Disa persona dyshohet se kanë tentuar të përfitojnë materialisht në emër të një sëmundje të një fëmije në komunën e Pejës. Të njëjtit, dyshohet se kanë tentuar ta mashtrojnë edhe babanë e fëmijës, Astrit Begollin. Begolli, në Klan Kosova tha se pavarësisht se nuk i kanë dhënë askujt të drejtë për të hapur një konto në emër të sëmundjes së fëmijës së tij, ajo prapë se prapë u hap. “Rasti më shqetësues për mua ka qenë para tri ditëve, kur më ka kontaktuar një person duke u paraqitur si biznesmen, si shok i ngushtë i Mentor Petreles, më tha se…
Author: Hamdi Kumanova
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një tjetër sulm ajror në Paqësor, duke goditur një motoskaf që dyshohet se i përkiste trafikantëve të drogës. Si pasojë e bombardimit, dy persona humbën jetën, bëri të ditur Komanda e Përbashkët e SHBA-së për Amerikën e Jugut (SOUTHCOM). Sulmi u njoftua përmes rrjetit social X dhe është pjesë e një fushate ajrore që ka nisur në shtator 2025 kundër anijeve që Uashingtoni i lidh me trafikun e drogës. Me këtë operacion të fundit, numri i të vdekurve nga këto sulme ka arritur në të paktën 130 persona, ndërsa 38 anije janë shkatërruar deri më…
Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha se nuk kishte arsye për të qenë entuziast për presionin e Presidentit të SHBA-së Donald Trump mbi Evropën dhe Ukrainën, pasi ende ka shumë punë për të bërë në bisedimet e paqes në Ukrainë, raportoi të martën agjencia ruse e lajmeve RIA. Shtetet e Bashkuara kanë ndërmjetësuar bisedime midis Rusisë dhe Ukrainës mbi versione të ndryshme të një plani për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, por deri më tani nuk është arritur asnjë marrëveshje pavarësisht premtimeve të përsëritura të Trump. “Ka ende shumë rrugë për të bërë”, thuhet se u tha Lavrov…
Duke u rezistuar thirrjeve për dorëheqje, kryeministri britanik Keir Starmer tha të hënën se nuk është “i gatshëm të largohet” nga mandati i tij si kryeministër, teksa po përpiqet të forcojë mbështetjen brenda partisë së tij mes pasojave të skandalit me Peter Mandelson. Duke folur gjatë një takimi me deputetët e Partisë Laburiste, Starmer iu referua të kaluarës së tij në role të mëparshme dhe brenda partisë, duke thënë: “Kam fituar çdo betejë në të cilën kam qenë ndonjëherë”. Ai përmendi kohën e tij në Shërbimin e Prokurorisë së Kurorës dhe përpjekjet për reformimin e Partisë Laburiste, duke shtuar: “Njerëzit…
Një ngjarje kriminale ka tronditur komunitetin e Rockville, Maryland, të hënën pasdite në 9 shkurt, kur një nxënës u qëllua me armë zjarri brenda një shkolle të mesme. Sipas policisë së Qarkut Montgomery, incidenti ndodhi në ambientet e shkollës së mesme Thomas S. Wootton High School, e cila ndodhet rreth 20 kilometra në veri të Uashingtonit, D.C. Autoritetet njoftuan se një person është vënë në pranga në lidhje me ngjarjen. I dyshuari është gjithashtu nxënës i së njëjtës shkollë dhe u identifikua e u arrestua pak kohë pas të shtënave. Policia theksoi se në këtë fazë të hetimeve, nuk ka…
Sulmuesi i Liverpoolit, Mohamed Salah, mund ta trefishojë pagën e tij në 1.2 milionë £ (1.3 milionë €) në javë nëse transferohet te Al-Nassr këtë verë si zëvendësim për Cristiano Ronaldon, raporton Mirror. Ylli 33-vjeçar egjiptian do të bëhej fytyra e re e Ligës Profesionale Saudite (SPL) nëse mund të bindet të largohet nga Liverpooli pas nëntë vitesh në klubin e Anfield. SPL po kërkon të zëvendësojë legjendën portugeze Ronaldo (41), i cili po kërcënon të largohet nga Al-Nassr përballë asaj që ai e sheh si favorizim në tregun e transferimeve nga rivalët Al-Hilal. Ronaldo është në prag të shënimit…
Autoritetet kiliane njoftuan dje, të hënën, arrestimin e 34 anëtarëve të dyshuar të bandës kriminale peruane Los Pulpos (“Oktapodët”), si pjesë e operacioneve policore që kanë filluar që nga fillimi i vitit dhe të cilat, sipas qeverisë, kanë çuar në “çmontimin praktik” të organizatës. Siç tha në një konferencë për shtyp kreu i departamentit të krimit të organizuar të policisë kiliane, Cristian Sepúlveda, midis të arrestuarve përfshihen individë që dyshohet se kishin një rol udhëheqës, si dhe anëtarë të të ashtuquajturit “krah operativ” të bandës. Arrestimet u kryen në kryeqytet, Santiago, gjatë operacioneve të Drejtorisë së Hetimeve Penale (PDI). Kombësitë…
Donald Trump u shpreh i shqetësuar për sigurinë e tij personale, duke deklaruar se “puna e presidentit është më e rrezikshmja në botë”, në një intervistë me NBC. Presidenti amerikan pranoi se tani mendon më shumë për çështjen e sigurisë , veçanërisht pas tentativave për vrasje që kanë ndodhur në të kaluarën. Siç tha ai, megjithëse është i shqetësuar, përpiqet të mos e lejojë frikën të dominojë, pasi përndryshe nuk do të ishte në gjendje të kryente detyrat e tij. “Jam i shqetësuar, por duhet ta heqësh nga mendja që të mund të bësh punën tënde”, tha ai. Trump iu…
Skandali i Jeffrey Epstein është rikthyer fuqishëm duke tronditur themelet e dy institucioneve më të rëndësishme britanike: Monarkinë dhe Qeverinë. Mbreti Charles III ka bërë një lëvizje të paprecedentë, duke sinjalizuar gatishmërinë për të bashkëpunuar me policinë kundër vëllait të tij, Princit Andrew, ndërsa Kryeministri Keir Starmer përballet me thirrje të forta për dorëheqje për shkak të lidhjeve të stafit të tij me të njëjtin skandal. Pallati Mbretëror distancohet nga “Z. Mountbatten-Windsor” Në një deklaratë me tone jashtëzakonisht të ashpra, Buckingham Palace njoftoi se Mbreti është gati të ofrojë mbështetje për Policinë e “Thames Valley” nëse ata vendosin të…
Kriza energjetike në Kubë ka prekur tashmë arterien kryesore të ekonomisë së vendit: turizmin ndërkombëtar. Autoritetet kubane kanë njoftuar zyrtarisht linjat ajrore se, duke filluar nga dita e martë e deri më 11 mars, nuk do të kenë mundësi të furnizojnë me karburant asnjë avion në 9 aeroportet kryesore të vendit, përfshirë atë të Havanës. Reagimi i kompanive ndërkombëtare ka qenë i shpejtë. Air Canada njoftoi pezullimin e fluturimeve drejt ishullit, ndërsa linja të tjera po devijojnë avionët drejt Republikës Dominikane, Meksikës (Cancun) ose Bahamas për t’u furnizuar, çka rrit kostot dhe kohën e udhëtimit. “Dora e hekurt” e Uashingtonit…
Ndaj kërkesës së Prokurorisë së Specializuar në Hagë ka reaguar edhe ish-hetuesja e Tribunalit për Ish-Jugosllavinë, Nevenka Tromp, e cila ka vlerësuar se prokurori ka tejkaluar pozitën e tij dhe barrën e provave.Ajo ka shtuar se kërkesa për 45 vjet burg për Hashim Thaçin dhe të tjerët përbën, sipas saj, një dënim de-facto të përjetshëm. Ish-hetuesja e Tribunalit të Hagës, Nevenka Tromp, e vlerëson kërkesën e Prokurorisë për 45 vjet burg për secilin nga ish-krerët e UÇK-së si një ndjekje të tepruar, që tejkalon barrën e provave në dispozicion. Sipas saj, mungesa e provave shpesh kompensohet me kërkesa të tepërta…
Lëvizja Vetëvendosje sot do të organizojë disa aktivitete përkujtimore me rastin e shënimit të 19-vjetorit të Demonstratës së 10 shkurtit 2007. Sipas agjendës, aktivitetet do të zhvillohen si në vijim: Në ora 11:00 do mbahen homazhe te varri i Arben Xheladinit, në Prishtinë, në ora 12:00 do të mbahen homazhe te pllaka përkujtimore në bulevardin “Nënë Tereza”, Prishtinë, kurse në ora 14:00 do të ketë Homazhe te varri i Mon Balajt, në Besianë. Kujtojmë se atë kohë, dy aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Xheladini dhe Mon Balaj, derisa protestonin kundër negociatave, u vranë më 10 shkurt 2007 nga policia rumune…

