Author: Hamdi Kumanova

Kosova ka shënuar 26-vjetorin e ngjarjeve të 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000, të njohura si “netët e terrorit”, kur në pjesën veriore të Mitrovicës struktura të organizuara serbe sulmuan, shkatërruan dhe dogjën shtëpitë shqiptare, por lanë edhe të vrarë me qëllim për t’i detyruar shqiptarët të largohen nga veriu. Shtatë muaj pas përfundimit të luftës në Kosovë, në muajin shkurt të vitit 2000, dhjetë civilë shqiptarë do të vriteshin në pjesën veriore të Mitrovicës. Më i vjetri ishte 61 vjeç, ndërsa më i riu 13 vjeç. Ato netë, gjithashtu u plagosën 25 shqiptarë, ndërsa mbi 12 mijë të…

Lexo më Shumë

Negociatat midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit duket se kanë rinisur pas disa ditësh paqartësish, pas anulimit të papritur të takimit bërthamor të planifikuar për në Stamboll. Sipas Ministrit të Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, bisedimet do të zhvillohen të premten, më 6 shkurt, rreth orës 10:00 të mëngjesit në Oman. Njoftimi i Araghchi i dha fund spekulimeve mbi formatin e negociatave dhe vendin e takimit, pas një ditë pasigurie. Para këtij njoftimi, një zyrtar izraelit kishte thënë se “hendeku midis palëve është shumë i gjerë për t’u kapërcyer.” Sipas Axios, planet për takimin u rivendosën për shkak të presionit të…

Lexo më Shumë

Vrasja në Ohajo të SHBA-së e Dr. Michael McKee, ish-gruas së tij, Monique Tapie, dhe partnerit të saj të ri, Spencer, ishte një ngjarje brutale. Sipas raportit të mjekut ligjor të përfshirë në dosjen e çështjes për krimin në fund të dhjetorit të kaluar, McKee qëlloi çiftin gjithsej 16 herë ndërsa ata po flinin në shtëpinë e tyre. Siç zbuloi mjeku ligjor, 39-vjeçarja Monique, e cila ishte e martuar me të pandehurin për dy vjet përpara se të paraqiste kërkesë për divorc në vitin 2017, u qëllua nëntë herë në fytyrë, gjoks dhe gjymtyrë. Burri i saj i ri 37-vjeçar,…

Lexo më Shumë

Kryeministri Hristijan Mickoski ka kërkuar nga ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski, që të jepet një përgjigje e ashpër për çdo cenim të rendit dhe sigurisë, në mënyrë që të mos përsëritet, siç tha ai, dhunimi i së djeshmes, kur qytetarë të komunitetit rom protestuan me djegie gome, bllokime rrugësh dhe kërcënime për shkak të konfiskimit të automjeteve, përcjell INA. “Sot mëngjes kam biseduar me ministrin e Brendshëm dhe ajo që i kam kërkuar për çdo person që ka shkelur ligjin, ka kërcënuar, ka dhënë kërcënime publike dhe ka rrezikuar rendin dhe sigurinë e qytetarëve, është që të jepet një…

Lexo më Shumë

Mjaft është, ka shpresë, lëreni duhanin dhe me të vërtet do të shihni sa më mirë do të bëhet. Këtë apel e dërgoi prof. dr. Oliver Zafirovski, i cili ngre alarmin për numrin e lartë të duhanpirësve në vendin tonë, sidomos te moshat e reja. Theksoi se mosha e fillimit të konsumimit të duhanit ka rënë ndjeshëm, duke arritur nga 12 deri në 14 vjeç, ndërsa shqetësuese mbetet rritja e përdorimit të cigareve elektronike tek fëmijët dhe të rinjtë. “Sipas statistikave mosha e konsumimit të duhanit tashmë ka rënë në 12 deri në 14 vjeç dhe gjithnjë e…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, ka prezantuar sot një modul të ri elektronik për evidentimin e ndërhyrjeve kirurgjikale elektive në institucionet publike shëndetësore. Ky sistem, i cili do të jetë i aksesueshëm përmes një portali publik, synon të sjellë transparencë të plotë në listat e pritjes dhe të garantojë që çdo pacient të trajtohet sipas parimit “i pari ardhur, i pari shërbyer”. Aliu theksoi se deri më tani evidentimi i operacioneve elektive bëhej përmes sistemit “Termini im”, por analiza ka treguar mangësi të shumta. Udhëzimet për operacion shpesh nuk lëshoheshin menjëherë pas konstatimit të nevojës, por vetëm para ndërhyrjes, ndërsa…

Lexo më Shumë

Zbatimi i sistemit “Safe City” po sjell pasoja të drejtpërdrejta për pronarët e automjeteve, veçanërisht atyre me motorë dizel. Sipas mekanikëve, rritja e monitorimit dhe e gjobave ka detyruar shumë shoferë të ndryshojnë mënyrën e vozitjes, duke qarkulluar më ngadalë dhe kryesisht në distanca të shkurtra urbane, shkruan ZYRTARE.net Kjo sjellje, thonë ekspertët e autoserviseve, po ndikon negativisht në filtrat DPF, të cilët kërkojnë temperatura të larta dhe vozitje të qëndrueshme për t’u pastruar. Si pasojë, gjithnjë e më shumë automjete po paraqiten me DPF të bllokuar, duke rritur kërkesën për pastrim ose zëvendësim të tyre. Mekanikët pohojnë se vetëm…

Lexo më Shumë

Kryeministri Hristijan Mickoski tha se pret nga kryeprokurori i ri që të merret me rastet që janë në sirtar dhe në ata raste ku ka dëshmi, të procedoje raste të reja deri te gjykata, ndërsa aty ku nuk ka dëshmi, të njëjtat raste të mbyllen. “E para që duhet të bëjë është që të gjitha ata dokumente dhe raste që janë mbajtur në sirtar t’i nxjerrë dhe t’i hetojë. Aty ku nuk ka mjaftueshëm dëshmi, t’i mbyllë, aty ku ka dëshmi, të formojë raste dhe t’i dorëzojë në gjykatë, pastaj gjykata duhet të vendosë nëse do të nisë ose jo…

Lexo më Shumë

Më datë 03.02.2026, në ora 18:50 në rrugën “Ilinden” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin I.T. (57) nga Republika e Shqipërisë, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “vjedhje”, gjegjësisht se nga një objekt shitjeje ka marrë telefona celularë. “Në ora 23:00, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria edhe I.G. (40) dhe D.M. (26), të dy nga Tetova. Ata janë denoncuar nga I.T. se në periudhën prej orës 18:00 deri në 19:00 në rrugën “Ilinden”, pas një debati paraprak për telefona celularë, e kanë sulmuar fizikisht. Pas dokumentimit të…

Lexo më Shumë

Shqetësimet e studentëve shqiptarë që provimi i jurisprudencës të mbahet edhe në gjuhën shqipe krahas asaj maqedonase kanë arritur edhe në Ambasadën e Shqipërisë në Shkup. Ambasadori Denion Meidani për Portalb.mk tha se e kanë adresuar këtë çështje në instancat relevante. Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Shkup thekson se është në dijeni të kësaj çështjeje dhe po e ndjek me vëmendje zhvillimin e saj. “Kërkesat e studentëve për qasje të barabartë në arsim dhe në proceset profesionale janë pjesë e një debati më të gjerë mbi zbatimin praktik të të drejtave të garantuara me ligj dhe funksionimin…

Lexo më Shumë

Këshilli i Bankës Popullore, në seancën e mbajtur më 3 shkurt 2026, ka miratuar Raportin Tremujor, ku theksohet se treguesit makroekonomikë sinjalizojnë arritje të qëndrueshme në segmentet kryesore të ekonomisë, në përputhje të madhe me projeksionet e publikuara në tetor nga Banka Popullore, transmeton Gazeta Flaka Sipas raportit, inflacioni vendor ka shënuar ngadalësim të pritur, kryesisht si rezultat i ngadalësimit të inflacionit bazë, ndërsa aktiviteti ekonomik ka shfaqur përshpejtim të moderuar. Njëkohësisht, sektori bankar vazhdon të shënojë rritje solide të depozitave dhe kreditimit, ndërsa rezervat valutore mbeten në nivel të sigurt dhe adekuat. “Treguesit makroekonomikë tregojnë stabilitet dhe janë kryesisht…

Lexo më Shumë

Policia turke dje sërish ka zbuluar një kanal kontrabande të detergjentëve të falsifikuar, ndërsa destinacioni përfundimtar duhej të ishte Tetova e Maqedonisë. Në një depo të improvizuar në një lagje të Stambollit, policia turke ka kapur rreth 3000 kg detergjent të rremë “Ariel”, të paketuar në 300 thatë me nga 10 kg secili. Dërgesa ishte e njëjta sikurse në dhjetor, kur Dogana e Maqedonisë kishte kapur detegjentin e rremë, të destinuar për në Tetovë. Vjet, duke dashur të futet në Maqedoni, një kamion me detergjentë “Ariel” të falsifikuar u kap nga doganierët ndërsa kompania që bënte transportin kishte deklaruar se…

Lexo më Shumë