Raketa “Eris” e para e llojit të saj e ndërtuar në Australi, e ndërtuar nga “Gilmour Space Technologies”, u rrëzua vetëm 14 sekonda pas nisjes, të mërkurën në mëngjes, gjatë përpjekjes së parë për të arritur orbitën nga territori australian. Eris ishte raketa e parë orbitale e projektuar dhe prodhuar në Australi, e cila u nis nga një bazë hapësinore pranë qytetit Bowen, në veri të Queensland. Ajo synonte të transportonte satelitë të vegjël në hapësirë. Pamjet treguan raketën duke u ngritur nga platforma, përpara se të binte dhe të zhdukej nga pamja. Mbi vendin e ngjarjes u panë re…
Author: Hamdi Kumanova
Më shumë se 11 orë pasi një tërmet me magnitudë 8.8 goditi gadishullin e Kamçatkës në lindjen e largët të Rusisë, Ministria ruse e Emergjencave ka tërhequr paralajmërimin për cunam. Më herët lëkundjet e forta shkaktuan cunam me dallgë deri në katër metra të larta në të gjithë Paqësorin, të cilat u ndoqën me evakuime të shpejta nga Havai në SHBA deri në Japoni. Fillimisht autoritetet ruse raportuan se cunami përmbyti qytetin bregdetar të Severo-Kurilskit, duke përmbytur zonën portuale dhe një fabrikë lokale peshkimi, ndërsa tërmeti dëmtoi një kopsht fëmijësh, por shumica e ndërtesave i rezistuan lëkundjeve të forta.…
Gadishulli Iberik po përballet me valë të nxehti dhe zjarre të shumta, me temperatura që kanë arritur deri në 40°C. Në Portugali, mbi 3 mijë zjarrfikës janë angazhuar për të shuar flakët që kërcënojnë fshatra dhe zona të mbrojtura, veçanërisht në veri pranë kufirit me Spanjën dhe në rajonin qendror. Në Lisbonë, për shkak të temperaturave ekstreme, banorët janë drejtuar drejt plazheve dhe pishinave, ndërsa shprehin shqetësim për nxehtësinë e pazakontë. Në Spanjë, disa rajone po përballen me zjarre, veçanërisht në Avila pranë Madridit. Edhe pse numri i zjarreve këtë vit është më i lartë, sipërfaqja e…
Më 31 korrik dhe 1 gusht, qindra zyrtarë dhe politikanë do të mblidhen në Finlandë për të shënuar 50-vjetorin e Aktit Final të Helsinkit. Kjo marrëveshje konsiderohet si një moment kulmor në uljen e tensioneve gjatë Luftës së Ftohtë, me 35 shtete – përfshirë Bashkimin Sovjetik dhe Shtetet e Bashkuara – të cilat ranë dakord mbi shumë parime pas dy vjetësh bisedime, të njohura si Konferenca për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë. Kjo më pas formësoi arkitekturën gjeopolitike të kontinentit më të gjerë evropian dhe vendosi themelin për atë që më vonë u njoh si Organizata për Siguri dhe…
Shqipëria mbetet ndër vendet me nivelin më të ulët të motorizimit në Europë. Sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat për vitin 2024, në Shqipëri ka 328 makina për çdo 1,000 banorë, që do të thotë se vetëm një në tre banorë zotëron një automjet. Pavarësisht rritjes së treguesit për shkak të rishikimit të popullsisë me ulje dhe shtimit të numrit të automjeteve në 2024-n, kjo normë është dukshëm më e ulët krahasuar me pjesën më të madhe të kontinentit. (në vitin 2023, Eurostat raporton shifrën 202 mjete për 1000 banorë për Shqipërinë, ose 0.2 mjete për banor, por që…
Kryeqyteti i Finlandës, Helsinki ka hyrë në histori si një nga qytetet më të sigurta në Evropë, duke përfunduar për herë të parë që nga viti 1960 një vit të tërë pa asnjë viktimë nga aksidentet rrugore. Autoritetet lokale kanë vlerësuar këtë sukses si rezultat i drejtpërdrejtë i masave të rrepta për uljen e shpejtësisë, ndërtimit të infrastrukturës së sigurt për këmbësorët dhe çiklistet, si dhe politikave të qëndrueshme për reduktimin e trafikut në zonat urbane. Në Helsinki, kufiri i shpejtësisë është reduktuar në 30 km/h në shumicën e rrugëve ku banojnë njerëzit dhe në qendër të qytetit, ndërsa janë vendosur…
Prokuroria Themelore Publike Shkup në koordinim me SPB Shkup – Njësia për Krime Ekonomike dhe Kompjuterike nisi një procedurë kundër dy personave fizikë dhe një personi juridik për vepër penale – Rrezikim i mjedisit jetësor dhe ambientit me mbeturina sipas nenit 230 të Kodit Penal. Pas veprimeve të ndërmarra me urdhër të prokurorit publik, policia sot ngriti kallëzim penal kundër pronarit dhe pronarit joformal të personit juridik nga Shuto Orizari. Personat në fjalë për një periudhë të gjatë kohore, në kundërshtim me dispozitat ligjore të Ligjit për Menaxhimin e Mbeturinave dhe në kundërshtim me rregulloret për mbrojtjen e mjedisit ruanin…
Me vendimin për mbylljen e Agjencisë së Mbështetjes së Turizmit të gjitha procedurat dhe punonjësit po transferohen në Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit. Kështu ka deklaruar të mërkurën ministri Zoran Ljutkov. Bëhet fjalë për 30 punonjës nga Agjencia të cilët do të transferohen në Ministri, ku tashmë është bërë një ndryshim në sistematizim, në mënyrë që të gjitha procedurat të mund të përfundojnë më shpejt. Sektori i turizmit zyrtarisht është zhvendosur nga Ministria e Ekonomisë në Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit, pas votimit të martën në Parlament ndryshimet në Ligjin për Turizmin. Një javë pas publikimit në Gazetën Zyrtare, do…
Normat e interesit mbeten të pandryshuara, përkatësisht norma e interesit për bonot e thesarit mbetet në nivelin prej 5.35 për qind, ndërsa normat e interesit për depozitat njëditore dhe 7-të ditore në nivelet prej 3.95 për qind dhe 4 për qind. Oferta e bonove të thesarit në ankandin e rregullt gjithashtu do të mbetet i pandryshuar, përkatësisht do të arrijë në 10 miliardë denarë, vendosi Bordi ekzekutiv për politikë monetare të Bankës Popullore. Me këtë vendim, siç shpjegojnë ata, ruhet qasja e kujdesshme ndaj kryerjes së politikës monetare konform kushteve në ekonomi dhe rreziqet që dalin nga mjedisi i jashtëm…
Nuk do të ndryshojë çmimi i energjisë termike – ka vendosur Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturinat Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut. KRRE ka marrë vendim me të cilin vazhdojnë të jenë në fuqi çmimet aktuale të energjisë termike deri në marrjen e një vendimi të ri. “KRRE ka realizuar një analizë të thelluar të të dhënave të dorëzuara për punën e kompanive që merren me prodhimin, shpërndarjen dhe furnizimin me energji termike në Qytetin e Shkupit. Konstatuam se për marrjen e një vendimi që do të pasqyrojë plotësisht…
Nga Bashkimi Demokratik për Integrim kërkojnë që Qeveria të anulojë vendimin, me të cilin sipas tij ulet numri i këshilltarëve në disa komuna me shumicë shqiptare. Shtojnë se edhe pse Gjykata Kushtetuese ka konstatuar shkelje në ndarjen e qytetarëve në rezidentë dhe jo rezident, qeveria nuk ka ndërmarrë hapa për të korrigjuar vendimin. “Kanë kaluar ditë me radhë që kur u denoncua publikisht zvogëlimi i numrit të këshilltarëve në më shumë se 20 komuna ku praktikisht shlyhet mërgata, dhe Qeveria nuk ka dhënë asnjë sqarim, asnjë ndjesë, asnjë sinjal për përmirësim. Heshtja e tyre është dëshmi e qartë se diskriminimi…
Kryetari i ASH-së, Arben Taravari, ka bërë një deklaratë të fortë në lidhje me përfshirjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në formimin e koalicionit VLEN në Maqedoninë e Veriut. Taravari për “Euronews Albania” tha se Kurti ka pasur një ndikim të rëndësishëm në vendimin e tij personal për t’u bashkuar me VLEN-in. Madje ai shkon dhe më tej duke e cilësuar kryeministrin e Kosovës si arkitektin e këtij koalicioni të shqiptarëve në RMV. “Patjetër që ka pasur ndikim. Unë e them shpesh se arkitekti politik i VLEN-it ka qenë zoti Kurti, dhe pa garancitë e tij nuk do ta…

