Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësim serioz ndaj miratimit nga Qeveria të Propozim-ligjit për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, i cili në thelb nuk ofron zgjidhje, por mashtron duke thelluar pabarazitë në përfaqësim dhe shmang detyrimet kushtetuese. Distancimi publik i anëtarit shqiptar të grupit punues, prof. dr. Mersim Maksuti, është alarmi më i qartë që ky propozim-ligj është i dështuar në vetë thelbin e tij. Në mendimin e tij të ndarë, Maksuti e ka cilësuar propozim-ligjin si skandaloz, jopraktik dhe në kundërshtim me Kushtetutën, duke denoncuar mungesën e kuotave për komunitetet më pak të përfaqësuara, mekanizmat e dobët të zbatimit…
Author: Hamdi Kumanova
Zjarri në terren të paarritshëm mbi fshatrat Llojan dhe Vaksincë të Likovës është aktiv për të tretën ditë radhazi, njoftoi sot Qendra Rajonale e Menaxhimit të Krizave Kumanovë, transmeton Portalb.mk. Ekipet e “Pyjeve Kombëtare” po ndërhyjnë me automjete motorike në zjarrin, i cili ka përfshirë barin e thatë dhe pyjet me kërcell të ulët. Siç raportoi QRMK, punonjësit e degës së Kumanovës arritën ta lokalizojnë zjarrin dhe ta parandalojnë përhapjen e tij drejt Llojanit. Zjarrfikësit nga Nagoriçani i Vjetër po shuanin një zjarr në bar të thatë, drithëra dhe vreshta që digjeshin në zonën e fshatrave Kleçovcë-Dozvezncë. Bar i thatë…
Një zhvillim i ri ka ndezur debate në Shtetet e Bashkuara, administrata e Donald Trump, përmes Sekretarit të Shëndetësisë Robert Kennedy Jr., ka nisur një proces rishikimi të programit kombëtar të vaksinimit të fëmijëve. Një komitet i ri këshillues, i përbërë nga shtatë anëtarë të emëruar rishtazi, u mblodh për herë të parë këtë të mërkurë, duke zëvendësuar të gjithë anëtarët e mëparshëm të Komitetit për Praktikat e Imunizimit (ACIP), të cilët u shkarkuan pas akuzave për “konflikt interesi”. Kush janë emrat e rinj? Kryetari i ri i komitetit është Dr. Martin Kulldorff, i njohur për qëndrimet e tij skeptike…
Keqpërdorimi i punësimeve dhe i dinjitetit të të punësuarve për qëllime propagandistike dhe parazgjedhore ka marrë përmasa të skajshme dhe të papranueshme. Përfaqësuesit e VLEN-it, në mungesë të rezultateve konkrete, po përpiqen të maskojnë dështimet e përditshme përmes një fushate të turpshme dhe të pamoralshme, duke shfrytëzuar në mënyrë të paskrupullt edhe ato pak punësime – kryesisht me kontrata në vepër. Ditëve të fundit, jemi dëshmitarë të një sjelljeje të papërgjegjshme nga eksponentë të këtij koalicioni, të cilët publikojnë fotografi me persona të sapopunësuar, duke shkelur rëndë privatësinë, dinjitetin dhe integritetin e tyre. Këto publikime bëhen me një qëllim të…
Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në pikat kufitare në anën e RMV-së, nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. LAMM rekomandon shpejtësi të rregulluar, duke respektuar sinjalistikën e vendosur të trafikut dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Delçevë.
Banka popullore do t’i ulë kompensimet që bankat i paguajnë për shfrytëzim të shërbimeve në Sistemin pagesor interbankar të Maqedonisë (SPIM), siç janë kompensimet lidhur me qarkullimin debitor, por pret në afat sa më të shkurtë bankat ta revidojnë lartësinë e kompensimeve për kryerje të pagesave për qytetarët dhe kompanitë dhe t’i vendosin në një nivel adekuat. Guvernatori i Bankës popullore, Trajko Sllaveski sot në takim me përfaqësues të bankave nga Asociacioni bankar i Maqedonisë (ABM) porositi se kompensimet për shërbimet pagesore duhet të jenë në nivel të matur, të qëndrueshëm për bankat, por njëkohësisht drejtë dhe pranueshëm për shfrytëzuesit.(INA)
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar ashpër ndaj një urdhërese të Ministrisë së Financave të RMV-së, përmes së cilës institucionet shtetërore obligohen të fshijnë rubrikën “nacionaliteti” nga formularët zyrtarë, duke e zëvendësuar atë me një vijë të thjeshtë ( / ). “ Ministria e Financave urdhëron institucionet që të fshijnë kategorinë “nacionaliteti” nga formularët zyrtarë dhe ta zëvendësojnë me një vijë (/). Ky është një sulm direkt ndaj përfaqësimit të drejtë dhe shuarje e identitetit etnik nga dokumentet publike”, thuhet në reagim. Sipas BDI-së, një vendim i tillë përbën shkelje të rëndë të parimeve të përfaqësimit të drejtë dhe…
Në prag të sezonit të pushimeve verore, përshëndesim miratimin e ligjit nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut për vënien në funksion të sistemit “One Stop Shop” edhe në pikën kufitare të Tabanocës. Kjo nismë përfaqëson një përparim të rëndësishëm në modernizimin dhe përmirësimin e procedurave kufitare për qytetarët tanë, sidomos për mërgatën, që për dekada është përballur me pritje të gjata dhe vështirësi të shumta në kalimin e kufirit. Pas përvojës së suksesshme në pikat kufitare të Bllacës dhe Jazhincës, shtrirja e këtij modeli në Tabanoc është dëshmi e angazhimit të qeverisjes për të sjellë efikasitet dhe trajtim…
Një incident me armë zjarri ka alarmuar banorët e rrugës Bekim Fehmiu në Prishtinë, ku rreth orës 00:30 të datës 26 qershor, janë dëgjuar të shtëna të njëpasnjëshme pranë Hotel Bavaria. Burime të sigurta të media bëjnë të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante të Policisë, përfshirë hetuesit dhe forenzikën nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë, të cilët kanë gjetur dhe sekuestruar 8 gëzhoja të armës së shkurtër, të shpërndara në rrugë dhe trotuar. Ngjarja është denoncuar nga një qytetar, i cili ka deklaruar se ka qenë dëshmitar i gjuajtjes, ndërsa kamerat e sigurisë në…
Deputeti i betuar i PDK-së, Rashit Qalaj, ka dalë kundër Enver Hoxhajt sa i përket mundësisë së koalicionit PDK-VV. Hoxhaj nuk e përjashtoi këtë mundësi sonte në Rubikon por Qalaj ka thënë se ky nuk është qëndrim i partisë. “Zotëri Hoxhaj është një personalitet i rëndësishëm në PDK. Meqenëse është në politikë që nga paslufta dhe ka qenë anëtar i PDK-së dhe bartës i funksioneve publike shumë të rëndësishme të këtij vendi”, ka thënë Qalaj. “Kam një respekt të madh për z. Hoxha, e dëgjova, e pashë emission pak më herët, dhe i cili e dha një mendim personal në…
Gjermania është duke hartuar një ligj të ri për të rregulluar konceptin e shërbimit ushtarak. Përveç dispozitave për rroga më të mira dhe detyrimit për t’u ofruar akomodim më të rehatshëm ushtarëve, prjektligji i ri përmban edhe një dispozitë mbi shërbimin ushtarak. Por, siç shpjegon ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius (SPD), kjo pjesë duhet të aktivizohet vetëm nëse nuk ka mjaftueshëm vullnetarë. Kjo ide mbështetet edhe nga politikanë të Unionit (CDU/CSU). Marrëveshja e koalicionit e CDU-së, CSU-së dhe SPD-së thotë se “do të krijohet një shërbim i ri ushtarak tërheqës, i cili fillimisht do të jetë vullnetar”. Ligji…
Rregullimi i rrugëve, rindërtimi i urave, meremtimi dhe ndërtimi i shkollave e universiteteve, problemet me hekurudhat dhe trenat, mungesa e internetit të shpejtë – këto janë vetëm disa nga dukuritë e përditshme në Gjermani. Por kjo duhet të ndryshojë së shpejti. “Ne duam që ekskavatorët të fillojnë të punojnë shpejt tani,” tha ministri i Financave Lars Klingbeil ndërsa prezantoi planet e tij për buxhetin në Berlin. Të martën (24 qershor), zyra e qeverisë miratoi projektbuxhetin për vitin 2025, kornizën e buxhetit për vitin 2026 dhe parashikimin e përafërt financiar deri në vitin 2029. Qeveria miratoi edhe një projektligj që do…

