Zyrtarët e Doganës së Maqedonisë së Veriut kanë zbuluar disa raste të kontrabandës, ku janë kapur mallra të ndryshme – nga kabllo me unaza diamantësh për prerjen e mermerit, ilaçe dhe objekte fotografike profesionale, deri te cigaret, vaj ulliri dhe pajisje të tjera. Kabllo me unaza diamantësh Janë kapur 18 bobina nga 10 metra kabllo secila, të destinuara për prerjen e mermerit. Ato u gjetën në një veturë Audi A8 me targa kosovare, në pikën kufitare Bogorodicë. Malli ishte fshehur në bagazh dhe vlera e tij arrin në 664 mijë denarë. Pronarëve u është ngritur procedurë penale për kontrabandë. Ilaçe…
Author: Hamdi Kumanova
Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski, ka njoftuar se nga shtatori i vitit 2026 do të kthehet Shkolla e mesme e policisë . Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve se si do të funksionojë në praktikë, Toshkovski njoftoi punësim të garantuar për të gjithë ata që do të diplomohen nga shkolla e mesme e policisë. “Të gjithë ata që regjistrohen në akademinë e policisë në të ardhmen brenda shkollës së mesme të policisë dhe e përfundojnë me sukses atë do të jenë pjesë e strukturave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, që do të thotë se…
Gjatë mbrëmjes së kaluar (28/29.08.2025) në periudhën nga ora 17.00 deri në orën 01.00, Sektori për Siguri në Komunikacionin Rrugor i SPB Shkupit kreu një kontroll të intensifikuar aksional në kuadër të Aksionit Operativ “Kontrakt i Sigurt”. Gjatë kontrollit, theksi u vu te pjesëmarrësit në trafik që drejtojnë motoçikleta. Gjatë kontrollit u morën masa ndaj 128 përdoruesve të rrugës, nga të cilët 94 ishin drejtues motoçikletash, 16 sanksione për drejtim motoçiklete pa leje drejtimi, 46 masa për drejtim motoçiklete pa helmetë mbrojtëse, 17 sanksione për drejtim mjeti pa test të kaluar për njohuri të rregullave dhe rregulloreve të qarkullimit…
Një person është gjetur pa shenja jete të enjten në Skenderaj, ndërsa Policia ka njoftuar se rasti po trajtohet si “vdekje e dyshimtë”. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, në vendngjarje kanë dalë njësitë relevante policore dhe ekipi i emergjencës, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. “Është raportuar për një viktimë mashkull kosovar pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësit relevante policore si dhe emergjenca ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë. Hetimet…
Eksperti i merkatos, Nicolo Schira, ka raportuar se Juventusi i ka dërguar ofertën e parë zyrtare Lille-s për yllin e Kosovës, Edon Zhegrovën. Bardhezinjtë kanë ofruar 12 milionë euro plus bonuse për kartonin e tij. Sipas të njëjtit burim, Zhegrova ka arritur marrëveshje personale me “Zonjën e Vjetër”, ku pritet të firmosë kontratë deri në vitin 2030 me një pagë prej 2.5 milionë eurosh në vit. Megjithatë, marrëveshja përfundimtare mbetet të gjendet mes Juventusit dhe Lille-s. Klubi francez kërkon mes 15 deri në 20 milionë euro për lojtarin, i cili ka hyrë në vitin e fundit të…
Transferi i ri i Milanit, Ardon Jashari ka pësuar një lëndim gjatë stërvitjes. Futbollisti me preardhje nga Kosova, nuk do të luaj në ndeshjen e nesërme ndaj Lecces, derisa ka pasur raportime se nuk do të jetë pjesë e Kombëtares së Zvicrës, për ndeshjen kundër Kosovës, e cila është e vlefshme për kualifikueset e Kampionatiit Botëror, e që zhvillohet me 5 shtator, shkruan IndeksOnline. Jashari përmes një reagimi në Instagram, ka falenderuar të gjithë për mbeshtetjen që ka marr në orët e fundit dhe ka premtuar se do të kthehet më i fortë. ”Do të doja t’ju…
Ministri i Punëve të Brendshme ka paralajmëruar ndryshime radikale në Ligjin për sigurinë në komunikacion, të cilat nga viti 2026 do të sjellin rregulla të reja për të gjithë pjesëmarrësit në trafik. Përveç shoferëve, ndalimi i përdorimit të telefonave mobilë dhe pajisjeve elektronike do të vlejë edhe për këmbësorët dhe çiklistët. Sipas propozimit, do të shqiptohen gjoba për çdo person që përdor telefon gjatë vozitjes së bicikletës, mopedëve, motoçikletave, skuterëve, traktorëve dhe mjeteve të tjera, por edhe për këmbësorët që flasin ose përdorin telefon gjatë ecjes, kalimit të rrugës apo lëvizjes në shtegun e biçikletave. Toçkovski theksoi se…
Maqedonia e Veriut po merr borxh nga Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim – Banka Botërore, me një kredi në vlerë prej 15.000.000 euro, e dedikuar për financimin shtesë të Projektit për përmirësimin e arsimit fillor, thuhet në Ligjin e dorëzuar në Kuvend. Në ligj theksohet se Marrëveshja për kredi për financim shtesë të Projektit për përmirësimin e arsimit fillor do të nënshkruhet mes Maqedonisë dhe BIRD – Bankës Botërore. Gjithashtu, është përcaktuar se afati i shlyerjes së kredisë është 12 vjet, me një periudhë grejsi prej tre vjetësh. Norma e interesit është EURIBOR gjashtëmujor me një marzh…
VLEN përmes një komunikate thekson se makineria propagandistike e BDI-së dhe e patericave të saj ka nisur një fushatë të ulët shpifjesh dhe gënjeshtrash ndaj zëvendëskryeministrit, Arben Fetai. “Duke u fshehur pas profileve të rreme dhe duke përdorur metoda të pista, ata përpiqen të njollosin personalitetin e tij dhe ta pengojnë procesin e ndryshimit që tashmë është bërë i pandalshëm. Këto sulme dëshmojnë vetëm një gjë: fuqia e VLEN-it i ka shkatërruar planet e BDI-së dhe të Taravarit me klanin e Gjokës. Ata janë të frikësuar nga transparenca, nga duart e pastra dhe nga vendosmëria jonë për të…
Çdo premtim i dhënë nga VLEN doli që është një mashtrim i madh. Çdo fjalë e thënë nga VLEN, doli që është një gënjeshtër e madhe. Për vetëm një vit, injoranca, paaftësia, serviliteti, korrupsioni, vazaliteti, përulja, mashtrimet dhe gënjeshtrat e VLEN, dolën në sipërfaqe. Premtuan që do të themelojnë Akademi të Shkencave dhe Arteve Shqiptare në Maqedoni, por e sollën “Akademik” Dodikun dhe donacionin serb në Tetovë prej 800.000€ nga kompani serbe cila ka fitim vjetor vetëm 50.000€. Dodiku u prit në shtëpinë e Marrëveshjes së Ohrit nga kujdestari i VLEN për këtë Marrëveshje, Ivan Stoilkoviq.…
Aleanca për Shqiptarët shpreh shqetësimin e thellë për gjendjen alarmante të mjedisit jetësor në Maqedoninë e Veriut gjatë këtij viti, kur vendi u përball me qindra vatra zjarri që për gati katër muaj rrezikuan hapësirat e gjelbra, vendbanimet dhe jetët e qytetarëve. Në këtë krizë natyrore, u mobilizua edhe Mekanizmi i Mbrojtjes Civile i Bashkimit Evropian, për të ndihmuar shtetin tonë në përballjen me pasojat katastrofale të zjarreve, theksohet në komunikatën e ASH-së. “Ajo që ra më së shumti në sy ishte mungesa totale e përgjegjësisë dhe angazhimit nga ana e ministrit të Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet…
Aktive janë katër zjarre në hapësirë të hapur, të cilat janë nën kontroll të plotë ose të pjesshëm, ndërsa tërësisht është shuar zjarri i cili shpërtheu dje në territorin e komunës së Zhelinës, në hyrje të fshatit Cerovë dhe në orët e mbrëmjes është zgjeruar në drejtim të vendit Karpallak afër autostradës Shkup-Tetovë, informojnë nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH). Në shuarjen e zjarrit në Zhelinë janë përfshirë Njësia Territoriale e Zjarrfikësve Tetovë dhe Brigada e Zjarrfikësve e Qytetit të Shkupit. Nga DMSH dërgojnë falënderim për zjarrfikësit e Shkupit dhe Tetovës të cilët, siç theksojnë, në kushte të…

