Author: Hamdi Kumanova

Nga Qendra për Menaxhim me Kriza njoftojnë se aktive janë 7 vatra të zjarrit në Maqedoni. Janë lokalizuar dy vatra, ndërsa janë shuar 22 zjarre, përfshi zjarrin në rajonin e Bllacës, respektivisht në komunën e Çuçer Sandevës. Ndërkaq, Stojançe Angelov, drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, bëri të ditur se tani po shuhen zjarre në Dojran, mbi fshatin Nikoliç, dhe në Makedonski Brod, mbi fabrikën Samokov. “Po veprojmë me helikopter mbi këtë zjarr, i cili po zhvillohet në terren të pjerrët. Prandaj po e përdorim helikopterin, i cili me fluturime të shkurtra e godet në mënyrë mjaft efikase zjarrin,…

Lexo më Shumë

Zëvëndëskryeministri, Arben Fetai, në intervistë për Kanal 10 në Kosovë tha se BDI ka kërkuar vota në Tetovë me Lube Boshkovskin ish ministër i Brendshëm që ka qenë përgjegjës për një masakër. “Mund ta merrni me mend BDI në Tetovë ka kërkuar vota të shqiptarëve bashkë me Lube Boshkovskin ish ministër i Brendshëm, pjestar i listës së zezë, që është përgjegjës për një masakër në Luboten të Shkupit ku janë masakruar fëmijë, gra, e të moshuar shqiptarë dhe ai ka qenë aty me mitroloz duke u stërvitur kundër shqiptarëve. Dhe, BDI dorë për dore me këtë kanë mbledhur vota për…

Lexo më Shumë

Forca ajrore e Ukrainës ka raportuar një numër rekord të sulmeve ajrore nga Rusia, duke njoftuar se gjatë një vale të fundit agresioni, 728 dronë dhe 13 raketa janë hedhur mbi territorin ukrainas, të mërkurën. Sipas një postimi në Telegram, ushtria ukrainase ka bërë të ditur se sistemet e saj të mbrojtjes ajrore kanë shkatërruar 718 dronë dhe shtatë raketa, duke shmangur dëme edhe më të mëdha. Lajmi është konfirmuar edhe nga agjencia ndërkombëtare e lajmeve Reuters, që citon burime ushtarake nga Ukraina. Sulmet vijnë në kohën kur Rusia ka intensifikuar fushatën e saj ajrore, ndërsa Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky…

Lexo më Shumë

Kuvendi sot duhet ta fillojë seancën e re të 59-të në të cilën si pikë e parë e rendit të ditës është interpelanca për punën e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski, e parashtruar nga grupi parlamentar Fronti Evropian. Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi në brifingun javor me gazetarët theksoi se në koordinimin e së hënës me koordinatorët e grupeve parlamentare mbizotëroi perceptimi se nuk është mirë që Kuvendi të bëjë interpelancë të kryetarit të Gjykatës Kushtetuese. Gashi gjithashtu theksoi se parashtruesit e nismës për Konstandinovskin, gjegjësisht BDI-ja, të hënën nuk mori pjesë në koordinimin e koordinatorëve të grupeve parlamentare.

Lexo më Shumë

Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësimin më të thellë për diskriminimin sistematik dhe përjashtimin e shqiptarëve nga institucionet shtetërore dhe publike në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Rasti i fundit në Ministrinë e Energjetikës, ku nga 18 të punësuar të rinj asnjë nuk është shqiptar, është dëshmi e qartë e një plani të mirëmenduar për zhbërjen e statusit shtetformues të shqiptarëve në vend. Kjo nuk është rastësi. Ky është implementimi i hapur dhe agresiv i një plani të dakorduar mes dy partive maqedonase, të ndërmjetësuar nga oligarkia politike që nga viti 2022. Qëllimi është i qartë: shqiptarët të margjinalizohen plotësisht…

Lexo më Shumë

Që prej mesditës së djeshme, forcat polumbare të FNSH-së, në bashkëpunim me punonjës të Bashkisë Shkodër, po vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të kapitenit të anijes turistike në liqenin e Shkodrës, Arben Anamali. Strukturat do të jenë të angazhuara edhe gjatë ditës së sotme për të bërë të mundur gjetjen e trupit të Arbenit – kapitenit që sakrifikoi jetën e tij për të shpëtuar turistët që po rrezikonin jetën. Fatkeqësisht, ky akt heroik u kthye në një tragjedi për të, për familjen dhe për të gjithë ata që e njohën, shkruan Tch. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e…

Lexo më Shumë

Për më shumë se 20 vite në pushtet, BDI i ka lënë në harresë të plotë njësitë zjarrfikëse në komunat tona, duke i ekspozuar zjarrfikësit shqiptarë pa kushte minimale për punë, pa pajisje adekuate dhe pa asnjë plan për mbrojtjen nga zjarret. Ata kanë udhëhequr me Qendrën për Menaxhim me Kriza dhe me drejtorë që nuk kanë pasur as vizion dhe as përgjegjësi për këtë sektor jetik. Sot, Qeveria që drejtohet nga VLEN po e ndryshon këtë realitet! Është miratuar masa e re “Punët Publike për Mbrojtje dhe Parandalimin nga Zjarri”, e cila për herë të parë krijon bazë për…

Lexo më Shumë

Interpol thotë se qendrat e mashtrimit, të cilat përdorin viktimat e trafikimit për të ushtruar aktivitetet kriminale të tyre, janë kthyer në rrezik botëror. Trafikimi i qenieve njerëzore, i “furnizuar” nga mashtrimet online, është rritur ndjeshëm në mbarë botën, sipas një studimi mbi prirjet kriminale të kohëve të fundit, kryer nga agjencia ndërkombëtare policore, Interpol. Fillimisht skema e qendrave të trafikimit, ku viktimat detyroheshin me forcë të merrnin pjesë në mashtrimet në internet, u krijua në shtetet e Azisë Juglindore, por hetuesit kanë zbuluar së fundi të njëjtën skemë edhe në rajone të tjera. Si ka ndryshuar shtrirja në hartë?…

Lexo më Shumë

Gjermania nuk ka pasur kurrë më shumë banorë se tani – 83.6 milionë. Por rritja nuk ka ardhur nga lindjet, por nga emigrantët. Megjithatë numri i vdekjeve ende e tejkalon numrin e lindjeve. Në fund të vitit 2024, në Gjermani jetonin gati 83.6 milionë njerëz – më shumë se kurrë më parë. Krahasuar me vitin e kaluar, popullsia u rrit me 121,000 njerëz, ose me 0.1 përqind, sipas njoftimit për shtyp të Zyrës Statistikore gjermane Destatis. Megjithatë, rritja u ngadalësua, sepse një vit më parë ajo arriti në 338,000 njerëz të tjerë, ose 0.4 përqind. Edhe pse një shifër prej…

Lexo më Shumë

Në prill të këtij viti, kompania izraelite “Elbit Systems” nënshkroi një memorandum bashkëpunimi me qeverinë shqiptare, sipas të cilit në Shqipëri pritet të nisë prodhimi i haubave dhe dronëve. Sipas ministrit të Mbrojtjes së Shqipërisë, Piro Vengu, janë në vijim bisedimet për investime të huaja në linjat e prodhimit për artileri të rëndë, armë të lehta, municion, mjete të blinduara dhe uniforma ushtarake. Qeveria shqiptare ka shqyrtuar 25 investitorë të huaj, përfshirë kompani me seli në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izrael. Njëra prej tyre është kompania izraelite “Elbit Systems”, e cila në prill nënshkroi memorandum bashkëpunimi me…

Lexo më Shumë

Të paktën 161 persona ende rezultojnë të zhdukur në një qark të vetëm në Teksas katër ditë pas përmbytjeve vdekjeprurëse dhe shkatërruese që goditën pjesë të shtetit javën e kaluar, tha guvernatori Greg Abbott, teksa shpresat për të gjetur të mbijetuar gjallë po veniten. Të zhdukurit në qarkun më të prekur, Kerr County, përfshijnë pesë kamperë dhe një këshilltar nga Kampi Mystic, një kamp veror i krishterë për vajza, i vendosur në brigjet e lumit Guadalupe. Të paktën 109 persona kanë humbur jetën nga kjo katastrofë, përfshirë 94 vetëm në zonën e Kerrville, tha Abbott në një konferencë për media…

Lexo më Shumë

Vështirësitë për punësimin e të rinjve me arsim të lartë janë rritur ndjeshëm më 2025. Të dhënat e INSTAT në lidhje me papunësinë e të rinjve tregojnë se në 3-mujorin e parë të vitit 2024, shkalla e përgjithshme e papunësisë tek grup-mosha 15-24 vjeç ishte 24.0%, ndërsa në të njëjtën periudhë të vitit 2025 ajo ra në 22.3%, por tek te të rinjtë me arsim të lartë norma e papunësisë erdhi në rritje. Në 2024, ky grup kishte shkallën më të ulët të papunësisë, 18.6%, por në 2025 ajo u rrit në 22.9%, duke tejkaluar edhe ata me arsim bazë…

Lexo më Shumë