Një shpërthim i fuqishëm u regjistrua në Napoli, në rrugën Via Peppino De Filippo, mbrëmjen e së mërkurës. Sipas informacioneve paraprake, shpërthimi mendohet të jetë shkaktuar nga një depo bombolash gazi, e cila ndodhej brenda një dhome të përdorur nga një restorant. Nga ngjarja humbi jetën një 57 vjeçar, i cili fillimisht ishte raportuar si i zhdukur. Katër persona të tjerë u plagosën, përfshirë një grua në gjendje të rëndë shëndetësore, raportojnë mediat italiane. Shpërthimi përfshiu dy apartamentet e para të ndërtesës, duke shkaktuar dëme serioze strukturore. Karabinierët dhe zjarrfikësit ndërhynë menjëherë në vendin e ngjarjes për të siguruar zonën…
Author: Hamdi Kumanova
Në të gjithë botën 26 qershori simbolizon Ditën ndërkombëtare të luftës kundër abuzimit dhe trafikimit të drogave, e caktuar për herë të parë më 7 dhjetor 1987 nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, me qëllim për të shkuar drejt një shoqërie pa drogë. Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), të paktën 15.3 milionë persona në të gjithë botën kanë probleme si rrjedhojë e përdorimit të narkotikëve. Të dhënat e UNODC tregojnë se rreth 200 milionë persona përdorin drogë të paktën një herë në vit, prej tyre 25 milionë konsiderohen si të varur nga drogat. Ndryshe,…
Drejtori i NDI-së për Lindjen e Mesme, Arianit Shehu, në një rrëfim ekskluziv, ndër të tjera ka folur edhe për ndikimin e Rusisë në Ballkanin Perëndimor. Shehu ka thënë se Rusia vazhdon të tentojë që ta shtrijë ndikimin në Ballkan. “Pa dyshim që ata do të vazhdojnë që të tentojnë të shtrojnë ndikimin e tyre, të destabilizojnë edhe Ballkanin. Shohim ngjarjet dhe zhvillimet tona sot në Kosovë dhe në Bosnje, por gjithashtu edhe në Lindjen e Mesme, por veprimet janë kryesisht në parandalimin e shtrirjes së ndikimit politik dhe ushtarak të Rusisë”, ka thënë Shehu.
Interi është pranë përfundimit të një marrëveshjeje me Parmën për sulmuesin e ri Ange-Yoan Bonny, me një ofertë që pritet të mbyllet në vlerën prej 24 milionë eurosh, sipas Fabrizio Romanos. Bonny ka qenë një objektiv i Interit për disa muaj dhe interesimi është rritur ndjeshëm që kur ish-trajneri i Parmës, Cristian Chivu, iu bashkua zikaltërve si zëvendësues i Simone Inzaghit. Fillimisht, Interi kishte paraqitur një ofertë prej 22 milionë eurosh plus bonuse që kapnin vlerën e 23 milionëve të tjerë, por u detyrua të rrisë ofertën për shkak të konkurrencës nga Stuttgart në Bundesligë. Tani, Interi synon ta mbyllë…
Një gjykatë e Seulit hodhi poshtë të mërkurën një kërkesë për të lëshuar një urdhër arresti për ish-presidentin Yoon Suk Yeol në lidhje me shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme vitin e kaluar, tha këshilltari special. Gjykata e Qarkut Qendror të Seulit hodhi poshtë kërkesën e këshilltarit të posaçëm, e cila u bë të martën si pjesë e një hetimi mbi pengimin e dyshuar të detyrave zyrtare nga Yoon dhe akuza të tjera që lidhen me shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në dhjetor. Pas vendimit të gjykatës, ekipi i këshilltarëve të posaçëm, i udhëhequr nga Cho Eun-suk, e njoftoi menjëherë Yoon…
Kroacia ka parë rastin e parë të konfiskimit të një skuteri elektrik për rrezikim të sigurisë, njoftoi Departamenti i Policisë Bjelovar-Bilogora. Të premten, më 20 qershor, në orën 12:50, një djalë 15-vjeçar u pa duke ngarë një skuter elektrik në rrugën Petra Bishkupa Vena në Bjelovar, njoftoi policia kroate. “Djali po ngiste një skuter elektrik, pra një mjet personal transporti, pa helmetë mbrojtëse në kokë, dhe po transportonte një të mitur tjetër. Duke u sjellë në këtë mënyrë, i mituri kreu disa shkelje të Ligjit për Sigurinë në Trafikun Rrugor, duke rrezikuar kështu sigurinë e tij dhe atë të një…
Për ironi të fatit, në të njëjtën ditë kur qeveria njëetnike e drejtuar nga VMRO-DPMNE miratoi Propozim-Ligjin për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat, institucionet shtetërore vazhduan të thellojnë diskriminimin dhe përjashtimin e qytetarëve shqiptarë nga administrata publike. Kështu e nis reagimin e saj ASH-Taravari, sipas të cilës, nëpërmjet Agjencisë për Administratë, Fondi Pensional dhe Invalidor i Maqedonisë së Veriut shpalli konkurse për 23 vende pune, të gjitha të vendosura në rajonin lindor të vendit – zona ku nuk jetojnë shqiptarë. “Kjo praktikë përjashtuese është shembulli më i qartë i asaj që nënkupton “përfaqësim i drejtë” në versionin e ligjit të…
Autoritetet shpalosën datën, sistemi “OneStopShop” në pikën kufitare Tabanoc do të hyjë ne funksion më 5 korrik. Ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski, tha se ky sistem do të funksionojë në kuptimin e plotë të fjalës, dhe i njëjti pritet t’i shkurtojë përgjysmë kolonat e makinave. “Në parim jemi marrë vesh që 5 korriku të jetë dita kur do të vendoset në funksion në të gjitha kabinat, ky sistem i ri i kontrollit të qytetarëve. Thënë thjesht, ne e mbrojmë hyrjen tonë, zyrtarët policorë nga Serbia, do ta mbrojnë hyrjen në Serbi, me çka do t’i shkëmbejmë informacionet shumë shpejtë, në…
Punimet në Korridorin 8, aksi Gostivar-Kërçovë janë duke vazhduar sipas dinamikës, thonë nga konzorciumi Bechtel&Enka. Sipas tyre, sfida më e madhe paraqitet në ndërtimin e urave, pasi duhet ruajtur rrjedha e lumit Vardar. Sipas inxhinierit mbikëqyrës, Aqif Abaxhi, rëndësi i është kushtuar edhe vendeve ku paraqitet rrezik për rrëshqitje të tokës, shkruan Alsat. “Sfidën më të madhe në këtë pikë e patëm lumin Vardar që ka një rol të rëndësishëm për Maqedoninë sepse shkon deri në Shkup. Po ashtu në bashkëpunim me departamentin e sizmikes konstruktuam elevacionin dhe ndërrimin e kahes fillimisht, pastaj në pjesën e ngritjes bëmë dy shtylla,…
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes gazetareske lidhur me rritjen prej 20 përqind të turizmit në Maqedoni, si dhe cilët janë faktorët që e sjellin rritjen dhe cilat janë pritshmërit e Qeverisë, deklaroi se pret që numri i turistëve të arrij deri në një milionë e gjysmë. „Po, kjo është një e dhënë e mirë për katër muajt e parë të këtij viti. Një e dhënë pozitive në kuptimin që kemi rritje prej më shumë se 20% sa i përket numrit të turistëve dhe netë- qëndrimeve. Kjo do të thotë më shumë para për qytetarët…
Sot (25.06.2025) në orën 00.41 në SPB Shkup, D.G. (20) nga Shkupi ka denoncuar se rreth orës 00.20 në urën mbi lumin Vardar në drejtim të lagjes ,,Keramidinicë’’, rrethi i Shkupit, pas një grindjeje të mëparshme, u sulmua fizikisht nga dy persona. Po ndëmerren masa për sqarimin e ngjarjes.TS
Janë realizuar 11 projekte për 11 muaj në Klinikën e Sëmundjeve të Fëmijëve në Shkup, u tha në prezantimin e sotëm të aktiviteteve projektuese përfundimtare, në të cilën morën pjesë kryeministri Hristian Mickoski, ministri i Shëndetësisë Azir Aliu, drejtori i klinikës Rexhep Memedi dhe drejtori i FSSH Sasho Klekovski. Drejtori Memedi sqaroi se bëhet fjalë për projekte të rëndësishme, prej të cilave një pjesë janë infrastrukturore dhe një pjesë janë furnizim i aparaturës bashkëkohore medicinale, me të cilat dukshëm do të avancohet cilësia e shërbimeve shëndetësore dhe do të përmirësohet kujdesi medicinal dhe pacientët më të vegjël. “Këto projekte në…

