Author: Hamdi Kumanova

Një grua është ngacmuar seksualisht nga një burrë në Prishtinë. Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur më 15 prill. Ende nuk ka detaje mbi të dyshuarin. Megjithatë, policia thotë se rasti është në procedurë hetimore.

Lexo më Shumë

U dërgonte qytetarëve të ndryshëm në Shqipëri, link të rremë, për të plotësuar të dhënat bankare, duke u kamufluar si filiali i një banke të nivelit të dytë, me qëllim që t’iu merrte para nga llogaria, falë reagimit në kohë dhe me profesionalizëm, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar. Kapet në flagrancë në një bankomat në Tiranë, duke tërhequr para nga një llogari që e kishte marrë nëpërmjet linkut, Policia vë në pranga 23-vjeçarin nga Franca. 23-vjeçari Adem Said, pasi kishte hapur linkun në Francë dhe kishte mashtruar qindra qytetarë, kishte ardhur në Tiranë, me qëllim tërheqjen…

Lexo më Shumë

Ka ndërruar jetë njeri ndër ushtarët më të hershëm të Brigadës 121, Naser Shala i njohur si Ftyra. Kështu ka njoftuar familjari i tij Fatmir Surdhaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook. Njoftimi i plotë: Ju njoftojmë se pas një sëmundje të shkurtër ndërroj jetë daja e bashkëluftëtari im Naser Bislim Shala- Ftyra. Njëri ndër ushtarët më të hershëm të Brigadës 121 Ismet Jashari Kumanova, i organizuar në UÇK-ën me Mujë Krasniqin e Rexhep Selimin, bashkëluftari i komandant Kumanovës , Fatmir Limes Haxhi Shalës, Ajet Kastratit e shume luftarëve dhe Dëshmorëve të kombit. Naseri si epror i shtabit Brigades…

Lexo më Shumë

Javën e kaluar, nga data 21-26 prill u zhvilluan Mbledhjet e Pranverës të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore, ku marrin pjesë ministrat e Financave të vendeve anëtare, guvernatorë të bankave qendrore dhe drejtues të lartë të institucioneve financiare e përfaqësues të botës akademike, biznesit dhe shoqërisë civile. Në përfundim të takimeve, Guvernatori Sejko vlerësoi bashkëpunimin e ngushtë dhe të vazhdueshëm me FMN-në dhe Bankën Botërore, duke nënvizuar rolin e tyre kyç në mbështetjen e reformave ekonomike dhe zhvillimin e qëndrueshëm të Shqipërisë. Në kuadër të këtyre mbledhjeve, Guvernatori Sejko mori pjesë edhe në seancën plenare të Komitetit Ndërkombëtar Monetar…

Lexo më Shumë

I dyshuari për një sulm të tmerrshëm me makinë në një festival të trashëgimisë filipinase në Vancouver është akuzuar për tetë akuza të vrasjes së shkallës së dytë, kanë njoftuar prokurorët. Ngjarja e tmerrshme, që ndodhi gjatë festivalit vjetor Lapu Lapu që kremton kulturën filipinase, la 11 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur. Kai-Ji Adam Lo, 30 vjeç, një banor i Vankuverit, është paraqitur në gjykatë dhe mbetet në paraburgim. Hetuesit kanë përjashtuar mundësinë e terrorizmit dhe kanë njoftuar se Lo ka një histori të problemeve me shëndetin mendor. Prokurorët kanë theksuar se mund të ngrihen akuza të tjera…

Lexo më Shumë

Pas një takimi me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenski, Presidenti i SHBA-së Donald Trump nisi të përdorë papritmas një ton më të ashpër ndaj Presidentit rus Vladimir Putin. Në platformën e tij online Truth Social, Trumpimadje e kërcënoi Rusinë me sanksione. Sulmet e fundit të raketave ruse mbi zonat civile në Ukrainë e bënë atë të besonte se shefi i Kremlinit nuk ishte i interesuar t’i jepte fund luftës. Trump shkroi se po vdesin shumë njerëz dhe “kjo më bën të mendoj se ndoshta ai nuk dëshiron fare ta përfundojë luftën, por thjesht dëshiron të më mbajë zvarrë mua. Po ashtu…

Lexo më Shumë

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, i konsideron propozimet e fundit të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për lëshime të gjera territoriale nga ana e Ukrainës në favor të Rusisë si shumë largvajtëse. “Ukraina mund ta kishte arritur vetë një gjë të tillë, si të thuash përmes një kapitullimi një vit më parë”, tha politikani i socialdemokrat në emisionin “Bericht aus Berlin”. Ndihmat për Ukrainën do të vazhdojnë Pistoriusi e siguroi Ukrainën për ndihma të mëtejshme ushtarake nga Gjermania – edhe në rast të ndërprerjes së mbështetjes amerikane. Kjo është përcaktuar qartë edhe në marrëveshjen e koalicionit, theksoi ai. “Nëse…

Lexo më Shumë

Një delegacion fakt-mbledhës i Këshillit të Sigurimit më 28 prill 2007 arriti për vizitë në Krushë të Vogël, ku serbët kryen masakra të tmerrshme ndaj popullatës së pafajshme shqiptare gjatë luftës së fundit në Kosovë. Ambasadorët e 15 shteteve anëtare të KS të OKB-së vizituan shtëpinë ku u masakruan, vranë dhe u karbonizuan të 113 meshkujt e këtij fshati, prej moshës 13-vjeç deri te pleqtë. Të pritur nga nëna, gra të veja e fëmijë jetimë, me emrat e të dashurve të shënuar në çarçafë të bardhë, ambasadorët u informuan nga gjashtë dëshmitarët e mbijetuar, se masakra e cila i ngjan…

Lexo më Shumë

Arabia Saudite dhe Katari do të paguajnë borxhet e papaguara të Sirisë ndaj Bankës Botërore. Kështu kanë thënë të dy vendet në një deklaratë të përbashkët të publikuar nga Agjencia Saudite e Shtypit (SPA), duke hapur rrugën për miratimin e miliona dollarëve në grante për rindërtim dhe për të mbështetur sektorin publik të paralizuar të vendit. “Në vazhdim të përpjekjeve të vazhdueshme nga Mbretëria e Arabisë Saudite dhe Shteti i Katarit për të mbështetur dhe përshpejtuar rimëkëmbjen e ekonomisë së Republikës Arabe Siriane, dhe në dritën e diskutimeve të fundit të mbajtura gjatë Tryezës së Rrumbullakët të Nivelit të Lartë…

Lexo më Shumë

Në emisionin “Review”, analisti Lavdrim Lita komentoi situatën aktuale politike, duke theksuar se Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kanë një ofertë të ulët për qytetarët, e cila, sipas tij, dekurajon masivisht votuesit. Lita theksoi se Kryeministri Edi Rama po përpiqet të dekurajojë votuesit e opozitës, ndërsa Sali Berisha nuk ka arritur të ngrejë një vrull shoqëror për ndryshim, por është fokusuar te besnikët e tij tradicionalë. Lita shpjegoi arsyet se pse ndodhin këto fenomene dhe theksoi se situata aktuale është pasojë e një produkti të bashkëpunimit midis PS dhe PD. Ai po ashtu theksoi se pasojat e ndryshimeve kushtetuese, si…

Lexo më Shumë

Shpenzimet botërore ushtarake arritën në 2718 miliardë dollarë në vitin 2024, që paraqet një rritje prej 9.4 për qind në terma realë krahasuar me vitin 2023 dhe është rritja më e madhe vjetore që nga të paktën fundi i Luftës së Ftohtë. Kështu thuhet në raportin e ri të publikuara më 28 prill nga Instituti Ndërkombëtar për Kërkime të Paqes në Stokholm (SIPRI). Sipas raportit, shpenzimet ushtarake janë rritur në të gjitha rajonet e botës dhe një rritje e shpejtë është regjistruar veçmas në Evropë dhe Lindje të Mesme. Pesë shpenzuesit kryesorë ushtarakë – Shtetet e Bashkuara, Kina, Rusia, Gjermania…

Lexo më Shumë

SHBA “Karadaku” iu përgjigj pozitivisht ftesës së SHMS “Besa” nga Çellopeku për të marr pjesë në aktivitetin e tyre të parë promovues, në marshin e quajtur Çellopeku 2025. Mali i Thatë ka shumë porta, sikur portat e qiellit dhe të tokës, e njëra prej tyre ishte edhe pjesë e shtegut përrallor 12 km që e kaluam bashkërisht me bjeshkatarë dhe alpinist nga të gjitha trojet shqiptare. Secili bjeshkatarë ndante nga vetja ngjarje dhe rrëfime nga vendet ku ka shkelur me këmbë, në këtë mënyrë duke motivuar njëri-tjetrin për sfidat dhe aktivitetet e ardhshme. Secili sport në epiqendër ka njeriun dhe…

Lexo më Shumë