Author: Hamdi Kumanova

Bashkimi Evropian është një hap larg miratimit të paketës më të re të sanksioneve kundër Moskës, e 18-ta me radhë prej nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë tre vjet më parë. Mirëpo, dy pika kanë mbetur për t’u negociuar. E para, vendosja e çmimit tavan në naftën ruse. Ajo është ende e përfshirë në draft-propozimet që i ka parë Radio Evropa e Lirë, por mbetet të shihet nëse do të jetë edhe në draftin përfundimtar. Dhe e dyta, vetoja sllovake lidhur me një çështje të lidhur me sanksionet, ndonëse nuk është drejtpërdrejtë pjesë e paketës. Kur Komisioni Evropian e…

Lexo më Shumë

Sot do të mbahet seanca dëgjimore ndaj pesë policëve të dyshuar për përfshirje në rastin tragjik të vdekjes së 27-vjeçarit nga Lipjani. Gjykata Themelore në Prishtinë, dega në Lipjan, ka konfirmuar se ka pranuar kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarve. “Lidhur me kërkesën tuaj për informata, ju njoftojmë se Gjykata Themelore në Prishtinë – Dega në Lipjan sot ka pranuar kërkesën për caktim të masës së paraburgimit në çështjen penale ndaj pesë të pandehurve. Seanca dëgjimore është caktuar të mbahet nesër me datë 09.07.2025 në ora 10:30”, thuhet në përgjigjen për median nga zëdhënësja e Gjykatës,…

Lexo më Shumë

Në vend që të mbrojnë interesat e shqiptarëve, përfaqësuesit e VLEN-it po luajnë rolin e spektatorit të privilegjuar në një qeveri që sistematikisht i përjashton shqiptarët nga institucionet shtetërore. Vetëm gjatë javës së parë të korrikut, në katër institucione qendrore janë realizuar gjithsej 133 punësime të reja, prej të cilave vetëm 5 u takojnë shqiptarëve, kryesisht në pozita të ulëta dhe asnjë në nivel udhëheqës. Konkretisht: 26 punësime në Ministrinë e Mbrojtjes (1 shqiptar), 10 në Ministrinë e Bujqësisë (0 shqiptarë), 50 në Ministrinë e Sportit (4 shqiptarë, pa asnjë në funksion drejtues), dhe 32 në Regjistrin Qendror (0 shqiptarë).…

Lexo më Shumë

Më 07.07.2025, oficerët e PVR-së së Manastirit arrestuan G.P. (28) nga fshati Angelci, Strumica. Konkretisht, po atë ditë në orën 15:00, T.R. (22) nga fshati Dolno Srpci i raportoi PVR-së së Manastirit se në fshatin Dolno Srpci ai dhe shokët e tij kishin vërejtur një person të panjohur me një automjet pasagjerësh “Ford” pa targa, për të cilin dyshonin se është kryerës i mundshëm i vjedhjeve informon Tetovasot . Pastaj personi doli nga automjeti, mori një pushkë nga bagazhi dhe qëlloi në drejtim të ankuesit dhe shokëve të tij, por nuk i goditi ata. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, oficerët…

Lexo më Shumë

“Jemi duke përgatitur një strategji nacionale për përmirësimin e trajtimit të pacientëve me diabet dhe sëmundje onkologjike. Duhet të krijojmë një sistem që do të ndjekë dhe përcaktojë sëmundjet, me qëllim që të ofrojë terapinë e nevojshme dhe afatgjate në kohë. Jemi duke punuar në mënyrë aktive edhe për zgjerimin e listës pozitive dhe për përditësimin e listës së çmimeve”, theksoi ministri i Shëndetësisë Azir Aliu, në emisionin debatues “24 Analiza”. Ai njoftoi se në seancën e sotme qeveritare pritet të miratohet informacioni për shpërndarjen e terapisë onkologjike në Spitalin Klinik të Manastirit, së bashku me spitalet klinike në Shtip…

Lexo më Shumë

Prokurori publik nga Departamenti i Specializuar për Ndjekjen e Veprave Penale të Kryera nga Persona me Autorizime të Policisë dhe Pjesëtarë të Policisë së Burgut parashtroi Aktakuzë kundër tetë personave të punësuar në INP Burgu Shkup. “Në bazë të dëshmive të grumbulluara i akuzuari i parë si drejtor i institucionit dhe dy nëpunës të policisë si bashkëveprues kryen vepër të vazhdueshme penale ‘Keqpërdorim i pozitës zyrtare dhe autorizimit’ prej tyre një nëpunës i policisë ka kryer edhe vepër penale ‘Punë e pakujdesshme në shërbim’, për të cilën vepër akuzohen edhe pesë nëpunësit e tjerë të policisë”, njoftoi sot Prokuroria. Të…

Lexo më Shumë

MPB njofton se me datë 07.07.2025 në Njësinë Policore Tearcë, një grua 35-vjeçare ka raportuar se një ditë më parë rreth orës 12:00, në fshatin Nerasht, në oborrin e shtëpisë, është sulmuar fizikisht nga ish-kunati i saj J.A. nga fshati Nerasht, i cili gjatë sulmit ka përdorur një mjet prej druri. Po merren masa për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rastit.

Lexo më Shumë

Negociatat me VLEN dhe ZNAM për Zgjedhjet Lokale po ecin në një drejtim të mirë, do ta mbështesim njëri-tjetrin dhe pres sukses në fund, tha kryeministri Hristijan Mickoski i pyetur për ecurinë e bisedimeve politike për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale. “Sa i përket ZNAM-it, kemi një marrëveshje në parim që ata do të kandidojnë me listat e tyre të këshilltarëve, koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE do të kandidojë me listat e tyre, dhe në ato komuna ku vendosim të mbështesim një kandidat, qoftë nga koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE apo ZNAM, njëri apo tjetri nuk do të nominojë kandidat, ata…

Lexo më Shumë

Në brigjet magjike të Drinit dhe nën hijen e historisë së saj të pasur, Struga po shkruan një kapitull të ri në rrugën e identitetit dhe bashkëpunimit kombëtar. Nga qyteti i poezisë, Struga po shndërrohet në një pikë referimi për diplomacinë shqiptare në rajon. Sot u hap zyrtarisht Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë në Strugë, një hap i shumëpritur, i cili forcon më tej lidhjet mes Shqipërisë dhe shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, duke e bërë më të prekshme dhe më funksionale praninë e shtetit amë në jetën e qytetarëve tanë. Në këtë ngjarje të rëndësishme morën pjesë…

Lexo më Shumë

Drejtori i Qendrës së Skijimit “Popova Shapka”, Abdylgani Aliji, ka përfituar 420 mijë denarë nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit përmes shoqatës “Soleina”. Kjo është formë e pastër keqpërdorimi, para publike që ndahen për funksionarët partiak, jo për kulturën. Zv.ministri Sedat Sulejmani shpërndan fondet si “shpërblim” partiak, duke eliminuar artistët e pavarur dhe përkrahur bashkëpartiakët. Konkursi i fundit për industri kreative, nga 15 milion denar janë nda vetëm 11% ose afërsisht 2 milion denar për shqiptarët, dhe, në këtë ndarje katastrofale përfitojnë vetëm ata që i shërbejnë VLEN-it. Në vend të zhvillimit kulturor, kemi pasurim të rrethit të ngushtë partiak.…

Lexo më Shumë

“Thirrjet publike që i shpallim janë të dedikuara për bujqit e vegjël, të cilët nuk arrijnë pragun për përfitim nga fondet IPARD. Ne si shtet i ndihmojmë që të hyjnë në proces, të qëndrojnë në këmbët e veta dhe të mund të bëhen përfitues të fondeve IPARD në vitet e ardhshme”, theksoi ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski, në një intervistë për emisionin “Për apo kundër” në televizionin Alfa. Ministri Tripunovski theksoi se përmes thirrjeve publike edhe ekonomitë bujqësore kanë mundësi ta modernizojnë prodhimin e tyre. “Kjo është njëra ndër mënyrat se si i ndihmojmë bujqit…

Lexo më Shumë

Më datë 07.07.2025, në orën 14:00 në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë arrestuar R.R. (20) nga Tetova, për shkak të dyshimeve të bazuara se ka shantazhuar një të mitur nga një fshat i Tetovës. Sipas njoftimit të MPB-së, rreth orës 12:00 ai ishte denoncuar në SPB Tetovë nga një grua 45-vjeçare dhe vajza e saj e mitur, të cilët raportuan se ai po e shantazhonte vajzën e mitur, me të cilën kishte qenë në lidhje dashurie për tre vitet e fundit. Gjatë vitit 2025, i dyshuari disa herë kishte kërkuar para nga vajza e mitur, duke e kërcënuar…

Lexo më Shumë