Një veprim befasues, por pak i vërejtur nga publiku rajonal, ka ndodhur në Parlamentin Evropian: eurodeputetët grekë Emanuil Fragkos dhe Galatia Alexandraki, që në amandamentin e parë të një raporti zyrtar, kanë kërkuar që termi “Republika e Maqedonisë së Veriut” të zëvendësohet me “Shkup”. Ky qëndrim vjen nga përfaqësues të shtetit grek – vendi që në vitin 2018 nënshkroi Marrëveshjen e Prespës, përmes së cilës u arrit pajtimi për ndryshimin e emrit në “Republika e Maqedonisë së Veriut”. Megjithatë, duket se edhe emri i ri kushtetues nuk është i pranueshëm për një pjesë të elitës politike greke, të cilët tani…
Author: Hamdi Kumanova
Ish-deputeti i PDSH-së, Bekim Fazliu, ka reaguar përmes një statusi në Facebook lidhur me miratimin e Ligjit për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat nga Qeveria, duke kritikuar ashpër ish-qeverisjen e BDI-së për paaftësinë dhe mungesën e vullnetit politik për ta zgjidhur këtë çështje themelore për shqiptarët. Fazliu shkruan se, megjithëse për 20 vjet BDI kishte në dorë gjithë pushtetin, përfshirë edhe kryeparlamentarin dhe kryeministrin e parë shqiptar, asnjëherë nuk e sollën një ligj të tillë. Ai thekson se tani kur ky ligj kalon nga një qeveri me shumë më pak pushtet, të njëjtët individë që heshtën për dy dekada, dalin…
“Amendamentet që përmendëm në Raportin për Republikën e Maqedonisë së Veriut do të propozohen nga Partia Popullore Evropiane (PPE)”, tha sot kreu i GERB-it dhe ish-kryeministri bullgar, Boyko Borisov. Ai tha se kishte folur edhe me Manfred Weber dhe PPE-në dhe se raporti i PE-së nuk është detyrues. “Amendamentet do të propozohen nga e gjithë PPE-ja, ndërsa ‘propozimi francez’, siç e quajmë ne, nuk do të anashkalohet”, tha Borisov, duke shtuar se PPE-ja nuk është vetëm partia më e madhe, por edhe më e fuqishme dhe, siç thotë ai, “ne do të arrijmë ta bëjmë këtë për të mbrojtur historinë…
Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu,sot në një konferencë për media, duket se u ‘dorëzua’ karrshi punëtorëve shëndetësor në lidhje me shfrytëzimin e 300 vendeve të parkingut brenda Klinikës “Nënë Tereza”, ku ditë më parë kishte thënë se ato vende-parkingu do t’I shfrytëzojnë pacientët/qytetarët e jo punëtorët shëndetësor, shkruan Alsat. Ai sot tha se parking do të jetë për të gjithë, derisa theksoi se “kush ta shfrytëzon le ta shfrytëzon”. “Unë si ministër do të krijoj politika të bazuara në të dhëna, faza e parë është ta shfrytëzojmë infrastrukturën Brenda klinikës “Nënë Tereza”, ajo është me LIMAK-un që e kemi bërë…
Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoksi deklaroi sot se nuk mbajnë vërejtjet dhe kritikat e opozitës shqiptare rreth propozim ligjit për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat. Sipas tij pikërisht opozita shqiptare për më shumë se 20 vjet kishte mundësi që të zgjidhë çështjen e përfaqësimit, por se një gjë të tillë nuk e bëri, shkruan Alsat. “Për fat të keq opozita shqiptare kishte mundësi për më shumë se 20 vjet që të siguronte ligj që do të siguronte përfaqshim te drejtë por atë nuk e bëri. Ata si opozitë dhe në kohën kur ishin në qeveri, vetë kanë thënë se koja…
Janë arrestuar tre persona në Drenas nën dyshimin se kanë sulmuar fizikisht dy qytetarë të tjerë. Policia e Kosovës këtë rast e ka cilësuar si sulm, dhe ka njoftuar se viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor. “Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë për arsye se kishin sulmuar fizikisht dy viktimat meshkuj kosovarë. Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës. Sipas policisë, të dyshuarit pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
Enea Mihaj e mbylli pas 3 sezonesh me Famalikaon në Portugali. Mbrojtësi 26-vjeçar është në kërkim të aventurës së re, ndërsa për herë të parë mund të provojë Seria A. Xhanluka Di Marcio ka zbuluar se aktualisht pas Mihajt qëndrojnë dy klube nga Italia. Bëhet fjalë për Veronën dhe Kremonezen. Këto të fundit siguruan ngjitjen në elitë nga edicioni i fundit në Serinë B. Mihaj ka luajtur më parë në Greqi dhe Portugali. Me Famalikaon pati një rritje të madhe, ndërsa fitoi edhe shirtin e kapitenit. I lindur në Rodos të Greqisë, mbrojtësi shqiptar shikohet si okazion në merkato. Gjithçka…
Qeveria e udhëhequr nga VLEN vazhdon me ritme konkrete të përforcojë institucionet publike, këtë herë me shtim të stafit profesional në IPSh Spitalin Psikiatrik të Shkupit. Drejtori i institucionit, Isa Avdullai, ka bërë të ditur se sot janë shpërndarë vendimet dhe kontratat për 9 të punësuarit e rinj, prej të cilëve 7 janë shqiptarë dhe 2 maqedonas të cilët do t’i bashkohen ekipit në përkujdesje të shëndetit mendor të qytetarëve. Ky është një tjetër hap i qartë i Qeverisë VLEN në drejtim të fuqizimit të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat, si dhe një përgjigje konkrete ndaj propagandës së BDI-së, e…
Gjykata Themelore Penale në Shkup sot shpalli aktgjykimin për të akuzuarit në rastin e vrasjes së Vanja Gjorgjievskës dhe Pançe Zhezhovskit. Me dënim me burgim të përjetshëm u dënuan: Bore Videvski, Velibor Manev, Vllatko Keshishev dhe Ljupço Palevski. Babai i Vanjës, Aleksandar Gjorgjievski, u shpall i pafajshëm dhe u lirua nga akuzat, përcjell INA. Sipas aktakuzës së Prokurorisë, të pandehurit kanë organizuar rrëmbimin e Vanjës me qëllim që të detyrojnë një anëtar të afërt të familjes së saj të paguajë shpërblim. Ndërsa Pançe Zhezhovski është rrëmbyer për të siguruar automjetin e tij “Citroën”, që do të përdorej për rrëmbimin e…
Kryeministri Hristijan Mickoski, zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti dhe ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu sot do ta vizitojnë Klinikën universitare për sëmundje të fëmijëve në Shkup. Siç njofton MMJPH, vizita organizohet me rastin e përfundimit të 11 projekteve të rëndësishme infrastrukturore dhe mjekësore në klinikë, që synon përmirësimin e kushteve për trajtimin dhe kujdesin e pacientëve më të rinj. “Ndër aktivitetet e realizuara, spikat largimi i mbi 40 tonëve të mbeturinave të akumuluara – mobilje të vjetra, pajisje elektronike dhe inventar mjekësor – për herë të parë i realizuar në bashkëpunim me…
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme informoi se dje, katër shtetas të RMV-së një nënë dhe tre fëmijë u evakuuan me një fluturim nga Tel Avivi për në Athinë. Deri më sot, numri i përgjithshëm i qytetarëve nga vendi jonë të evakuuar ka arritur në 12, tetë nëpërmjet Egjiptit me një aeroplan qeveritar dhe katër nëpërmjet Athinës. Shumica e të evakuuarve janë fëmijë, shtatë nga një total prej 12 personash. “Sipas informacionit nga misioni diplomatik dhe konsullor në Tel Aviv, dhe duke marrë parasysh armëpushimin në fuqi që nga 24 qershori dhe stabilizimin e situatës së sigurisë,…
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit për formimin e Kuvendit, duke theksuar se ky proces duhet të jetë një angazhim i përbashkët, pavarësisht subjekteve fituese. Ai shtoi se, kur të vijë koha për formimin e qeverisë, që është përgjegjësi ekskluzive e subjektit fitues, do të dëshmohet vetvetja. “Kur të vijë puna për formimin e qeverisë, që është përgjegjësi ekskluzive e subjektit fitues, atëherë do ta dëshmojmë vetën. Tani, Kuvendin duhet ta formojmë të gjithë së bashku; pra, Kuvendin nuk e themelon vetëm subjekti fitues. Pavarësisht numrit të votave që ka, duhet të bashkohemi për ta themeluar…

