Qyteti i Shkupit ka dorëzuar 20 raste në Prokurorinë Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit sa u takon legalizimit të ndërtesave pa leje në Komunën e Çairit. Siç thekson kryetarja e Shkupit, Danella Arsovska, nuk bëhet fjalë për tarraca apo garazhe, por për ndërtesa të tëra të ndërtuara në kundërshtim me Ligjin, për vetëm një objekt që ka kushtuar mbi 1 milion euro, ndërsa detyrimet bazë apo komunalet arrijnë mbi 1.5 milion euro. Sipas Arsovskës, në Komunën e Çairit ka mbi 150 ndërtesa të tilla nga 12 kate pa leje dhe projekte që kanë dëmtuar buxhetin…
Author: Hamdi Kumanova
Nga mesnata, qytetarët në Maqedoni do të përballen me rritje të re të çmimeve të karburanteve. Sipas vendimit të fundit të Komisionit Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime të Ujit (KRRE), çmimet e benzinave do të rriten për 1.5 denarë për litër, ndërsa nafta do të shtrenjtohet për 1 denar. Ndërkohë, vaji ekstra i lehtë për amvisëri do të rritet për 2 denarë për litër. Çmimet e reja të karburanteve: Benzina BS-95: 77.5 den/l Benzina BS-98: 79.5 den/l Nafta: 73.0 den/l Vaji ekstra i lehtë: 72.0 den/l Ky vendim hyn në fuqi pas mesnate dhe do të ndikojë drejtpërdrejt në shpenzimet…
Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, ka vënë në pikëpyetje saktësinë e përllogaritjes së shportës minimale sindikale, e cila për muajin maj u vlerësua në 63.908 denarë. Ai paralajmëron hartimin e një shporte të re të shpenzimeve, që do të bazohet në të dhëna reale dhe të qasshme për qytetarët. “Ajo shifër nuk është reale. Prandaj, do të krijojmë një shportë të re që do të pasqyrojë saktësisht shpenzimet mujore të një familjeje me katër anëtarë – për ushqim, pije, veshmbathje e të tjera. Do të jetë metodologji e qartë, e besueshme dhe transparente”, deklaroi Durmishi. Sipas tij, kjo…
Përkohësisht është ndaluar importi në Kosovë i deleve dhe dhive nga Maqedonia e Veriut për shkak të konfirmimit për praninë e sëmundjes “gjuha e kaltër” te bagëtitë në Maqedoninë e Veriut. Këtë sot e bëri Agjencia kosovare e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV). Agjencia u bëri thirrje blegtorëve që t’i mbajnë bagëtitë e tyre nën mbikëqyrje, të mos i lëshojnë në zonat kufitare me Maqedoninë e Veriut dhe të shmangen kontakte me kafshë nga ai vend. Gjuha e kaltër është sëmundje virusale dhe më të ndjeshëm në atë virus janë dhentë, pas çka vijojnë dhitë dhe bagëtitë. AUV thekson se ajo…
Nga 1 korriku deri më 31 gusht, në rrugët shtetërore në Republikën e Maqedonisë do të vendoset regjim i përkohshëm veror i trafikut, me të cilin ndalohet lëvizja e automjeteve të rënda mallrash me masë totale mbi 15 ton, gjatë fundjavës dhe në ditët me temperatura jashtëzakonisht të larta. LAMM i ka publikuar edhe oraret në të cilat do të ndalohet lëvizja e automjeteve të rënda. Afatet janë si më poshtë: – E premte nga ora 17:00 deri në 22:00, – E shtunë nga ora 9:00 deri në 18:00 dhe – E diel nga ora 9:00 deri në 22:00. Në…
Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) publikoi këtë mëngjes rekomandimet e shëndetit publik për mbrojtjen e personave mbi 65 vjeç në kushte të temperaturave të larta. Ata theksojnë se ky grup njerëzish është më i prirur ndaj problemeve shëndetësore që lidhen me nxehtësinë. Ata kujtojnë se sipas rekomandimeve kombëtare dhe ndërkombëtare, këta persona kategorizohen si e ashtuquajtura “kategori rreziku”. “Pse? Meqenëse e kanë më të vështirë të përshtaten me ndryshimet e temperaturës, ata kanë më shumë gjasa të kenë një gjendje kronike shëndetësore, të përdorin terapi të rregullt që mund t’i kalojnë në mënyrë normale reagimet e trupit ndaj nxehtësisë”, shpjegojnë…
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi tha se shpreson që nesër deputetët do të votojnë ligjet që kanë të bëjnë me agjendën reformuese. Gashi tha se shumica prej ligjeve si afat e kanë 30 qershorin. “Janë kryesisht ligje që kanë të bëjnë me administratën publike dhe me transformimin digjital, ligje për komunikime elektronike. Mendoj se është një ditë e mirë që nesër t’i arrijmë afatet, për shkak se nesër është…shumica prej tyre kishin afat 30 qershorin. Besoj që nesër Kuvendi do të punojë frytshëm dhe do t’i sjell këto ligje”, theksoi Gashi.
“Çmimi i energjisë elektrike nuk do të rritet deri në fund të vitit”, thekson ministrja e energjetikës, Sanja Bozhinovska. Sipas saj, qytetarët do të kenë furnizim të qëndrueshëm dhe të sigurt me energji elektrike, pa ngarkesa shtesë financiare. “Kjo do të thotë që gjatë gjithë këtij viti çmimi do të mbetet i pandryshuar. Do të thotë, njerëzit do të kenë ngrohje në shtëpi, ndriçim në shkolla dhe energji për bizneset e tyre”, tha Sanja Bozhinovska – ministre e Energjisë. Sa i përket hidrocentraleve Çebren dhe Galishtë, Bozhinovska sqaroi se ato janë pjesë e vizionit për pavarësi energjetike. Aktualisht po shqyrtohen…
Agim Nebiu, pjesëtar i ushtrisë austriake, mban me krenari emrin e xhaxhait të tij – dëshmorit Agim Nebiu, i cili ra heroikisht më 14 qershor 2001 në betejën e Haraçinës, si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare Ky gjest është një kujtesë e gjallë se sakrifica për liri nuk harrohet dhe se trashëgimia kombëtare mund të nderohet edhe në uniforma ndërkombëtare. (INA)
Moti sot do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë me vranësira të lehta deri mesatare lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Pasdite do të ketë kushte për paraqitje të paqëndrueshme të motit. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 10 deri në 20 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 33 deri në 41 gradë Celsius. Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë me erë të lehtë nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet në 20, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri…
Ambasada e SHBA-së në Shkup ka njoftuar se procesi i aplikimit për vizë studentore do të rifillojë së shpejti. Sipas rregullave të reja, aplikantët do t’i nënshtrohen një kontrolli të plotë të së kaluarës dhe do të jenë të detyruar t’i bëjnë profilet e tyre në rrjetet sociale të disponueshme publikisht. “Departamenti i Shtetit është plotësisht i përkushtuar për të mbrojtur vendin dhe qytetarët tanë duke iu përmbajtur standardeve kombëtare dhe të sigurisë publike përmes procesit të lëshimit të vizave. Një vizë amerikane është një privilegj, jo një e drejtë. Në procesin e verifikimit, ne përdorim të gjithë informacionin e…
Një djalë 19-vjeçar nga Maqedonia u mbyt të martën pasdite në plazhin qendror të Haniotit në Halkidiki, raportoi halkidikinews Sipas raportit nga një vullnetar nga Kryqi i Kuq Grek, Ioannis T. Kolokitas, i riu pësoi atak në zemër pas mbytjes, në rrethana që ende nuk dihen. Ndërhyrja e shpëtimtarit ishte urgjente, i cili, me ndihmën e notarëve, e nxori të riun nga deti dhe filloi menjëherë procesin e reanimacionit, duke përdorur një defibrilator të jashtëm automatik. Siç raportuan mediat, ambulanca mbërriti menjëherë, por pavarësisht përpjekjeve mbinjerëzore të të gjithëve, i riu nuk u shpëtua.

