Pengesat që aktualisht ekzistojnë mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut nuk janë aq të komplikuara sa të mos mund të kapërcehen, tha ambasadori i Italisë, Paolo Palminteri. “Besoj dhe mendoj se pengesat që ekzistojnë për momentin mes Bullgarisë dhe Maqedonisë nuk janë aq të komplikuara sa të mos mund të tejkalohen. Prandaj besoj se integrimi evropian do të vazhdojë në mënyrën më të mirë të mundshme,” tha Palminteri. Ambasadori italian shtoi se negociatat janë aktualisht në një fazë ngecjeje, por nga ana tjetër, planet e tjera po ecin në rrjedhë të rregullt. “Siç e dini, plani i zhvillimit është tashmë…
Author: Hamdi Kumanova
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, sot në Budapest do të marrë pjesë në konferencën CPAC (The Conservative Political Action Conference), e cila konsiderohet si tubimi më i madh dhe më me ndikim i partive konservative në botë. Sipas agjendës, siç kumtoi pres shërbimi i Qeverisë, Mickoski do të mbajë fjalim në sesionin e caktiuar për 15:30. Në konferencë, mes mysafirëve tjerë janë edhe kryeministri sllovak, Robert Fico, kryeministri gjeorgjian, Irakli Kobahidxe, Andrej Babish nga Çekia, Jerzhi Kvashnjevski dhe Mateush Moraviecki nga Polonia, Herbert Kikël nga Austria, Alis Vajdel nga Gjermania, Horhe Buksade nga Spanja,…
Hotel Globi në Velipojë ka njoftuar një ofertë të veçantë për të gjithë veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), duke ofruar qëndrim falas me mëngjes të përfshirë si shenjë mirënjohjeje për kontributin e tyre ndaj atdheut, shkruan Gazeta Sinjali. Sipas njoftimit, nga data 1 deri më 5 qershor 2025, të gjithë veteranët që paraqesin dokument zyrtar që vërteton statusin e tyre do të mund të përfitojnë nga kjo ofertë speciale në ambientet e hotelit. “Ju ftojmë të përfitoni nga një ofertë e veçantë si shenjë respekti për kontributin tuaj të jashtëzakonshëm për atdheun”, thuhet në njoftimin e publikuar nga…
Kryetari i LSDM-së, Venko Filipce, njoftoi ndryshime të brendshme partiake në metodën e përzgjedhjes së kandidatëve për kryetarë komune dhe këshilltarë në zgjedhjet e ardhshme lokale. “Do të propozoj që këshilltarët të kenë një mandat dyvjeçar, dhe pastaj ata të radhës nga lista do të hyjnë në këshill. Në këtë mënyrë, do t’u japim dy herë më shumë shokëve tanë një shans për të qenë këshilltarë brenda mandatit katërvjeçar. Kjo është e drejtë dhe ofron një mundësi për përfshirje më të madhe”, tha Filipce në një takim me Organizatën Komunale të LSDM-së Aerodrom. Ai njoftoi gjithashtu një kod të ri…
Deklarata publike e këshilltarit të VMRO-DPMNE-së, Angel Karapetrov, ku hapur thotë se ka ndalur komisionin për ndryshimin e emrave të rrugëve “në mbrojtje të interesave maqedonase”, është pranimi më i pastër se kjo parti sot kontrollon pa maskë Bilall Kasamin dhe Komunën e Tetovës. Ata as nuk përpiqen më ta fshehin marrëveshjen politike për margjinalizim të interesave të shqiptarëve. Tetova nuk qeveriset më nga qytetarët, por nga VMRO-DPMNE. Bilall Kasami, nga një figurë që premtonte zhvillim lokal, është kthyer në një administrator të përulshëm që zbaton urdhra për “interesa nacionale maqedonase” nga shefat e tij. Për më tepër, kjo nuk…
Për ballafaqimin me zjarret gjatë periudhës verore, Qeveria me Planin Operativ për vitin 2025 parashikon punësimin e 400 zjarrfikësve. “Me këtë masë, si Qeveri synojmë të arrijmë reagim të shpejtë dhe në kohë për të parandaluar zjarret që janë më të pranishme gjatë periudhës verore. Për parandalimin e zjarreve pyjore, këto 400 persona do të punësohen në komunat ku ka më shumë nevojë. Gjithashtu, Plani Operativ për punësim për vitin 2025 përfshin edhe punësimin e 600 personave të papunë që do të angazhohen në punë të përgjithshme dhe projekte komunale nga infrastruktura dhe mbrojtja e mjedisit jetësor në nivel lokal”,…
Deputetja e Alternativës dhe e koalicionit VLEN, Imerlije Saliu, ka deklaruar se mërgata nuk fshihet nga listat e votimit, duke shtuar se populli është lodhur nga dramat e sajuara për interesa të politikave ditore. “Mërgata nuk fshihet nga listat e votimit– mërgata është ZEMRA JONË! Populli është lodhur nga manipulimet dhe dramat e sajuara për interesa të politikave ditore. Nga regjistrimi i popullsisë më 2021, rezultatet janë alarmante për vendbanimet shqiptare. Plot 85.003 shqiptarë më pak në këto komuna në krahasim me vitin 2001! Kjo nuk është thjesht statistikë – është pasojë e drejtpërdrejtë e 22 viteve qeverisje të BDI-së,…
Prokurori publik i shtetit Lubomir Kocevski deklaroi mbrëmë se hetimi për zjarrin në diskotekën “Puls” në Koçan ka përfunduar dhe se prej sot do të fillojë shqyrtimi i provave nga mbrojtja. “Pas dy muaj e gjysmë hetimi përfundon sot që do të thotë se prej sot do të fillojë shqyrtimi i lëndës nga ana e mbrojtjes. Mbrojtja brenda 15 ditëve të ardhshme do të ketë të drejtë të dorëzojë prova të cilat prokuroria publike do t’i vlerësojë, ndërsa pas këtyre 15 ditëve do të sillet vendim”, ka thënë Kocevski për Televizionin 24. Ai ka thënë se deri tani një lëndë…
Pavarësisht faktit se tre muajt e parë të 2025 vendi ishte i përfshirë në fushatë për zgjedhjet e përgjithshme dhe pushteti lokal u vu në lëvizje për të qenë më pranë qytetarëve, sërish realizimi i investimeve publike nga bashkitë vijoi të jetë shumë i dobët. Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave tregojnë se në 3-muajt e parë 2025 bashkitë investuan vetëm 1.8 miliardë lekë (18 mln euro) ose vetëm 5 për qind e fondit vjetor prej 35,7 miliardë lekësh. Me ketë ritëm përformanca e investimeve nga pushteti vendor do të jetë edhe më e ulët se vitin e kaluar,…
Kandidati i partisë Demokratike në zgjedhjet e 11 majit, Ilir Alimehmeti ka ankimuar rezultatin, duke kërkuar rinumërimin e votave në qarkun e Tiranës. “Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, me vendimin nr. 1326, datë 24.05.2025, ka miratuar tabelat përmbledhëse për rezultatin e votimit në zonën zgjedhore Qarku Tiranë. Bashkëngjitur këtij vendimi, në tabelën përmbledhëse të rezultatit për subjektin tonë zgjedhor, rezulton se unë, Ilir Alimehmeti, kam marrë 18,128 vota si kandidat i listës së hapur, duke u renditur i dyti nga kandidatët e listës së hapur. Referuar numrit të përgjithshëm të votave të subjekteve sipas këtyre tabelave, nga listat e subjektit tonë…
Numri i qytetarëve që besojnë se Serbia po ecën në drejtimin e duhur ka rënë me 10 përqind krahasuar me vitin e kaluar, ndërsa po aq më pak qytetarë kanë besim në Qeverinë e Serbisë – tregojnë të dhënat më të fundit të hulumtimit “Eurobarometër”, të porositur nga Komisioni Evropian. Sipas analistëve, kjo është një tjetër dëshmi se protestat dhe ngjarjet e gjashtë muajve të fundit kanë ndikuar dukshëm në opinionin publik në Serbi. Gjatë gjashtë muajve të fundit, Serbia është përballur me krizën më të madhe që nga ardhja në pushtet e Partisë Përparimtare Serbe. Vdekja e 16 personave…
Shirat e rrëmbyeshëm që goditën rajonin Mokëa në shtetin e Nigerit, në perëndim të Nigerisë, shkaktuan përmbytje shkatërrimtare mbrëmjen e së mërkurës, duke lënë të paktën 25 persona të vdekur dhe dhjetëra të zhdukur. Sipas zyrtarëve të Agjencisë Shtetërore për Menaxhimin e Emergjencave (SEMA), rreth 50 shtëpi u përfshinë nga ujërat e furishme, së bashku me familjet që jetonin në to. Ekipet e shpëtimit dhe vullnetarët arritën të shpëtojnë disa banorë, përfshirë një nënë dhe dy fëmijët e saj. “Situata është tragjike. Po vazhdojmë operacionet e kërkim-shpëtimit me shpresën për të gjetur të mbijetuar,” tha një zyrtar lokal. Shërbimi Meteorologjik…

