Author: Hamdi Kumanova

Analisti politik Nexhmedin Spahiu ka zbuluar detaje rreth ofertës që, sipas tij, kryeministri Albin Kurti i ka bërë Fatmir Limajt për një bashkëpunim të mundshëm politik. I ftuar në emisionin “Info Nata”, Spahiu tha se Limajt i është ofruar mundësia për të marrë tri ministri nëse vendos të bashkëpunojë me Kurtin. “Unë po të isha në vend të Kurtit, moti e kisha vendos Limajn kryetar të Kuvendit. Por edhe po të isha në vend të Limajt, do t’i pranoja ato tri ministri – nuk janë pak, kur i ka fitu tre deputetë. Edhe po pres që nëse Limaj e pranon…

Lexo më Shumë

Të qenit i pasur nuk ka të bëjë vetëm me të ardhurat e larta. Çmimet ndryshojnë nga një vend në tjetrin dhe një pagë modeste mund të ketë më shumë vlerë atje ku kostoja e jetesës është më e ulët. Edhe orët e punës nuk janë të njëjta: në disa vende arrihen të ardhura të larta me më pak orë pune, duke lënë më shumë kohë për pushim dhe jetë personale. Revista “The Economist” renditI 178 vende duke u bazuar në tre tregues. I pari është Prodhimi i Brendshëm Bruto për frymë sipas kursit të këmbimit të tregut. Ky është…

Lexo më Shumë

Një tërmet me magnitudë 6.5 ballë sipas shkallës Rihter goditi Gjirin Avachinsky në Kamchatka, njoftoi Shërbimi i Unifikuar Gjeofizik i Akademisë Ruse të Shkencave në kanalin e tij Telegram. Epiqendra e tërmetit ishte në një thellësi prej 51.2 kilometrash, sipas faqes së internetit të qendrës federale të kërkimit, raporton portali rus RBK. Të dhënat për viktimat dhe dëmet nuk u dhanë. Ministria Rajonale për Situata Emergjente vuri në dukje se dridhjet u ndjenë nga banorët e Petropavlovsk-Kamchatsky dhe Vilyuchinsk. Ata gjithashtu vunë në dukje se nuk kishte njoftime për kërcënimin e një cunami. Akademia Ruse e Shkencave njoftoi të hënën…

Lexo më Shumë

Aplikacioni i UNIBank SHA Shkup për skemën SEPA të transferimit kreditor është miratuar nga Këshilli Evropian për Pagesa dhe Banka do të përfshihet në Regjistrin e pjesëmarrësve për SEPA transferim kreditor më 8 gusht 2025. Aktualisht, Banka po punon intensivisht në të gjitha proceset e nevojshme për integrim teknik, me qëllim që t’u mundësojë klientëve të saj shërbimin e transferimit kreditor përmes SEPA-s. UNIBanka, si institucion financiar digjital, vazhdimisht investon në teknologji të reja dhe të avancuara që përmirësojnë përvojën e klientëve. Njëkohësisht, ajo harmonizohet me standardet dhe rregulloret evropiane, duke e konfirmuar epitetin e saj si një bankë moderne…

Lexo më Shumë

Memedali Jusufi  Komunikimi është një pjesë integrale të jetës së çdo qenie njerëzore. Përparimet teknologjike në fushën e komunikimit na kanë dhënë burime te mrekullueshme dhe mjete që çojnë në rritjen e jetës sonë të ndihmuar nga komunikimi i përshtatshëm. Kjo ndihmon në mbajtjen e emocioneve , mendimeve dhe ndjenjave Cili është roli i fotografisë si mjet komunikimi në sistemin e masmedias? Fotografia eshte e lidhur me transformime te shumta qe ndodhin ne shoqeri , si nje proces teknik eshte i lidhur me industrializimin dhe me modernizmin. Fotografia si një mjet i komunikimit masiv na jep për të parë botën…

Lexo më Shumë

Më 20.07.2025 në orën 15.50 në Vendkalimin kufitar “Bllacë e Poshtme”, gjatë hyrjes në shtet, nëpunësit policorë e privuan nga liria R.Xh. (40) nga Kosova, sepse gjatë kontrollit të pasaportave është konstatuar se figuron me masën “arresto” – me kërkesë të Interpolit. Personi iu dorëzua nëpunësve policorë të Stacionit Policor Mirkovc për veprime të mëtejshme.TS

Lexo më Shumë

Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale ka marrë vendim për mbështetje financiare për familjet me një ose më shumë fëmijë me nevoja të veçanta, shfrytëzuesit e ndihmës së veçantë financiare dhe vendime për marrjen e mbështetjes financiare për familjet kujdestare, të cilët kujdesen për një deri pesë persona në familjen e tyre. Siç thonë nga ministria, vendimet janë pjesë e masave për mbështetje të drejtpërdrejtë financiare për kategoritë e cenueshme të qytetarëve, me qëllim uljen e shpenzimeve të shfrytëzuara të energjisë elektrike. Siç thekson Ministria, masat synojnë përmirësimin e standardeve të jetesës së këtyre familjeve. “Në përputhje me…

Lexo më Shumë

Nëpunësit policorë të Sektorit për Luftën Kundër Terrorizmit, të Departamentit për Luftimin e Krimit të Organizuar dhe të Rëndë pranë MPB-së, në koordinim me Agjencinë e Sigurisë Kombëtare dhe Prokurorinë Themelore Publike Shkup, më 19 korrik të këtij viti, kryen bastisje në një shtëpi dhe në hapësira tjera në dy lokacione në Shkup. Siç kumtoi sot MPB-ja, gjatë bastisjeve tek personi S.A. (23) nga Shkupi janë gjetur dhe sekuestruar materiale elektronike provash, armë zjarri dhe 51 fishekë. Pas kryerjes së bastisjeve, për S.A. në Prokurorinë Themelore Publike Shkup është ngritur kallëzim penal për “Përpunimin, mbajtjen, ndërmjetësimin dhe tregtimin e palejuar…

Lexo më Shumë

Vlera e shportës minimale sindikale për muajin korrik 2025 është 65,328 denarë (1061 euro). Krahasuar me vlerën e shportës minimale sindikale për muajin qershor 2025 që është 64,698 denarë (1051 euro), është rritur me 630 denarë. Me një apartament me qira prej 60 metrash katrorë për muajin mars, harxhimet minimale arrijnë në 80,703 denarë (1311 euro). Siç thonë nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë, vlera e Shportës Minimale Sindikale për ushqim dhe pije, për ato 63 produkte që ndjek Shporta Minimale Sindikale për korrik 2025 është 23,683 denarë krahasuar me qershorin 2025 (23,167 denarë) është rritur me 515 denarë. “Nga…

Lexo më Shumë

MPB Maqedoni njofton se dje është gjetur i vdekur një shtetas i Serbisë, në ujërat e Liqenit të Ohrit. “Dje në orën 19:41, në Sektorin e Punëve të Brendshme në Ohër është denoncuar se, në afërsi të një kompleksi hotelierik në Liqenin e Ohrit, është parë një person i vdekur”. “Nga masat e marra, u përcaktua se personi ishte M.D. (56) nga Pozharevac, Republika e Serbisë, ndërsa një mjek nga Shërbimi i Mjekësisë së Shpejtë përcaktoi se vdekja nuk tregonte shenja dhune”, thonë nga MPB.

Lexo më Shumë

Pasi Donald Trumpi bëri shpalljen e madhe për shitjen e armëve europianëve me destinacion Kievin dhe ultimatumin ndaj Putinit, nuk mungojnë dyshimet dhe pasiguritë, veçanërisht përsa i përket të ardhmes afat gjatë. Evropa është e kënaqur me këtë kthesë në çështjen e armëve, megjithëse nuk beson në efektivitetin e kërcënimit me “taksa dhe sanksione” brenda 50 ditësh. Gjithashtu, edhe sekretari i NATO-s, Mark Rutte, duke folur në Zyrën Ovale pranë Trump-it, e ka quajtur “të vetëkuptueshëm” faktin që presidenti amerikan kërkon që për armët të paguajnë vetë europianët. Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme të BE-së, Kaja Kallas, komentoi…

Lexo më Shumë

Ministria e Arsimit në Maqedoninë e Veriut po punon në optimizimin e shkollave në vend, që përfshin edhe mbylljen e një pjese të tyre. Ministrja e këtij dikasteri, Vesna Janevska në një intervistë për “Evropa e Lirë” shpalosi planin se çfarë do të ndodhë me mbylljen e shkollave. “Nuk mund t’ju them një numër të saktë, sepse nuk është e thjeshtë. Nëse një shkollë periferike është 30 kilometra larg nga ajo qendrore, nuk do të mbyllet, edhe nëse ka vetëm një nxënës. Ai nxënës ka të drejtë në arsim. Por nëse është 2.5 apo 3 kilometra larg dhe aty mësojnë…

Lexo më Shumë