Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, sot në Klan Kosova, ka kritikuar ashpër Gjykatën Speciale. Haradinaj tha se pavarësisht se çfarë vendimi do të marrë kjo gjykatë, ajo tashmë e ka humbur besueshmërinë dhe do të mbetet njollë në historinë e drejtësisë. Sipas tij, proceset e deritanishme janë shoqëruar me shkelje të shumta dhe padrejtësi ndaj të akuzuarve. “Çfarëdo vendimi të merr, kjo Gjykatë do të jetë turpi i drejtësisë së këtij shekulli. Edhe me i liru nuk është drejtë, sepse gjatë krejt këtyre proceseve, patjetër që duhet me marrë vendim lirues, nëse ka drejtësi, por edhe nëse merr…
Author: Hamdi Kumanova
Të paktën tre persona kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve të Rusisë gjatë natës kundër Ukrainës, njoftuan shërbimet e emergjencës dhe autoritetet lokale, sipas AFP-së. Sergiy Lysak, kreu i administratës ushtarake, bëri të ditur se bombardimi i qytetit portual jugor të Odesës shkaktoi vdekjen e një burri 35-vjeçar, ndërsa dy persona të tjerë u plagosën. Ndërkohë, më në veri të vendit, në rajonin e Kharkivit, shërbimet shtetërore të emergjencës njoftuan se pas një sulmi me dron u gjetën trupat e pajetë të një gruaje dhe një djali 10-vjeçar. Sipas të njëjtit burim, tre persona të tjerë u plagosën,…
Takimi i ardhshëm Mitsotakis-Erdogan duket më shumë si një ushtrim për menaxhimin e tensioneve sesa një përpjekje për të zgjidhur mosmarrëveshjet. Kështu e cilësojnë mediat greke takimin që pritet të mbëhet nesër. Të dyja palët duket se e kanë pranuar që, të paktën në këtë fazë, qëllimi nuk është një marrëveshje e madhe në këtë kohë, por shmangia e një krize të re në Egje dhe Mesdheun Lindor. Nuk pritet që të dy udhëheqësit të futen në çështje politike të nivelit të lartë, tensioni praktikisht nuk është në interes të asnjërës palë. Ajo që ka ndryshuar është kryesisht…
Një helikopter sulmues AH-1S Cobra i ushtrisë së Koresë së Jugut është rrëzuar gjatë një fluturimi stërvitor në qarkun verior të Gapyeong, duke vrarë të dy anëtarët e ekuipazhit në bord, tha ushtria. Helikopteri u rrëzua pak pas orës 11:00 të mëngjesit sipas orës lokale të hënën për arsye që mbeten të paqarta, shkruajnë mediat e huaja. Dy ushtarakët u dërguan me urgjencë në spitalet aty pranë, por më vonë ndërruan jetë nga plagët e marra, sipas një deklarate të ushtrisë. Në përgjigje, ushtria pezulloi operacionet e të gjithë helikopterëve AH-1S dhe formoi një ekip reagimi emergjent për të…
Gjyqi ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli, si dhe ish-deputetit Rexhep Selimi, ka hyrë në fazën përfundimtare në Dhomat e Specializuara të Kosovës, gjykata me seli në Hagë e cila gjykon krimet që pretendohet se janë kryer nga ish-anëtarët e UÇK-së gjatë luftës së fundit në Kosovë. Në këtë fazë, ekipi mbrojtës dhe të pandehurit do të kenë mundësinë për herë të fundit të paraqesin fjalët përfundimtare para trupit gjykues. Avokati Artan Cerkini, në një intervistë për KosovaPress, tha se fjalët përfundimtare do të zhvillohen nga 9 deri më 18 shkurt. “Jemi…
Drejtori ekzekutiv i Mercedes-Benz, Ola Källenius, ka paralajmëruar për një rënie të konkurrueshmërisë së Gjermanisë, duke kërkuar rritjen e orëve të punës për të shmangur largimin e investimeve nga vendi. Në një intervistë për revistën gjermane Der Spiegel, Källenius u shpreh se ekonomia më e madhe e Europës ka ndjekur një drejtim të gabuar për 10–15 vitet e fundit. Sipas tij, stagnimi ekonomik po krijon terren për rritjen e forcave populiste të djathta. Shefi i lindur në Suedi theksoi se Gjermania përballet aktualisht me disa nga kostot më të larta të punës në botë. Ndërsa në të kaluarën produktiviteti i…
Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha në një intervistë me kanalin televiziv NTV se Rusia nuk ka ndërmend të sulmojë Bashkimin Europian, por shtoi se Moska do të jetë e gatshme të ofrojë një përgjigje gjithëpërfshirëse ushtarake nëse është e nevojshme. Sipas diplomatit rus, Rusia nuk ka interes të sulmojë vendet e BE-së. Megjithatë, nëse Evropa vendos papritur të zbatojë kërcënimet e saj dhe të kryejë agresion ushtarak kundër Rusisë, Moska do të marrë menjëherë masat e duhura. “Nëse Europa papritur zbaton kërcënimet e saj për t’u përgatitur për luftë kundër nesh dhe nis një sulm ndaj Federatës Ruse,…
Serbia dhe Maqedonia e Veriut janë përfshirë me financime konkrete në rrjetin europian të infrastrukturës së inteligjencës artificiale dhe do të përfitojnë financime direkte nga Bashkimi Europian për ndërtimin e qendrave kombëtare të IA dhe integrimin në ekosistemin europian të superkompjuterave. Shqipëria, e cila ka promovuar së fundmi veten si një nga vendet e pakta në botë që ka një ministre të inteligjencës artificiale, të pagëzuar me emrin Diella nuk ka marrë financime në këtë fazë të programeve, sipas hartës dhe listës së publikuar nga Komisoni Europian, ndonëse është pjesë e rrjetit të superkompjuterave të Europës nga qershori i vitit…
Një figurë kyçe e opozitës venezueliane, Juan Pablo Guanipa, është rrëmbyer nga burra të armatosur rëndë vetëm disa orë pasi u lirua nga burgu, njoftuan familjarët dhe aleatët e tij politikë, duke akuzuar drejtpërdrejt regjimin në Karakas. Guanipa, kreu i partisë konservatore opozitare Primero Justicia, ishte mes disa të burgosurve politikë të profilit të lartë të liruar të dielën, në kuadër të përpjekjeve të qeverisë për të përmbushur kërkesat e SHBA-së për lirimin e të ndaluarve për arsye politike. Megjithatë, sipas opozitës, ai u rrëmbye më vonë në lagjen Los Chorros të Karakasit nga një grup burrash të armatosur, të…
Megjithëse në relacionin shpjegues për amnistinë të aprovuar nga qeveria, përmendet se projektligji ka në vëmendje të veçantë gratë dhe të miturit, faktikisht rezulton se kjo kategori do të përfitojë më pak krahasuar me të burgosurit e tjerë. Do të lirohen vetëm 4 fëmijë dhe vetëm 9 gra nga 447 të dënuar që siç është pranuar zyrtarisht do të lirohen, pasi projektligji i amnistisë 2025 u miratua dhe kaloi për diskutim në komisionet parlamentare. 5 janë gra që përfitojnë ulje dënimi dhe 2 fëmijë nga 853 të burgosur të tjerë që do tu zbritet dënimi Në institutin e të miturve…
Një tërmet me magnitudë 3.2 ballë ka goditur Kosovën mbrëmjen e së dielës, rreth orës 23:09 sipas kohës lokale. Sipas të dhënave sizmologjike të EMSC, epiqendra e tërmetit ka qenë rreth 15 kilometra në jugperëndim të Prizrenit, ndërsa thellësia e tij ka qenë 5 kilometra, çka e bën atë një tërmet të cekët. Lëkundjet janë ndjerë lehtë nga qytetarët në zonën përreth, por nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar. Tërmeti konsiderohet i dobët dhe nuk paraqet rrezik për popullatën.
Aksionet japoneze u rritën në një nivel rekord kur tregjet u hapën të hënën në mëngjes, ndërsa Partia Liberale Demokratike (LDP) e kryeministres Sanae Takaichi shënoi një fitore historike zgjedhore. LDP siguroi 316 nga 465 vende në zgjedhjet e së dielës, hera e parë që një parti e vetme ka fituar shumicën prej dy të tretash në Dhomën e Ulët që kur parlamenti i Japonisë u krijua në formën e tij aktuale në vitin 1947. Partia e Inovacionit të Japonisë, partnerja e koalicionit të LDP-së, fitoi në 36 zona të tjera zgjedhore, duke e çuar totalin e tyre të përgjithshëm…

