” Në muajt e fundit, jemi dëshmitarë të një prishjeje të thellë të ekuilibrit institucional dhe shoqëror në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Përmes vendimeve të njëanshme dhe politikave të përjashtimit, shqiptarëve u është mohuar një rol i rëndësishëm në proceset shtetformuese dhe në drejtimin…

Lexo më Shumë

Policia e Kosovës ka njoftuar se të dielën në fshatin Vugovë të Gjakovë ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet. “I dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë duke drejtuar automjetin dyshohet se nga pakujdesia ka humbur kontrollin mbi automjet me ç’rast ka shkaktuar vet aksident. Si pasojë lëndime vdekjeprurëse ka pësuar vetë drejtuesi vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa lëndime trupore kanë pësuar tre viktimat meshkuj shtetas të Shqipërisë të cilët janë duke u trajtuar në spitalin e Gjakovës”, thuhet në njoftim. Me vendim të prokurorit policia ka njoftuar se trupi i pajetë është dërguar në IML…

Lexo më Shumë