Author: Hamdi Kumanova

Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësimin më të thellë për shkallën alarmante që ka marrë diskriminimi ndaj shqiptarëve në institucionet shtetërore dhe publike. Rasti i fundit në Ministrinë e Mbrojtjes, ku nga 26 punësime të reja, 25 janë maqedonas dhe vetëm një është shqiptar, është dëshmi e qartë e një politike të organizuar për përjashtimin e shqiptarëve nga jeta institucionale në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ky nuk është një rast i izoluar, por pjesë e një plani të strukturuar, i hartuar nga partitë maqedonase dhe oligarkia politike që në vitin 2022, i cili po zbatohet në mënyrë sistematike nga…

Lexo më Shumë

Liverpool ka vendosur çmimin për Luis Diaz mes interesimit nga gjigantët evropianë Barcelona dhe Bayern Munich. Arne Slot e ka përforcuar skuadrën e tij fituese të Ligës Premier këtë verë duke afruar Jeremie Frimpong, Florian Wirtz dhe Milos Kerkez. Si Frimpong ashtu edhe Wirtz, që kushtuan një shifër rekord 116 milionë euro, u transferuan nga Bayer Leverkusen, ndërsa Kerkez erdhi nga Bournemouth për rreth 40 milionë euro. Por klubi gjithashtu planifikon të largojë disa lojtarë, me Trent Alexander-Arnold që është transferuar te Real Madrid. Harvey Elliott dhe Darwin Nunez gjithashtu janë lidhur me një largim nga ‘Anfield’. Pa harruar edhe…

Lexo më Shumë

UEFA ka vendosur sanksione ndaj tre lojtarëve të Real Madridit pas ndeshjes së kthimit të raundit të 16-të të Ligës së Kampionëve kundër Atletico Madrid. Sipas AS, sulmuesi Kylian Mbappe u gjobit me 30 mijë euro, mbrojtësi Antonio Rudiger mori një gjobë prej 40 mijë eurosh, dhe mesfushori Dani Ceballos u gjobit me 20 mijë euro. Lojtarët u akuzuan për provokim të tifozëve të Atlético gjatë ndeshjes. Përveç kësaj, të tre morën pezullime me kusht për një ndeshje sipas rregullave të UEFA-s, të cilat do të zbatoheshin nëse incidente të ngjashme ndodhin përsëri. Mbrojtja e Real Madridit argumentoi se sjellja…

Lexo më Shumë

Sulmuesi i Real Madrid, Endrick, po përballet me një të ardhme gjithnjë e më të pasigurt, pasi Gonzalo Garcia Torres po shihet si zgjedhja më logjike për repartin ofensiv të Xabi Alonsos për sezonin e ardhshëm. Ndërkohë, disa klube janë duke u përgatitur për të bindur brazilianin 18-vjeçar pse duhet të bashkohet me ta në huazim këtë verë. Endrick së fundmi ka udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara për të diskutuar të ardhmen e tij me klubin, dhe sipas Cadena SER, drejtuesit e Real Madrid besojnë se huazimi është alternativa më e mirë për të në sezonin 2025/2026. Deri tani, Endrick…

Lexo më Shumë

Në një intervistë, deputeti shqiptar në parlamentin serb, Shaip Kamberi ka folur për mbështetjen Kosovës dhe Shqipërisë. Kamberi thotë që përkrahja për Luginën është e mirëseardhur, por ende e pamjaftueshme përballë shtypjes së vazhdueshme. Ai veçon Kosovën për të cilën thotë se ka qenë e qëndrueshme në ndihmë, por fondet po bllokohen nga autoritetet serbe dhe disa faktorë lokalë. “Çdo përkrahje është e mirëpritur, por në raport me sfidat e mëdha që përballemi, ajo shpesh rezulton e pamjaftueshme. Për një komunitet vazhdimisht të shtypur siç janë shqiptarët e Luginës së Preshevës, përkrahja sado e vogël që të jetë është e…

Lexo më Shumë

Presidenti amerikan, Donald Trump ka shtyrë vendosjen e tarifave të reja më të larta për importet në SHBA, ndërsa u ka dërguar letra 14 vendeve, përfshirë Japoninë dhe Korenë e Jugut, duke i paralajmëruar për taksat që mund të hyjnë në fuqi më 1 gusht. Tarifat e larta do të hynin në fuqi më 9 korrik, por janë shtyrë për t’i dhënë kohë negociatave tregtare, raporton BBC. Trump tha se data e re është “e fortë, por jo 100%”. Ekonomistët theksojnë se marrëveshjet tregtare zakonisht kërkojnë vite për t’u finalizuar. Trump argumenton se tarifat mbrojnë bizneset amerikane dhe krijojnë vende…

Lexo më Shumë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se vendi i tij do të dërgojë më shumë armë në Ukrainë, për ta ndihmuar atë në mbrojtjen kundër sulmeve ruse. “Do të dërgojmë më shumë armë. Na duhet”, u tha Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë. “Ata duhet të jenë në gjendje të mbrohen. Tani po goditen shumë rëndë”, tha ai, duke shtuar se SHBA-ja do të dërgojë kryesisht armë mbrojtëse. Komentet duket se përmbysin njoftimin e Pentagonit të javës së kaluar, ku u tha se SHBA-ja do të ndalojë përkohësisht dërgimin e disa raketave për mbrojtje ajrore dhe armëve të…

Lexo më Shumë

Numri i viktimave nga përmbytjet që goditën Teksasin qendror të premten ka arritur në mbi 100 persona, ndërsa dhjetëra të tjerë rezultojnë ende të zhdukur. Katastrofa ndodhi në orët e para të mëngjesit të 4 korrikut, kur reshje të rrëmbyeshme mbushën lumenjtë dhe përmbytën zona të tëra në një nga festat më të rëndësishme të Shteteve të Bashkuara. Ekipet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë punën përgjatë brigjeve të lumenjve të përmbytur dhe të mbushura me baltë, por shpresat për të gjetur të mbijetuar janë gjithnjë e më të pakta, katër ditë pas fatkeqësisë. Moti i keq pritet të vazhdojë, me Shërbimin…

Lexo më Shumë

Një ngjarje tragjike ndodhi në orët e para të së hënës në Lipjan, ku 27-vjeçari Agon Zejnullahu humbi jetën në rrethana të dyshimta pas ndërhyrjes së Policisë së Kosovës. Sipas informacioneve zyrtare, Policia kishte reaguar rreth orës 00:15, pas një njoftimi se një person, i dyshuar se ishte nën ndikimin e alkoolit, po sulmonte kalimtarë dhe automjete në rrugën “Haradin Bajrami”. Njësitet policore e kanë vënë situatën nën kontroll dhe kanë kërkuar ndihmë mjekësore emergjente, por përkundër përpjekjeve, mjekët kanë konstatuar se i riu kishte ndërruar jetë. “Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante hetimore dhe Prokurori për Krime…

Lexo më Shumë

Edhe Milani mund të ketë së shpejti një Doue. Nuk është Dezire, sulmuesi i cili masakroi Interin në finalen e Ligës së Kampioneve dhe po afirmohet edhe në Botërorin e Klubeve, por vëllai i tij, Guela Doue. Anësori i djathtë i ditëlindjes 2002, është pjesë e Strasburgut dhe pas vetëm një sezoni në radhët e këtij klubi, është kthyer në një nga emrat më të lakuar në merkato. Masimiliano Alegri e ka piketuar futbollistin si një përforcim të mundshëm dhe Igli Tare është vënë në lëvizje për të siguruar firmën e tij. “L’Equipe” raporton se Tare i ka bërë një…

Lexo më Shumë

Sonte në orën 21:00 zhvillohet gjysmëfinalja e parë e Kupës së Botës për Klube mes Fluminense dhe Chelsea, një përballje emocionuese mes dy skuadrave që kanë kaluar sfida të vështira për të arritur deri këtu. Ndeshja do të luhet në stadiumin “King Abdullah Sports City”, dhe premton spektakël futbolli mes kampionëve të Amerikës së Jugut dhe përfaqësuesve të Premier League. Fluminense ka befasuar jo pak në këtë turne, duke mbetur e pamposhtur në pesë ndeshje (3 fitore, 2 barazime). Në çerekfinale, skuadra braziliane kaloi Al Hilal pas një ndeshjeje të fortë, ku edhe pse u barazuan pas një avantazhi të…

Lexo më Shumë

Policia e Kosovës ka iniciuar dy raste penale lidhur me posedim të paautorizuar të narkotikëve dhe armëve, pas një intervenimi të zhvilluar më 7 korrik 2025 në Ferizaj. Sipas njoftimit nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, rreth orës 20:00, Njësiti i Hetimeve në bashkëpunim me njësitin reagues ka ndaluar dhe shoqëruar në stacion policor një 22-vjeçar me inicialet P. R., tek i cili gjatë kontrollit trupor janë gjetur substanca të dyshuara narkotike. Ndaj tij është hapur rast penal për veprën “Posedim i paautorizuar i narkotikëve”. Hetimet paraprake kishin siguruar gjithashtu një fotografi ku i dyshuari shihej duke poseduar armë…

Lexo më Shumë