Author: Hamdi Kumanova

Avokati i Popullit e ka konfirmuar për Portalb se kanë hapur procedurë lidhur me provimin e jurisprudencës i cili nuk ofrohet në gjuhën shqipe, por vetëm në maqedonisht. Ndonëse nuk ka të dorëzuar ndonjë nismë konkrete deri te Zyra e Avokatit të Popullit, Faton Selami ftoi qytetarët të cilëve u është shkelur kjo e drejtë që të njëjtën ta paraqesin, shkruan Portalb.mk. Peticioni përmes të cilit studentët e juridikut kërkojnë që provimi i jurisprudencës të mbahet edhe në gjuhën shqipe krahas asaj maqedonase nuk është dorëzuar zyrtarisht në Zyrën e Avokatit të Popullit. “Çdo qytetar që konsideron se i është shkelur…

Lexo më Shumë

Komuna e Dibrës ka ndërmarrë aksion për largimin e automjeteve të dëmtuara nga hapësirat publike, pas kontrolleve të kryera në terren më 5 shkurt 2026. Sipas njoftimit zyrtar, inspektori komunal duke vepruar në bazë të Rendit Komunal, “konstatoi 8 automjete në gjendje jo të rregullt të parkuara në hapësirat publike që pengojnë qarkullimin e lirë të këmbësorëve dhe automjeteve”. Autoritetet komunale kanë vendosur paralajmërime për pronarët e automjeteve. Në njoftim theksohet se “në të gjitha automjetet janë vendosur vërejtje për largim vullnetar në afat 15 ditor”, ndërsa në të kundërtën “do të merren masa ligjore dhe do të bëhet largimi…

Lexo më Shumë

Si pasojë e një defekti në furnizimin me energji elektrike në trafon e qytetit të Mitrovicës, në të cilën është i lidhur Spitali i Përgjithshëm “Dr.Sami Haxhibeqiri”, aktualisht disa reparte kanë mbetur pa energji elektrike. Bëhet e ditur se pjesët vitale të Spitalit janë duke u furnizuar përmes gjeneratorëve, ndërsa shërbimet emergjente dhe funksionet kryesore po vazhdojnë pa ndërprerje. Në njoftimin e spitalit bëhet e ditur se ekipet e KEDS-it janë në terren dhe po punojnë për sanimin e defektit. Ndërsa rikthimi i furnizimit me energji elektrike pritet të ndodhë shumë shpejt.

Lexo më Shumë

Barcelona do të hyjë në fushatën zgjedhore brenda pak ditësh, përpara zgjedhjeve që do të mbahen më 15 mars. Joan Laporta do të japë dorëheqjen javën tjetër për të kandiduar për rizgjedhje, në të cilat ai është padyshim favoriti. Leo Messi mund të ketë një ndikim të madh në të gjithë këtë process, shkruan Marca. Deri më tani, janë tre kandidatë paraprak që kanë shprehur qëllimin e tyre për të kandiduar, Victor Font (rivali kryesor i Laportës, i cili përfundoi i dyti në zgjedhjet e mëparshme), Xavi Vilajoana dhe Marc Ciria. Disa ditë më parë, ish-lojtari i Barcelonës bëri një…

Lexo më Shumë

Ish-ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj është takuar në Washington me ish-zyrtarin e Departamentit Amerikan të Shtetit, Ambasadorin Jonathan Moore, një nga kritikët më të zëshëm të qasjes së Kryeministrit Albin Kurti ndaj dialogut Kosovë-Serbi. Ka disa ditë që Enver Hoxhaj po qëndron në Washington D.C. dhe ka marr pjesë në Forumin ndërkombëtar për siguri, i cili u mbajt në Kongres Amerikan, ku edhe mbajti fjalim dhe kërkoi anëtarësimin e Kosovës në NATO. Hoxhaj, mëngjesin e së enjtes, ka publikuar një fotografi me ambasadorin Jonathan Moore, duke e cilësuar atë si “një mik të tij dhe të Kosovës”. Jonathan Moore, ish-zyrtar…

Lexo më Shumë

Sot është arrestuar një person i dyshuar për veprën penale “vrasje në tentativë” në komunën e Deçanit. I dyshuari dyshohet se një ditë më parë ka sulmuar me sëpatë babanë e tij, duke i shkaktuar lëndime trupore. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, i cili ka bërë të ditur se viktima ndodhet jashtë rrezikut për jetën. “Rasti është cilësuar si ‘vrasje në tentativë’. Prokurorja e Krimeve të Rënda ka autorizuar Policinë për lokalizimin dhe arrestimin e personit të dyshuar”, ka deklaruar Nikçi. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është ndaluar për 48…

Lexo më Shumë

Nga: Hilë Lushaku Petro Poga u lind në vitin 1850, në Erind të Gjirokastrës, ku edhe ndoqi mësimet e para. Më pas shkollohet në gjimnazin “Zosimea”, të Janinës dhe pastaj në degën e Drejtësisë së Universitetit të Stambollit, ku fitoi një kulturë të gjerë. Njihte mirë disa gjuhë të huaja si frëngjisht, gjermanisht, greqisht dhe turqisht. Në Stamboll bashkëpunoi me vëllezërit Frashëri, Samiun, Naimin, Abdylin si dhe me Jani Vreton, Koto Hoxhin, Shahin Kolonjën, Hasan Tahsinin dhe Ismail Qemalin, duke u përfshirë në Komitetin Qendror për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve atje. Petro ishte një ndër figurat e apostujve…

Lexo më Shumë

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick ishte një ndër personalitetet që u nderuan me çmim në edicionin e 78 të Gran Gala të organizuar nga ‘El Mundo Deportivo’. Përpara se të merrte çmimin e tij, Flick dha një intervistë për këtë të përditshme ku nuk e fshehu ambicien e tij dhe të skuadrës që ai drejton. ‘Fituam titullin e parë, në Superkupë. Ishte fantastike kundër Realit të Madridid. Por në fund të fundit, jemi Barcelona dhe po luftojmë për çdo trofe-tha Flick-kemi mundësinë të luftojmë për çdo titull dhe kjo është ajo që duam’. Në këtë mesazh të ambicies, trajneri gjerman…

Lexo më Shumë

Gazmend Syla nga OVL UÇK tha në emisionin “Click” se kritikoi partinë në pushtet, Vetëvendosje, për mosmbështetje në organizimin e protestave kundër Gjykatës Speciale. Ai tha se që 6 vite nuk kanë fare komunikim me kryetarin e LVV-së, Albin Kurti. “Në fillim kemi pasur një takim, ushtruesi i detyrës që ka funksionu organizata jonë, asnjëherë nuk kemi gjetur mirëkuptim me pasu takime tjera, qoftë për nevoja tona si organizatë, qoftë takim tjetër”, tha Syla. “Qasja e kësaj partie politike karshi vlerave të UÇK ka qenë gjithmonë diferencuese, nuk na afru asnjëherë, gjithmonë na ka fye, na ka largu, na ka…

Lexo më Shumë

Tre persona u vranë dhe gjashtë të tjerë u plagosën në një aksident automobilistik që ndodhi të enjten pasdite me orën lokale në Los Angeles , kur një makinë goditi një çiklist dhe më pas u përplas në një supermarket në lagjen Westwood. Sipas Departamentit të Zjarrfikësve të Los Angeles, incidenti ndodhi pak pas orës 12:00 me orën lokale në dyqanin 99 Ranch Market, në kryqëzimin e Westwood Boulevard dhe Rochester Avenue. Mjeti, i drejtuar nga një grua rreth të 70-ave, fillimisht u përplas me një çiklist dhe më pas, pasi doli nga rruga, përfundoi brenda dyqanit, duke thyer kryesisht…

Lexo më Shumë

Sllovenia po përgatit një projektligj që synon të ndalojë aksesin në rrjetet sociale për fëmijët dhe adoleshentët nën moshën 15 vjeç. Lajmin e bëri të ditur zëvendëskryeministri Matej Arkon, i cili theksoi se iniciativa është marrë nga Ministria e Arsimit, duke u bazuar në përvojën e vendeve të tjera dhe me përfshirjen e ekspertëve të arsimit dhe teknologjisë digjitale. “Ka qenë një çështje shumë e diskutuar në mbarë botën dhe në Evropë muajt e fundit. Me këtë projektligj, ne si qeveri po tregojmë se kujdesemi për fëmijët tanë,” u shpreh Arkon pas mbledhjes së kabinetit. Projektligji pritet të përfshijë rregulla…

Lexo më Shumë

Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë arritur një marrëveshje historike këtë të enjte për të rivendosur dialogun ushtarak të nivelit të lartë, për herë të parë pas më shumë se katër vitesh ndërprerjeje. Ky zhvillim, i cili shihet si një shenjë e qartë e ngrohjes së marrëdhënieve pas rikthimit të Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, u arrit gjatë bisedimeve intensive në Abu Dhabi. Qëllimi kryesor i këtij kanali komunikimi është shmangia e përplasjeve aksidentale mes dy superfuqive dhe mbajtja e kontaktit ndërsa punohet për një paqe të qëndrueshme. Komunikimi ishte ndërprerë që në fund të vitit 2021, para pushtimit…

Lexo më Shumë