Author: Hamdi Kumanova

Napoli dhe Galatasaray më në fund kanë arritur një marrëveshje të plotë për shitjen e sulmuesit nigerian Victor Osimhen, pas një periudhe huazimi jashtëzakonisht të suksesshme në Stamboll gjatë sezonit 2024/2025. Galatasaray ka këmbëngulur për ta transferuar Osimhen përfundimisht, pas formës së tij mbresëlënëse gjatë huazimit sezonin e kaluar, ku ai kontribuoi me 37 gola dhe tetë asistime në 41 paraqitje në të gjitha garat. Megjithëse Galatasaray pranoi të paguajë të plotë klauzolën e lirimit prej 75 milionë eurosh që ishte e vlefshme në kontratën e Osimhen gjatë pjesës së parë të korrikut, negociatat janë zvarritur për disa javë për…

Lexo më Shumë

Zylyftar Hoxha Ai prehet i vetmuar, pse jo edhe i harruar, atje në varrezat e Ersekës, nën fërshëllimat e erërave të pllajës së Kolonjës dhe të Gramozit, duke pritur një fjalë të pathënë, për plakun zulmëmadh të Shqipërisë Juglindore, që në vitet e vështira të Luftës së Parë Botërore, uli në gjunjë gjeneralë dhe diplomatë të huaj. Por këtë fjalë nuk i tha askush, as në gjallje e as në vdekje, nga të gjitha qeveritë që kanë kaluar: nga e Zogut, dihet, s’kishte ç’priste, se atij i kishte kthyer pushkën; nga komunistja, mori vetëm disa loloçka, që s’i hynë në…

Lexo më Shumë

Forcat speciale të inteligjencës së Mbrojtjes së Ukrainës (HUR), kryen një pritë të suksesshme kundër luftëtarëve nga njësia “Akhmat” pranë fshatit Velyka Bilozerka në rajonin e Zaporizhzhia. Duke përparuar më shumë se 30 kilometra thellë në territorin e pushtuar, ushtarët eliminuan tre ushtarë të Gardës Kombëtare Ruse dhe u kthyen në bazë. “Akhmat” është një njësi luftarake e Gardës Kombëtare Ruse e përbërë kryesisht nga forca sigurie çeçene dhe në varësi të drejtpërdrejtë të kreut të Çeçenisë, Ramzan Kadyrov. “Si rezultat i një shpërthimi të automjetit, tre luftëtarë të ‘Akhmat’ u neutralizuan. Gjatë operacionit, u mblodhën gjithashtu informacione mbi logjistikën,…

Lexo më Shumë

Një ngjarje e rëndë me përmasa ndërkombëtare ka tronditur Athinën dhe komunitetin akademik të Universitetit të Kalifornisë në Berkeley. Profesori i marketingut, Przemyslaw Jeziorski, 43 vjeç, u vra mëngjesin e 4 korrikut në një lagje të qetë të kryeqytetit grek, ndërsa po shkonte të merrte binjakët e tij të vegjël nga shtëpia e ish-gruas. Vrasja ndodhi në prag të një përballjeje ligjore për kujdestarinë e fëmijëve dhe ka ngjallur indinjatë të madhe për mënyrën brutale dhe motivet që qëndrojnë pas saj. Sipas autoriteteve greke, Jeziorski u qëllua disa herë nga afër nga një person i maskuar, ndërsa kalimtarët u përpoqën…

Lexo më Shumë

Zjarri i përhapur gjatë natës në fshatin Verrnik, në drejtim të zonës kufitare dhe territorit grek, ka përfshirë një sipërfaqe të mëdha toke. Në vendin e ngjarjes janë angazhuar gjatë natës, forcat zjarrfikëse të shërbimit pyjor, gjithashtu edhe vullnetarë. Autoritetet njoftojnë se janë dakorduar edhe me palën greke në rastin se do të duhet ndihma e tyre që të ndërhyjnë në pikën kufitare. Zjarri masiv është përhapur shumë pranë postës dhe policisë së doganës së Kapshticës. Siç shihet edhe nga pamjet që sjell ABC News, zjarrfikëse nga Devolli, Korça, Maliqi janë angazhuar për të mos lejuar më tej përhapjen e…

Lexo më Shumë

Tashmë është bërë e qartë nga Interi se Kristjan Asllani do të largohet gjatë kësaj merkato vere. Fiorentina është një nga klubet që ka shfaqur interes për të, por vlera aktuale që Inter i ka vendosur lojtarit, që shkon nga 18 deri në 20 milionë euro, është më e lartë sesa ajo që Fiorentina mund të ofrojë për momentin raporton “TuttoMercatoWeb”. Kristjan Asllani është i lidhur me Interin me kontratë deri në vitin 2028. Mesfushori shqiptar iu bashkua klubit nga Empoli në vitin 2023, në një marrëveshje me vlerë rreth 15.7 milionë euro. Gjatë sezonit të fundit, ai u…

Lexo më Shumë

Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën, pas një aksidenti tragjik të ndodhur në Ekuador. Mes viktimave raportohet se janë edhe dy fëmijë të moshës 6 dhe 11 vjeç. Aksidentet rrugore në Ekuador janë shqetësuese dhe një ndër shkaqet e numrit të lartë të vdekshmërisë. Nga janari deri në muaji maj u regjistruar mbi 4 700 aksidente me mbi 656 viktima. /abcnews.al/

Lexo më Shumë

Memedali Jusufi  Esenca e kesaj teme eshte se brenda njeriut ka nje paradoks . Paaftesia per te krijuar marredhenie te verteta me te tjeret dhe nga ana tjeter eshte plotesishte i mvarun prej tyre ( pra njerzeve) ne cdo aspekt gjate konfirmimit te ekzistences se tyre personale. Nevoja qe njeriu te njohe imazhin e tij permes syve te te tjereve eshte esenca ne artin e Sartrit. Vepra e tij dramatike , ku vjen ne shprehje ne dramen e tij me nje akt “Prapa dyerve te mbyllura 1944 vjen ne shprehje nevoja e nje njeriu te njihet nga te tjeret .…

Lexo më Shumë

Në Shqipëri, burrat zotërojnë më shumë telefona celularë se gratë, por kur bëhet fjalë për llojin e tyre janë gratë ato që kanë më shumë smartphone. Kjo është një nga gjetjet interesante të raportit Global Findex 2025, publikuar këto ditë nga Banka Botërore, që mat përfshirjen financiare në 120 shtete të botës, përfshirë edhe Shqipërinë. Sipas të dhënave të mbledhura nga 1,000 intervista, 94% e burrave kanë një telefon celular, ndërsa tek gratë kjo përqindje është 92%. Por ndarja bëhet më interesante kur analizohen llojet e telefonave që përdorin. Të paktën 77% e burrave kanë smartphone, ndërsa 17% përdorin telefona…

Lexo më Shumë

Pa ujë sot nga ora 11:30 janë një pjesë e shfrytëzuesve të rrugës “Rruga e Kaçanikut”, në komunën e Butelit, ndërsa nga ora 12 banorët e rrugëve “Karaxhica”, “Kara Trifun”, “Pando Kljashev”, “Peju Javorov” dhe “Milan Mijalkoviq” në komunën e Kisella Vodës dhe nga rrugët “Xhon Kenedi” dhe “Maksud Sadik” në komunën e Çairit.

Lexo më Shumë

Gjatë 24 orëve të fundit janë shuar gjithsej 27 zjarre në hapësirë të hapur, ndërsa katër janë vënë nën kontroll. Zjarre aktive ka në fshatin Niviçinë, komuna e Vasilevës, në fshatin Greshnicë, komuna e Makedonski Brodit, mes fshatrave Careviq dhe Smolanë dhe në fshatin Vishticë, komuna e Likovës. Siç njoftoi Qendra për Menaxhim me Krizat (QMK), nën kontroll është zjarri në komunën e Velesit, mes fshatrave Xhidimirci-Krushjë-Ivankov, në fshatin Nikolliq, komuna e Dojranit, në komunën e Demir Hisarit, deponia e qytetit dhe në komunën e Makedonski Brodit, fshatrat Çreshnevë, Lokvicë dhe Krapë. Nga tre zjarre janë shuar në komunat Rankovcë…

Lexo më Shumë

Më 19.07.2025, në orën 01:00, në rrugën “Marshal Tito”, pranë një objekti hotelier në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë arrestuan B.K. (21) nga fshati Tenovë, pasi gjatë kontrollit te ai u gjetën dhe u konfiskuan një boksi i kombinuar me thikë, një sprej piperi dhe një thikë tjetër. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do t’i përgatitet parashtresa përkatëse sipas nenit 80 të Ligjit për armë.

Lexo më Shumë