Author: Hamdi Kumanova

Pavarësisht se metodologjia e regjistrimit të popullsisë në vitin 2022 mund të ketë qenë në shumicën e saj e përshtatshme me BE-në, Maqedonia e Veriut nuk ka qenë e obliguar për një gjë të tillë për aq kohë sa është vend kandidat dhe jo me qasje të plotë në BE. Në këtë formë Eurostat i ishte përgjigjur mediave në kohën kur në vend veçse regjistrimi ishte kryer dhe priteshin rezultatet e tij. Qëndrimi i EUROSTAT-it për metodologjinë e regjistrimit të popullsisë në 2022 “Ligji për regjistrimin dhe metodologjia së fundmi u ndanë me Eurostatin. Në shumicën e aspekteve, ato janë…

Lexo më Shumë

Sofja ka hyrë në një narrativë të rrezikshme, në kundërshtim me interesat strategjike të BE-së dhe NATO-s. Kjo u deklarua nga shefi i diplomacisë Timço Mucunski dhe i bëri thirrje Bullgarisë të sillet në mënyrë racionale. I pyetur për qëndrimin e tij ndaj deklaratës së kryeministrit bullgar Zheljazkov, i cili iu ankua Presidentit të BE-së Antonio Kosta për gjuhën e urrejtjes nga autoritetet maqedonase, Mucunski deklaroi se asnjë nga përfaqësuesit zyrtarë shtetërorë, askund, nuk ka deklaruar ose thënë gjuhë urrejtjeje ndaj Bullgarisë dhe se është turp në shekullin e 21-të, që një fqinj, i cili është anëtar i BE-së, të…

Lexo më Shumë

“Deri në këtë moment nuk ka mbërritur asnjë ofertë për ndërtimin e hekurudhës së shpejtë përgjatë Korridorit 10”, kështu deklaroi ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska. Siç tha ministrja Dimitrieska Koçoska, projekti është kompleks dhe bankat kanë nevojë për kohë shtesë për të analizuar dhe sqaruar të gjitha detajet. Gjithashtu bëri të ditur se afati për dorëzimin e ofertave është shtyrë deri më 7 korrik. “Interesimi është i madh. Kemi dërguar kërkesë për oferta deri te 22 institucione financiare, dhe përveç tyre edhe dy banka të tjera shprehën interes në mënyrë të pavarur, ndaj edhe atyre u dërguam kërkesë. Qëllimi është…

Lexo më Shumë

Në një konferencë për media të mbajtur sot, kryetari i Komunës së Zhelinës dhe përfaqësues i koalicionit VLEN, Blerim Sejdiu, hodhi akuza të rënda ndaj Entit Shtetëror të Statistikave dhe BDI-së për manipulime të qëllimshme gjatë regjistrimit të popullsisë të vitit 2021, duke e cilësuar atë si një projekt politik për të minimizuar numrin e shqiptarëve në vend. “Ky nuk ishte një proces statistikor. Ky ishte projekt politik, i ideuar për të zvogëluar shqiptarët në letra, për t’i fshirë nga statistikat, për t’i nxjerrë jashtë vendimmarrjes”, deklaroi Sejdiu. Ai akuzoi BDI-në dhe LSDM-në për bashkëpunim në këtë proces të cilin…

Lexo më Shumë

Më 27.06.2025 në orën 11:00, në SP të Gostivarit është raportuar se në fshatin Vrapçishtë, një motoçikletë me targa të Gostivarit, e drejtuar nga S.M. (52) nga fshati Dobërdoll , ka dalë nga rruga. Në aksident S.M. ka pësuar lëndime të rënda, të cilat janë diagnostikuar në Qendrën Mjekësore të Gostivarit. Një ekip inspektimi nga SP i Gostivarit ka kryer një inspektim.TS

Lexo më Shumë

Sot (28.06.2025) në orën 01:10 të mëngjesit në Shkup, në lagjen Ilinden, oficerë policie të SP Shkupit e kanë privuar nga liria I.I. (33) nga Shkupi, sepse tek ai është gjetur dhe sekuestruar një substancë pluhur. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të përpilohet një raport përkatës.TS

Lexo më Shumë

Procesi i regjistrimit të popullsisë i vitit 2021 është aktualizuar sërish, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila rrëzoi pjesën e metodologjisë që ndante popullatën në “rezidentë” dhe “jo-rezidentë”. Në qendër të kësaj zhurme politike është ish-funksionari i lartë i BDI-së, Izet Mexhiti, i cili po përpiqet t’i ikë përgjegjësisë politike për atë që vetë e mbështeti dhe e votoi. Për ironi të fatit, Izet Mexhiti, që në vitin 2021 ishte nënkryetar i BDI-së, sot mundohet ta paraqesë veten si politikan i pastër dhe i padëmtuar, gati sikur ka zbritur para një viti nga qielli, duke harruar rolin që ka…

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore Publike në Manastir ka lëshuar Urdhër për fillimin e procedurës hetimore kundër një 22-vjeçari nga Manastiri, i dyshuar për veprën penale – Vjedhje me dhunë, sipas nenit 238 paragrafi 1 i Kodit Penal, njoftojnë nga Prokuroria Publike. “Më 23 qershor, rreth mesditës, i dyshuari ka hyrë në një sallon floktarie dhe i ka kërkuar para floktarit. Ky i fundit ka refuzuar t’i japë me vullnet, pas çka i dyshuari ka shfrytëzuar momentin kur i dëmtuari ishte larguar nga sirtari ku i mbante të ardhurat nga shërbimet e floktarit, e ka hapur sirtarin dhe ka marrë pothuajse të gjitha…

Lexo më Shumë

Qeveria njofton se më 30 qershor dhe 1 korrik 2025, në Shkup, në hotelin “Hillton”, do të mbahet takimi i liderëve BE–Ballkani Perëndimor, i kushtuar Planit për Rritje. “Më 30 qershor (e hënë), duke filluar nga ora 16:00, do të mbahet takim tet-a-tet ndërmjet Kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, dhe Komisioneres për Zgjerim, Marta Kos, pas së cilës do të pasojë një takim bilateral me delegacione në format më të zgjeruar”, thuhet në njoftim. Në orën 9:30 parashikohet mbërritja dhe pritja zyrtare e liderëve të Ballkanit Perëndimor. Në orën 10:00 do të fillojë paneli…

Lexo më Shumë

“Marshimi i njëmbëdhjetë për Engjëjt” do të mbahet në Koçani këtë pasdite. Prindërit dhe të afërmit e viktimave të zjarrit në diskotekë “Pulse” do të dalin përsëri në rrugë për të kërkuar drejtësi, por edhe mbështetje më të madhe për shërimin e shpejtë të të lënduarve në tragjedi. Ky marshim do të fillojë gjithashtu nga Parku i Revolucionit, do të vazhdojë drejt qendrës tregtare, Komunës së Koçanit, dhe prej andej në stacionin e policisë dhe para Gjykatës Themelore dhe Prokurorisë. Pjesëmarrësit në marshim kërkojnë drejtësi pa dallim, ndëshkime për këdo që mban ndonjë përgjegjësi, por edhe ndryshime sistemike në mënyrë…

Lexo më Shumë

Bashkimi Demokratik për Integrim ndjek me shqetësim të thellë fushatën e koordinuar për diskreditimin e procesit të fundit të regjistrimit të popullsisë, një proces ligjor, transparent dhe tërësisht i monitoruar nga faktori vendor dhe ndërkombëtar. Kjo fushatë nuk është e rastësishme. Ajo është pjesë e një skenari më të gjerë për të rishkruar të gjitha arritjet e dekadës së fundit, për të bërë një regjistrim të ri sipas agjendave të reja politike, dhe për të rikthyer pabarazinë sistematike. E gjithë kjo është përpjekje e rrezikshme për të minuar themelet e Marrëveshjes së Ohrit, për të kontestuar barazinë e fituar me…

Lexo më Shumë

Më 27.06.2025, në orën 11:30 dhe 12:15, zyrtarë policorë nga SPB Gostivar arrestuan E.A. (30) nga Gostivari dhe A.A. (30) nga fshati Çegran, pas një denoncimi se ata kanë prishur rendin dhe qetësinë publike në një lokal në Çegran. Sipas raportimit, ata kishin filluar një përleshje fizike, gjatë së cilës janë përdorur edhe objekte prej qelqi, ndërsa A.A. dyshohet se ka përdorur edhe një mjet të mprehtë. Gjatë incidentit është dëmtuar edhe një veturë e tipit “Mercedes” me targa të Tetovës. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të bëhet paraqitja përkatëse penale.

Lexo më Shumë