MPB Maqedoni njofton se dje (25.05.2025) në orën 18:20, oficerët e Stacionit të Policisë për Siguri në Trafikun Rrugor pranë Sektorit të Punëve të Brendshme të Kumanovës arrestuan S.M. (19) nga Kumanova. “Gjatë kontrolleve në trafik, u përcaktua se ai po drejtonte automjet pasagjerësh BMW me shpejtësi prej 91 kilometrash në orë në zonë të populluar ku shpejtësia e lejuar është 40 kilometra në orë”. “Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim penal sipas nenit 297-a të Kodit Penal – “drejtim i pakujdesshëm i mjetit motorik””, thonë nga MPB. Rasti po hetohet.
Author: Hamdi Kumanova
Drejtoria për Policinë Financiare ka paraqitur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike Shkup kundër V.K., në cilësinë e ish-drejtorit ekzekutiv të Sektorit për Teknologji të Aviacionit në Shoqërinë Aksionare në pronësi shtetërore për kryerjen e veprimtarisë së ofrimit të shërbimeve në navigimin ajror M-NAV AD Shkup, për shkak të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “Keqpërdorim i pozitës dhe autorizimeve zyrtare” sipas nenit 353 paragrafi 2 të Kodit Penal, dhe kundër B.A., në cilësinë e ushtrueses së detyrës së udhëheqëses së sektorit për prokurime publike në të njëjtën shoqëri aksionare, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës…
Partia maqedonase në opozitë LSDM, në një kumtesë për media thotë se ministri i Brendshëm Pançe Toshkovski është kapur i gjallë në një skemë masive korrupsioni. Nga LSDM thonë se “pasi pranoi publikisht dje se MPB i dha tender me vlerë 4 milionë euro një kompanie të themeluar vetëm 20 ditë para se të shpallej tenderi, ai u fsheh dhe nuk iu përgjigj pyetjeve kyçe që i kanë bërë”. “Në vend që të fshihesh dhe të paraqitesh si luftëtar për drejtësi, dil dhe reago menjëherë. Si është e mundur që një kompani që nuk ekzistonte më parë të përmbushë të…
M.L., 37-vjeçare, e cila ishte e punësuar si shitëse, ka humbur ndjenjat në vendin e punës në një dyqan në Veles, të premten, më 23 maj. Ajo është transportuar menjëherë në Spitalin e Përgjithshëm të Velesit, por ka ndërruar jetë në orën 13:30, njoftoi portali lokal Duma.mk. “Mjeku ka konstatuar vdekje pa shenja dhune, ndërsa me urdhër të prokurorit publik, trupi i së ndjerës është dërguar për autopsi,” njoftuan nga Sektori për Punë të Brendshme në Veles.
Presidenti Bajram Begaj ka marrë pjesë në forumin për paqe dhe dialog që po mbahet në Dayton. Paqja dhe prosperiteti në Ballkan është fokusi i këtij forumi. Gjatë fjalës së tij presidenti Begaj nënvizoi se Shqipëria shpreh mbështetjen e saj të plotë për Marrëveshjen e Dejtonit dhe advokon me vendosmëri për integrimin euroatlantik të Bosnje-Hercegovinës. Më tej nënvizoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës luajtën një rol historik në sigurimin e paqes tre dekada më parë. Pa udhëheqjen amerikane, Marrëveshja e Dejtonit nuk do të ishte e mundur. Fjala e plotë Tridhjetë vjet më parë, pikërisht në këtë qytet, diplomacia…
Real Madridi po paguan një shumë të majme për të rikthyer Xabi Alonson në Spanjë. Sot u njoftua se Xabi është emëruar trajneri i ri i Real Madridit, duke pasuar Carlo Ancelottin. Kicker thotë se nuk pati lirim nga kontrata e tij nga Bayer Leverkusen, i cili këmbënguli për një tarifë kompensimi nga Reali për ta larguar spanjollin. Si i tillë, Real Madridi pagoi 15 milionë euro për ta larguar Xabin nga Bayer këtë muaj. Më parë është deklaruar se Real Madridi do të paguante vetëm një shumë nominale prej 5 milionë eurosh për ta marrë Alonson. Në të kundërt,…
Duke filluar nga sot, vendi do të jetë nikoqir i stërvitjes ushtarake “Përgjigje e shpejtë 2025” si pjesë e stërvitjes së madhe shumëkombëshe DEFENDER 2025 me rreth 12.000 ushtarë që marrin pjesë në vende të ndryshme të Evropës. Në stërvitjen që do të mbahet në vend, do të marrin pjesë më shumë se 2.000 ushtarë nga vendi, SHBA-ja, Mali i Zi, Kosova, Austria, Greqia, Shqipëria, Italia dhe Mbretëria e Bashkuar. Maqedonia e Veriut do të marrë pjesë me 950 pjesëtarë të Armatës, SHBA-ja me 710, Mali i Zi me 185 pjesëmarrëes, Kosova me 150, Austria me 70, Greqia 50, Shqipëria…
Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, për sot ka paralajmëruar një propozim konkret për temat që do të duhej të diskutoheshin në një takim të ri liderësh mes partive më të mëdha politike në vend. Megjithatë, VMRO-DPMNE ka reaguar menjëherë, duke e cilësuar këtë si një përpjekje për të rritur rejtingun personal të Filipçes dhe jo si nevojë reale për dialog politik. Ndërkohë nga VLEN dhe partitë e tjera theksojnë se deri tani nuk kanë ndonjë ftesë dhe se ajo do shqyrtohej. Në orën 11:00 të paradites është caktuar edhe mbledhja e Këshillit Kombëtar për Integrime Evropiane, me Filipçen në krye,…
Emri i Azir Aliut, ish-ministër për Shoqëri Informatike dhe një nga figurat kryesore të Aleancës për Shqiptarët në koalicionin VLEN, po qarkullon me intensitet në qarqet politike si kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Ministrisë së Shëndetësisë, pas dorëheqjes së Arben Taravarit, përcjell INA. Në një deklaratë për mediat, Aliu nuk e mohoi mundësinë, por theksoi se vendimi nuk është marrë ende dhe se gjithçka do të diskutohet në ditët në vijim. “Ende nuk kemi biseduar për këtë temë. Ditët në vijim do të kemi takime, sepse deri tani kemi qenë të fokusuar te reagimi i qytetarëve ndaj krizës…
Kur ministrja e Ekonomisë nga CDU Katherina Reiche mori detyrën nga ish-ministri Robert Habeck dy javë më parë, ajo foli me fjalë të ngrohta për politikanin ekologjist. Kjo ishte një surprizë, sepse Habeck u bë objektiv i sulmeve të ashpra nga kristiandemokratët gjatë fushatës elektorale. Për shembull, kreu i CSU, Markus Söder, shprehej vazhdimisht për “ministrin më të keq të ekonomisë të të gjitha kohërave”. Por Reiche kujtoi, se Habeck arriti të siguronte furnizime meenergjigjatë krizës energjetike në Gjermanipas pandemisë dhe fillimit të luftës në Ukrainë: “Do të doja t’ju falënderoja për këtë përpjekje pothuajse mbinjerëzore”. Ajo shtoi se Habeck…
Trajneri i Aston Villas, Unai Emery, ka thyer heshtjen pas një vendimi të diskutueshëm të gjyqtarit që bëri që skuadra e tij të mos kualifikohej në Ligën e Kampionëve. Në atë që padyshim ishte ndeshja më e rëndësishme e asaj që ishte një ditë e fundit dramatike e sezonit 2024/25 të Ligës Premier, United mori një fitore 2-0 ndaj Aston Villa në Old Trafford. Vizitorët menduan se kishin kaluar në epërsi me anë të Morgan Rogers në fund të pjesës së dytë, vetëm për të mësuar se goli nuk do të vlente pasi gjyqtari Thomas Bramall kishte fishkëllyer për një…
Kylian Mbappé është zyrtarisht golashënuesi më i mirë i Evropës për sezonin 2024/25. Me 31 gola në LaLiga, sulmuesi francez grumbulloi 62 pikë dhe fitoi Çizmen e Artë, duke vlerësuar performancën e tij të shkëlqyer në Real Madrid. Konkurrencë të fortë i bëri Viktor Gyökeres me 39 gola në ligën portugeze, por për shkak të koeficientit më të ulët prej 1.5 pikësh për gol, suedezi përfundoi me 58.5 pikë. Mbappé përfitoi nga koeficienti më i lartë i LaLigës ku dhe fitoi bindshëm.

