Author: Hamdi Kumanova

Nuk keni nevojë për një shkencëtar për t’ju thënë se Jupiteri është planeti më i madh në sistemin tonë diellor. Por besoni apo jo, ky gjigant mund të ketë qenë dikur edhe më i madh. Sipas hulumtimeve të reja nga shkencëtarët në Caltech dhe Universitetin e Michiganit, Jupiteri mund të ketë qenë dikur më shumë se dy herë më i madh se sot, aq i madh sa të vendosë 2000 Toka brenda. Me kalimin e kohës, ai u tkurr në madhësinë e sotme. Gjetjet, të publikuara në një artikull të ri në revistën Nature Astronomy, ofrojnë një vështrim në historinë…

Lexo më Shumë

I tërë qyteti i Korçës ngriu, kur mori vesh lajmin se në orët e para të mëngjesit, “Artisti i Merituar”, Llazi Sërbo, me gati 100 role në skenën e teatrit dhe kinematografisë, ishte gjetur i vet-vrarë me një armë gjahu nga aktori dhe miku i tij, Andrea Pepi. Aktori Llazi Sërbo, prej shumë vitesh jetonte i vetmuar në një shtëpi dykatëshe në lagjen nr. 1 të qytetit të Korçës. Si çdo mëngjes kur kalonte pranë shtëpisë së tij, aktori Andrea Pepi, kthehej në mëngjes dhe e përshëndeste, por kur ka hyrë në një nga dhomat e shtëpisë, e ka gjetur…

Lexo më Shumë

Në vetëm 11 muaj qeverisje, VLEN po e rishkruan hartën ekonomike të vendit përmes reformave të guximshme dhe investimeve të mëdha kapitale. Një ndër arritjet më të mëdha është marrëveshja historike me Britaninë e Madhe, në vlerë prej 6 miliardë eurosh, e cila hap horizonte të reja për zhvillim ekonomik, punësim dhe mirëqenie për të gjithë qytetarët. Startuam me One Stop Shop në Bllacë, një pikë moderne për lehtësimin e tregtisë dhe qarkullimit ndërkufitar, dhe po vazhdojmë me pika të reja në Jazhincë, Tabanoc dhe Qafë Thanë. 300 milionë euro për komunat, kudo në vend po ndërtohen shkolla, çerdhe, salla…

Lexo më Shumë

Rusia ka reaguar ndaj deklaratës së fundit të presidentit amerikan, Donald Trump, i cili e ka quajtur presidentit rus, Vladimir Putin “të çmendur”. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka deklaruar se në këto kohë kur janë shtuar përpjekjet për fundin e luftës, të gjithë janë më emocionalë. “Sigurisht, fillimi i procesit të negociatave, për të cilin pala amerikane bëri shumë përpjekje, është një arritje shumë e rëndësishme dhe ne u jemi vërtet mirënjohës amerikanëve dhe personalisht presidentit Trump për ndihmën e tyre në organizimin dhe nisjen e këtij procesi negociator. Është një arritje shumë e rëndësishme. Ndërsa sa i përket…

Lexo më Shumë

Edhe sot, Lidhja Socialdemokrate (LSDM) kërkon përgjigje nga Ministri i Brendshëm Pançe Toshkovski në lidhje me rastin e tenderit për uniforma për njësitë speciale që e fitoi një studio mode për femra nga Manastiri me dy punonjëse dhe një kompani e formuar 20 ditë para se të shpallej tenderi, transmeton Portalb.mk. Deklarata e tij se në vend të historisë së ofertuesve, ata u përqendruan në cilësinë aktuale të produktit është, për opozitën, një përpjekje për të fshehur Toshkovskin dhe për ta paraqitur veten si një luftëtar për drejtësi. Nga aty, ata pyesin se si është e mundur që një kompani…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, në debatin mbikëqyrës të sotëm për ndotjen e ajrit tha se kjo temë është aktuale çdo dimër, duke theksuar se nuk është vetëm ajri problem për cilësinë e jetës së qytetarëve, por edhe ambienti dhe mjedisi jetësor. Ai tha se gjatë dekadave të kaluara është bërë shumë pak, ose pothuajse asgjë, në drejtim të luftës për ajër më të pastër. “Por gjithashtu edhe në pjesën e rregullimit të mjedisit jetësor ku jetojnë qytetarët, këtu mendoj kryesisht për depozitim të organizuar të mbeturinave. Por jo vetëm atë, mendoj edhe për pastrimin e ujërave të…

Lexo më Shumë

Pronari i shtëpisë botuese Onufri nga Tirana akuzon komunën e Tetovës dhe kreun e saj Bilall Kasami, për blerje të librave nga një shtëpi botuese e cila nuk i ka të drejtat për botimin e librave të Ismail Kadaresë, shkruan Alsat. Bujar Hudhri i shtëpisë botuese “Onufri” në prokurorinë e Tetovës, dorëzoi padi ndaj komunës por edhe kreut të komunës Bilall Kasami, për shkelje të të drejtave të autorësisë. “Arsyeja pse unë vij këtu të padis komunën është se, është skandaloze që shteti të merr një mall të vjedhur dhe ta dhuroj. Unë do padis komunën e Tetovës sepse unë…

Lexo më Shumë

Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, mori pjesë në seancën e tretë të Këshillit Kombëtar për Eurointegrim, ku ishin të pranishëm deputetë, anëtarë të Këshillit, përfaqësues nga ambasadat dhe sektori civil. Në fjalën e tij, Andonovski prezantoi përparimet e arritura brenda Agjendës së Reformave, duke përfshirë ligjet dhe politikat kyçe që janë në përputhje me standardet evropiane dhe që kontribuojnë në integrimin më të shpejtë të shoqërisë sonë drejt Bashkimit Evropian. Ai theksoi ligjet që aktualisht ndodhen në procedurë qeveritare dhe që janë të harmonizuara me rregulloret dhe direktivat evropiane: Ligji për Arkivën Elektronike Ligji për Sigurinë Kibernetike Ligji për…

Lexo më Shumë

Këshilli Gjyqësor sot zgjodhi gjyqtarin suprem Afrim Fidani për kryetar të Gjykatës së Lartë të Republikës së Maqedonisë së Veriut Fidani u zgjodh kryetar me 8 vota pro dhe 5 kundër. Kryetarja e mëparshme e Gjykatës së Lartë, Besa Ademi, ishte gjithashtu kandidate, por mori vetëm dy vota. Diskutimi midis anëtarëve të Këshillit Gjyqësor gjatë zgjedhjeve ishte se ish-kryetarja Besa Ademi kishte dështuar në punën e saj, ndërsa për gjyqtarin Afrim Fidani ata treguan se nuk e konsideronin atë si një gjyqtar të shquar, por se ai kishte plan veprimi specifik me afate kohore të përcaktuara saktësisht që synonin…

Lexo më Shumë

Më datë 25.05.2025 në ora 12.45, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar kanë ndaluar personat M.S. (43), S.A. (34) dhe Xh.Z. (28), të tre nga Republika e Shqipërisë, për shpërdorim të qëndrimit turistik, pra qëndrim në kundërshtim me qëllimin. Ata janë ndaluar në stacionin e policisë për veprime të mëtejshme.TS

Lexo më Shumë

Komisioni Rregullator për Energjetikë në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar për ulje të re të çmimeve të derivateve të naftës që hynë në fuqi nga data 26 maj 2025. Sipas vendimit të fundit, çmimet e benzinave dhe dizelit do të pësojnë ulje, ndërsa një rritje e lehtë është paraparë vetëm për mazutin. Çmimi me pakicë i EUROSUPER BS-95 ulet për 0,50 denarë për litër, duke arritur çmimin prej 75,00 den/litër, ndërsa EUROSUPER BS-98 do të shitet për 77,00 den/litër, gjithashtu me ulje prej 0,50 denarë. Çmimi i EURODIZELIT (D-E V) shënon uljen më të madhe, për 1,50 denarë për litër,…

Lexo më Shumë

VLEN shpreh mirëseardhjen dhe mirënjohjen më të sinqertë për të gjithë ata eksponentë të Aleancës për Shqiptarët që, në momente të rëndësishme për të ardhmen e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, zgjodhën të qëndrojnë aty ku u takon me dinjitet: përkrah qytetarëve dhe pjesë e projektit të ndryshimit. Ky vendim i tyre nuk është thjesht një qëndrim politik, është një akt i përgjegjësisë qytetare, një kontribut i çmuar në procesin e transformimit të thellë që kemi nisur së bashku. Në një kohë kur interesat personale dhe pazaret e mbyllura tentuan të deformojnë vullnetin e 107 mijë votuesve shqiptarë, këta përfaqësues…

Lexo më Shumë