Qendra për menaxhim me kriza informoi se në territorin e vendin sot deri në orën 18:05 janë regjistruar gjithsej 12 zjarre në hapësirë të hapur. Prej tyre, katër janë aktive, katër janë vënë nën kontroll, ndërsa katër janë shuar plotësisht. “Zjarre aktive janë rapotuar në Prilep, në fshatin Radobill ku digjet vegjetacion i ulët dhe pyll, Vrapçishte, në fshatin Debreshtë dhe Zubovcë, ku digjet vegjetacion i ulët, Ohër, në fshatin Volinë dhe Likovë, në fshatin Orizare”, thonë nga QMK.
Author: Hamdi Kumanova
Arben Taravari sot është turpi më i madh politik i shqiptarëve në Maqedoni. Nga njeriu që dikur fliste për “ndryshim”, ai u shndërrua në shërbëtor të Ali Ahmetit dhe Artan Grubit, duke u kthyer në patericë të BDI-së “non grata”, partisë më të korruptuar dhe më të urryer nga shqiptarët. Taravari nuk e braktisi pushtetin për parime apo për interes të qytetarëve, por për pazare të pista personale. Investimi famëkeq “Gjoka” dhe marrëveshjet e errëta të tij e zbuluan plotësisht fytyrën e vërtetë: një politikan i gatshëm të shesë gjithçka për përfitim personal. Sot, Taravari është bashkëpunëtor…
Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur. Për shkak të pushimve verore ka një frekuencë të shtuar të automjeteve në vendkalimet kufitare, informon Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM). Në vendkalimin kufitar Bogorodicë, siç theksohet, koha e pritjes për hyrje është rreth 40 minuta, në vendkalimin kufitar Dojran koha e hyrjes është rreth 20 minuta, në vendkalimin kufitar Tabanocë koha e hyrjes është rreth 30 minuta, ndërsa në vendkalimet tjera kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe…
Policia e Kosovës ka njoftuar për një incident të ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Prizren, ku një qytetar ka sulmuar zyrtarët policorë. Rasti ka ndodhur më 27 gusht 2025, rreth orës 18:30, kur i dyshuari, shtetas kosovar, në shenjë revolte pas shqiptimit të një gjobe në trafik, ka sulmuar policët. “Është arrestuar se i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i njëjti në shenjë revolte pas shqiptimit të një gjobe në trafik ka sulmuar zyrtarët policor”, thuhet në raportin e PK-së. Bëhet e ditur se i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, rasti…
Prokuroria Themelore Publike në Kavadarci ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore kundër tre personave, për të cilët ekziston dyshimi i bazuar se si bashkëkryes kanë kryer veprën penale – Lëndim i rëndë trupor me pasojë vdekjen, sipas nenit 131 paragrafi 4 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal. Të dyshuarit, dy prej të cilëve janë 27-vjeçarë dhe një 35-vjeçar, më 27 gusht rreth orës 05:00 të mëngjesit kanë pasur një debat verbal me viktimën brenda një kazinoje në Kavadarci. Më pas kanë dalë jashtë, ku e kanë sulmuar fizikisht dhe e kanë goditur me grushte dhe…
Ministri Toshkovski njoftoi se me ndryshimet e ligjit për siguri në komunikacion për të vënë në funskion kamerat që do të shërbejnë për projektin “Safe City”, do të hyjë në fuqi ndalesa e përdorimit të telefonëve për këmbësorët dhe për të gjithë ata që drejtojnë mjete motorike gjatë lëvizjes. “Hyn në fuqi ndalesa e përdorimit të mjeteve elektronike gjatë kohës kur drejtoni, biçikletë, moped, motor, trotinet, traktor dhe lloje të tjera të mjeteve motorike me përcaktim të gjobave adekuate. Ndalesë është paraparë edhe për këmbësorët gjatë ecjes, kalimit të rrugës po edhe gjatë lëvizjes në shteg të biçikletave në…
Bordi Ekzekutiv i LSDM-së mbajti seancë në të cilin vendosi miratuan kandidaturat për kryetar komune në 11 komuna të tjera në të gjithë vendin. Më poshtë janë emrat e kandidatëve të LSDM-së për 11 komuna: 1. Butel – Olivera Livriniq 2. Veles – Maja Hesko 3. Gjevgjeli – Mile Atanasov 4. Delçevë – Dejan Glindzharski 5. Demir Kapi – Lazar Petrov 6. Konçe – Blagoj Iliev 7. Kratovë – Vlatko Spirovski 8. Krivogashtani – Igor Karavilovski 9. Makedonski Brod – Ivica Stojkovski 10. Rankovce – Daniel Krstevski 11.…
Më 27.08.2025, në orën 02:05, në SPB Shkup është raportuar se në territorin e Komunës Qendër është përfshirë nga flakët një veturë “Fiat” me targa të Shkupit, në pronësi të një personi juridik. Nga zjarri janë kapluar edhe veturat tjera: “Chevrolet Aveo” me targa të Ohrit, në pronësi të M.I. (21) nga Ohri, “Fiat Punto” me targa të Shkupit, në pronësi të E.T. (20) nga Shkupi dhe një “Suzuki” me targa të Shkupit, në pronësi të S.M. (54) nga Shkupi. Zjarri është shuar nga Brigada për Mbrojtje nga Zjarri e Shkupit, ndërsa ekspertiza do të kryhet gjatë ditës.
Transporti publik urban në Shkup sot do të qarkullojë sipas itinerarit të së dielës për shkak të festës fetare të Shën Mërisë. NQP Shkup kumtoi se përjashtim do të bëjnë linjat: 11, 11а, 18а, 32, 47а, 51, 55, 55в, 56, 56а, 70, 74, 81, 118, 160, 164 dhe 180, të cilët do të punojnë sipas itinerarit të së shtunës. Kujdestare do të jenë pikëpagesat dhe qendrat për personalizim në Qendrën e transportit dhe Tregun e Gjelbër. Teleferiku do të funksionojë si zakonisht, me orar të punës prej orës 10 deri në orën 20, me ç’rast prej orës…
Aleanca për Shqiptarët vlerëson se eksperienca e qytetarëve me VLEN-in në qeveri është e hidhur dhe dëshmon se ky koalicion ka humbur çdo legjitimitet për të kërkuar besimin e qytetarëve në zgjedhjet lokale të tetorit. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2024, VLEN premtoi: Krijimin e ekipeve të përhershme ekspertësh për të sjellë investime ndërkombëtare në komunat shqiptare. Bashkëpunim ndërkomunal dhe krijimin e buxheteve të përbashkëta për projekte madhore infrastrukturore, mjedisore, shëndetësore dhe arsimore. Aplikim në fondet e BE-së për zhvillim ekonomik, teknologjik dhe infrastrukturor. Reformë administrative-territoriale, me zvogëlim të numrit të komunave, rritje të kompetencave…
Doganierët në pikën kufitare “Mexhitlia” parandaluan përpjekjen për kontrabandë të një sasie të madhe të produkteve për mbrojtjen e bimëve. Siç njoftojnë nga Dogana, në orët e hershme të mëngjesit, më 26.08.2025, gjatë një kontrolli të rregullt doganor të një automjeti pasagjerësh Mercedes me targa të Maqedonisë, në të cilin udhëtonte një familje që deklaroi se po kthehej nga pushimet në Turqi dhe mbërriti në hyrje të vendit tonë nëpërmjet Greqisë, doganierët zbuluan 322 shishe me preparate kimike për spërkatje, nga të cilat 300 shishe insekticid Coragen 20 SC dhe 22 shishe fungicid Bellis BASF me vlerë totale prej 16,058.00…
Rënia e vazhdueshme e shifrave të punësimit në prodhimin gjerman vazhdon, me industrinë e automobilave të vlerësuar të vendit që kryeson, sipas një studimi të ri të gjigantit të kontabilitetit EY (të njohur më parë si Ernst & Young) bazuar në të dhënat e zyrës së statistikave qeveritare. EY regjistroi humbjen e afërsisht 51.500 vendeve të punës në industrinë e automobilave në harkun kohor të një viti, e barabartë me 6.7% të fuqisë punëtore totale të sektorit. Kjo përfaqëson pothuajse gjysmën e 114.000 vendeve të punës industriale të humbura në të njëjtën periudhë. Fenomeni gjithashtu duket se po përshpejtohet:…

