Ministria e Arsimit në Maqedoninë e Veriut po punon në optimizimin e shkollave në vend, që përfshin edhe mbylljen e një pjese të tyre. Ministrja e këtij dikasteri, Vesna Janevska në një intervistë për “Evropa e Lirë” shpalosi planin se çfarë do të ndodhë me mbylljen e shkollave. “Nuk mund t’ju them një numër të saktë, sepse nuk është e thjeshtë. Nëse një shkollë periferike është 30 kilometra larg nga ajo qendrore, nuk do të mbyllet, edhe nëse ka vetëm një nxënës. Ai nxënës ka të drejtë në arsim. Por nëse është 2.5 apo 3 kilometra larg dhe aty mësojnë…
Author: Hamdi Kumanova
Kandidati për kryetar të komunës së Çairit dhe nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Bujar Osmani, ka deklaruar se zgjedhjet lokale të ardhshme në Maqedoninë e Veriut nuk do të jenë thjesht një proces elektoral, por do të shërbejnë si një referendum për të gjithë shqiptarët në vend. Në një intervistë për Euronews Albania, Osmani theksoi se shqiptarët po përballen me një model të mirëorganizuar politik që synon të zhbëjë identitetin e tyre, fituar sipas tij përmes Marrëveshjes së vitit 2001. “Në zgjedhjet e ardhshme përkundër dëshirës tonë, nuk do të jenë zgjedhje normale lokale por do të jenë…
Taravari mysafir i ish ambasadorit William Walker në SHBA Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari i shoqëruar nga kryetari i komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani po qëndrojnë në një vizitë zyrtare në SHBA ku janë pritur në shtëpinë e ish ambasadorit William Walker. “Ka disa njerëz që me trimërinë e tyre bëjnë vepra të jashtëzakonshme si është çlirimi i një shteti. Një figurë e këtij kalibri është edhe William Walker i cili denoncoi krimet në Kosovë duke i hapur udhë lirisë së saj. Bashkë me kryetarin e Vrapçishtit z.Isen Shabani kisha privilegjin e një jete që sot të isha…
Kapen cigare, duhan dhe makina për mbushje të cigareve! Arrestohet 45-vjeçari nga Bogovina Një 45-vjeçar nga Bogovina është arrestuar pasi në veturën që po drejtonte janë kapur cigare, duhan dhe mjete për përpunim të cigareve. “Është arrestuar arrestuan A.S. (45) nga fshati Pallçisht i Epërm, komuna e Bogovinës. Gjatë kontrollit të një automjeti të pasagjerëve “Audi” me targa të Tetovës, që drejtohej nga A.S., janë gjetur 49 kuti me filtra për cigare, 70 steka me nga 10 kuti cigaresh, 19 makineri për mbushjen e cigareve dhe 98 kilogramë duhan i grimcuar”, thonë nga MPB.
Një zjarr masiv dogji disa hektar pyje me pishë të zezë në luginën e Shkopetit. Flakët u aktivizuan që pasditen e së shtunës dhe vazhduan gjatë gjithë ditës së dielë. Ekipet e shërbimit zjarrfikës të bashkive Kurbin e Mat, ato të forcave të armatosura, dhe të shërbimit pyjor luftuan me flakët për ta vënë nën kontroll zjarrin por ishte e pamundur për shkak të terrenit. Pasditen e së dielës ndërhyri edhe helikopteri i ministrisë së mbrojtes duke bërë të mundur izolimin një njërën anë të vatrës së zjarrit. Por flakët u rishfaqën gjatë mbrëmjes ku kaluan në anën tjetër të…
Nuk ka persona të lënduar nga shpërthimi i cili ka ndodhur rreth orës 02:45 në diskotekën “Gate” në Prishtinë. Kështu ka konfirmuar për Klankosova.tv zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agon Borovci. “Rreth orës 02:45, është raportuar për një shpërthim në rrugën “Epiri” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme kundrejt situatës. Nga informacionet fillestare, nuk raportohet për të lënduar. Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka iniciuar një hetim në drejtim të veprës penale “Shkaktim i Rrezikut të Përgjithshëm” dhe po vijon punën e saj, me…
Qyteti i Shkupit i informon qytetarët se prej sot fillon dezinsektimi tokësor i zonës së qytetit, me qëllim shkatërrimin e formave të rritura dhe larvave të mushkonjave. Aksioni do të kryhet natën, nga ora 22:00 deri në orën 03:00, dhe do të zgjasë deri të enjten, më 24 korrik. Nëse kushtet e motit nuk e lejojnë kryerjen e dezinsektimit, ai do të realizohet ditën e parë të nesërme, kur kushtet e motit do të jenë të favorshme, në terminin e njëjtë. Autoritetet e qytetit u bëjnë thirrje bletarëve që me kohë t’i ndërmarrin masat e nevojshme për mbrojtje të bletëve…
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski sot do të jetë nikoqir i Ministrit të Punëve të Jashtme, Bashkëpunimit Afrikan dhe Diasporës Marokene të Mbreterisë së Marokut, Naser Burita i cili do të qëndrojë për vizitë zyrtare në vendin tonë. Siç kumtoi MPJdheTJ të dy ministrat do të mbajnë takim tet-a-tet, takim dypalësh ndërmjet të dy delegacioneve, pas së cilës do të vijojë konferencë për shtyp.
20 vjet premtimet boshe të BDI-së po i kthejmë në ndërtim të rrugëve të vërteta. BDI për gati dy dekada në pushtet, por rajonet ku jetojnë shqiptarët mbetën pas. Asnjë projekt madhor infrastrukturor nuk u realizua, asnjë kilometër autostradë drejt Gostivarit, Kërçovës, Strugës, Bllacës apo Qafëthanës. Shqiptarët morën vetëm lule, shirita dhe fotografi në Facebook me fytyrat e Artanit dhe Bujarit. Rrugë u ndërtuan gjithkund, përveç atje ku jetojnë shqiptarët. Ndërsa shteti investonte drejt Kriva Pallankës, Shtipit, Koçanit, Radovishit, Strumicës dhe Gjevgjelisë, BDI nuk tregoi interes për ndërtimin e infrastrukturës në pjesën perëndimore të vendit. Autostrada Shkup–Bllacë është premtuar për…
Gratë shtatzëna vazhdojnë të përballen me diskriminim dhe përjashtim nga puna sapo punëdhënësit mësojnë për shtatzëninë e tyre. Komisioni për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi (KPMD) ka konstatuar diskriminim të drejtpërdrejtë ndërsektorial mbi bazë gjinie, seksi dhe amësie në fushën e punës dhe marrëdhënieve të punës ndaj një punonjëseje në një firmë private, e cila më 17 qershor 2024 kishte njoftuar se ishte shtatzënë, ndërsa që të nesërmen kishte marrë njoftim për ndërprerjen e kontratës. Gruaja e re kishte qenë e punësuar me kontratë të përkohshme, fillimisht për tre muaj. Në prill të vitit të kaluar ajo kishte nënshkruar një…
Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh indinjatën dhe shqetësimin më të thellë për vendimin e Qeverisë aktuale VMRO-VLEN për mosdhënien e pëlqimit për marrëdhënie të përhershme pune për 155 motra medicinale në Spitalin Klinik të Tetovës, gra profesioniste, nëna dhe shtylla të qindra familjeve, të cilat me vite të tëra shërbyen me përkushtim ndaj pacientëve dhe sistemit shëndetësor të vendit. Një vendim i tillë është jo vetëm i padrejtë dhe politikisht i motivuar, por bart në vete edhe elemente të diskriminimit të hapur etnik dhe gjinor. Në vend që të vlerësohet profesionalizmi dhe sakrifica e këtyre punonjëseve, shumë prej të cilave…
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë sot do të mbahet seanca gjyqësore e radhës për rastin “Banjska”. Seanca do të mbahet ndaj të akuzuarëve Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq. Seanca e fundit gjyqësore për rastin “Banjska” ndaj të akuzuarve Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq, nuk u zhvillua wepër shkak se nuk ka pasur kushte për mbajtjen e saj. Ishte planifikuar të dëgjohej një dëshmitar i propozuar nga Prokuroria, mirëpo se i njëjti nuk ka pasur mundësi të jetë i pranishëm në këtë seancë. Ndryshe Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq, nga 45 të akuzuarit sa janë…

