Çmimi i energjisë termike nuk do të ndryshojë, ka vendosur Komisioni Rregullator për Shërbimet e Ujit dhe Mbeturinave Komunale (KRRE) të Republikës së Maqedonisë së Veriut. KRRE ka miratuar një vendim që çmimet aktuale për energjinë termike do të vazhdojnë të zbatohen deri në marrjen e një vendimi të ri. “KRRE ka kryer analiza të thella nga të dhënat e dorëzuara mbi punën e kompanive të cilët kryejnë prodhim shpërndarje dhe furnizim me energji të ngrohjes në Qytetin e Shkupit. Ne arritëm në përfundim se për të marrë një vendim që do të pasqyronte plotësisht kostot reale të të gjithë…
Author: Hamdi Kumanova
Një helikopter zjarrfikës i llojit Black Hawk nga Republika Çeke ka ateruar mbrëmjen e djeshme në Shkup për të ndihmuar në përballjen me zjarret masive në pyjet e Maqedonisë së Veriut. Helikopteri është i pajisur me një rezervuar të tipit “Bambi Bucket”, me kapacitet prej 3,410 litrash ujë, që mundëson shuarje shumë efikase të zjarreve nga ajri. Mëngjesin e sotëm, ai u nis nga Mělník drejt Shkupit në një operacion të organizuar nga Shërbimi Zjarrfikës dhe i Shpëtimit i Republikës Çeke (HZS ČR), me mbështetjen e Ambasadës Çeke në Shkup. Ndërhyrja u realizua pas kërkesës së Qeverisë së Maqedonisë së…
Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh edhe një herë indinjatën e thellë për heshtjen e qëllimshme dhe të pajustifikueshme të Qeverisë ndaj vendimit antikushtetues dhe antiligjor që diskriminon komunat shqiptare dhe përjashton mërgatën nga llogaritja zyrtare e popullsisë. Kanë kaluar ditë me radhë që kur u denoncua publikisht zvogëlimi i numrit të këshilltarëve në më shumë se 20 komuna ku praktikisht shlyhet mërgata, dhe Qeveria nuk ka dhënë asnjë sqarim, asnjë ndjesë, asnjë sinjal për përmirësim. Heshtja e tyre është dëshmi e qartë se diskriminimi institucional po ndodh me vetëdije dhe me bekimin e Qeverisë. Sot, opinioni publik e di se…
Liverpool vazhdon të lëvizë fuqishëm në merkato pas shitjes së Luis Diaz te Bayern Munich. Sipas gazetarit të njohur Nicolo Schira, “The Reds” kanë arritur një marrëveshje parimore me sulmuesin suedez Alexander Isak për një kontratë që do të zgjasë deri në vitin 2030, me mundësi zgjatjeje deri në 2031. Sipas raportit, Isak do të përfitojë rreth 13 milionë euro në vit nga kontrata e re. Sulmuesi 24-vjeçar ka shprehur qartë dëshirën për t’u bashkuar me Liverpoolin dhe po ushtron presion te Newcastle për të lehtësuar largimin. Pas disa tentativave të mëparshme, klubi nga “Anfield” pritet të dorëzojë një ofertë…
Njëmbëdhjetë linjat e reja ajrore të vendosura në nëntë muajt e fundit tashmë po e japin efektin e vet në turizëm, tha zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski. Nikolloski në “Kanal5” theksoi se rritja e numrit të turistëve është rezultat i mbështetjes së fluturimeve çarter dhe ndryshimeve të politikës për subvencione, për udhëtarë për ardhje, në vend se udhëtarëve në largim. Siç theksoi, në maj të këtij viti në raport me majin e vitit të kaluar ka 101 000 turistë më shumë, me ç’rast destinacioni numër një është Shkupi sepse trendet e turizmit ndryshojnë – numër një destinacion turistik…
Një shtetas i huaj është rrëmbyer në orët e para të së martës. Ai ka deklaruar në polici se ishte futur në një veturë nga disa persona të panjohur nën kërcënimin e armës. Po ashtu, ai theksoi se të dyshuarit e kishin rrahur dhe kërcënuar. Ende nuk dihen arsyet që kanë çuar deri tek kjo ngjarje. Lidhur me rastin tashmë kanë nisur hetimet dhe po cilësohet si “Rrëmbim”.
Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell. Pasdite dhe gjatë natës së enjte në disa vende do të jetë i paqëndrueshë me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima, lokalisht në formë të stuhisë së shkurtër. Do të fryjë erë mesatare, në disa vende përgjatë Vardarit erë e përforcuar veriore. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 12 deri 20 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 26 deri 34 gradë. Në Shkup, mot me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell. Do të fryjë erë mesatare, përkohësisht e përforcuar veriore. Gjatë natës do të…
Departamenti për shtypjen e krimit të organizuar dhe të rëndë ngriti kallëzim penal kundër I.H. (33) dhe S.A. (23), të dy nga Shkupi, për shkak të ekzistencës së dyshimit të arsyeshëm për kryerjen e veprës penale “prodhim, posedim, ndërmjetësim dhe tregtim i paautorizuar me armë ose eksplozivë”. “Më 15.07.2025, në bazë të një urdhri gjyqësor, u krye bastisje në shtëpinë ku banon I.H., e cila është pronë e babait të tij, gjatë së cilës u gjetën dhe u konfiskuan një armë zjarri gjysmëautomatike “Red Flag M57″ me kalibër 7.62x25mm me dy presa fishekësh të kalibrit 7.62x25mm, fishekë të kalibrit 7.65mm…
Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa ndërprerje. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur. Për shkak të pushimeve verore, ka një frekuencë të shtuar të automjeteve, por në vendkalimet kufitare në anën e Maqedonisë nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM) rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset…
Është gjetur trupi i vajzës 16-vjeçare e cila më 24 korrik u zhduk në ujërat e lumit Vardar në komunën Gradsko. Nga Ministria e Punëve të Brendshme informuan se trupi i vajzës është gjetur sot në orën 12:10 në ujërat e Vardarit në afërsi të Gradskos së Vjetër. Është kryer mbikëqyrje, ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupi është dorëzuar në autopsi. Në kërkimin e vajzës ishin përfshirë pjesëtarë të MBP-së dhe të njësitit special “Ujqit” të Armatës. Zhdukja e vajzës ishte denoncuar nga ana e motrës së saj në numrin për thirrje urgjente. Përveç vajzës, ishte denoncuar se në…
ASH e Arben Taravarit, vlerëson se “grupacionit të hallit” të quajtur VLEN i ka rënë maska. Premtimi për përfaqësim dinjitoz të shqiptarëve, për reformë të vërtetë dhe për krijimin e një partie unike shqiptare rezultoi mashtrues dhe i zbrazët. Nga atje thonë se VLEN sot është shndërruar në një koalicion pa përmbajtje, pa drejtim, pa busull dhe pa asnjë strukturë të qëndrueshme organizative. “Koalicioni që u shpall si alternativë e re, sot përfaqëson një format të ricikluar të së vjetrës politike. Aty ku dikur ndodhej aparati i përjetshëm i BDI-së, sot është vendosur një logjikë e njëjtë funksionimi, vetëm me…
Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, sot do ta shënojë fillimin e ndërtimit të “Parkut Përkujtimor për viktimat e zjarrit në spitalin modular – Tetovë”, në shenjë kujtimi dhe respekti të përhershëm për të gjithë ata që humbën jetën në këtë ngjarje tragjike, njoftuan nga Ministria e Shëndetësisë. Në ngjarje do të marrin pjesë edhe zëvendëskryeministri për politika dhe qeverisje të mirë, Arben Fetai, si dhe kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami. Zjarri në spitalin modular në Tetovë ndodhi më 8 shtator 2021, ku humbën jetën 14 persona, ndërsa dhjetëra të tjerë u plagosën.

