Shkrim nga Financial Times Sa e përkushtuar është NATO për mbrojtjen e shteteve baltike? Kjo ishte pyetja që Vladimir Putini po nxiste në mënyrë indirekte, kur avionët luftarakë rusë shkelën hapësirën ajrore të Estonisë javën e kaluar. Qëndrimi publik i NATO-s është i qartë: aleanca prej 32 vendesh do të mbrojë çdo centimetër të territorit të saj. Ky përkushtim shihet qartë në bazën ushtarake të Tapa-s në Estoni, pranë kufirit me Rusinë. Tapa, që në gjuhën estoneze do të thotë “vras”, dikur ishte një bazë ajrore sovjetike. Sot është baza kryesore e ushtrisë estoneze dhe e një grupi beteje të…
Author: Hamdi Kumanova
Taravari: VMRO përmes vasalëve shqiptarë po tenton ta demobilizojë votën shqiptare Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka akuzuar VMRO-DPMNE-në se po përdor “vasalë shqiptarë” për të dekurajuar daljen në zgjedhje të votuesve shqiptarë në disa komuna. Sipas Taravarit, kjo strategji synon që shqiptarët të mos mobilizohen, duke u thënë se në Likovë, Gostivar dhe Vrapçisht fituesit tashmë janë të sigurt. “Jo, përkundrazi, duhet maksimalisht të mobilizohemi si asnjëherë më parë. Dalim votojmë dhe ia dërgojmë porosinë Mickoskit: shqiptarët mendojnë kështu”, ka theksuar Taravari. Ai u bëri thirrje qytetarëve shqiptarë që të jenë të vendosur…
Më 21 shtator 2025, rreth orës 21:20, në SPB Ohër është raportuar një aksident trafiku në rrugën “7 Nëntori” në Ohër, ku janë përfshirë një automjet pasagjerësh “Reno” me targa të Ohrit, i drejtuar nga B.Xh. (69) nga Ohri dhe një moped “Aprilia” me targa të Ohrit, i drejtuar nga N.Z. (18) nga fshati Leskoec i Ohrit. Si pasojë e aksidentit, N.Z. ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në spitalin “Sh. Erazmo” në Ohër. Ekipi hetimor i SPB Ohër ka kryer këqyrjen e vendngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rastit.TS
Më 21 shtator 2025, rreth orës 09:25, në Pikën e Kalimit Kufitar Bllatë, në hyrje të shtetit, nëpunësit policorë kanë privuar nga liria B.Xh. (41) nga Republika e Shqipërisë. Gjatë kontrollit kufitar është konstatuar se ai figuronte me masën “Arresto” në bazë të kërkesës së Interpolit. Personi iu dorëzua nëpunësve policorë të Stacionit Policor Dibër për veprime të mëtejshme procedurale.TS
Më 21 shtator 2025, rreth orës 00:05, në Stacionin Policor në Zherovjan, F.E. (59) nga fshati Tenovë ka raportuar se më 19 shtator 2025, rreth orës 21:00, dy persona L.Z. dhe J.Z. nga fshati Pirok kishin hyrë në oborrin e shtëpisë së saj dhe ishin sjellë në mënyrë agresive duke e kërcënuar. Policia po ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të rastit.TS
Jemi në një moment vendimtar të historisë sonë kur sfidat e sigurisë më nuk kufizohen vetëm me kërcënimet tradicionale siç është krimi i organizuar, tregtia me drogë dhe korrupsioni, por janë të ndërthurura me rreziqe të reja dhe më komplekse, theksoi ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski në hapjen e Konferencës së degës evropiane të Asociacionit të Akademisë kombëtare të Byrosë Federale për Hetime (FBI), që filloi sot në Shkup. “Sot jemi dëshmitarë të shfaqjes së kërcënimeve dhe luftimeve kibernetike, keqpërdorimit të teknologjisë, ekstremizmit tradicional dhe shndërrimit të dezinformatave në armë që e ndryshon natyrën e mjedisit të sigurisë…
Më 21 shtator 2025, rreth orës 18:00 në Tetovë, zyrtarë policorë të SPB Tetovë arrestuan R.K. (52) nga Tetova, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “vjedhje”, e dënueshme sipas nenit 235 të Kodit Penal. Rasti i vjedhjes ishte raportuar më 19 shtator 2025 nga B.N. (59) nga Tetova. I dyshuari u mbajt në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të përgatitet parashtresë përkatëse.
Drejtori i Spitalit të Tetovës Erzen Elezi, ka dhënë detaje në lidhje me rastin e vdekjes së 7-vjeçares në repartin e Pediatrisë. Ai tha se pacientja 7-vjeçare është pranuar në spital të shtunën në mbrëmje me dhimbje të muskujve.] Elezi tha se pas pranimit të pacientes, mjekët kanë vepruar në përputhje me protokollet mjekësore dhe i kanë dhënë terapi në përputhje me moshën e pacientes. “Pacientja është lajmëruar në spital në reapartin pediatrik më 20.09 me dhimbje të muskulaturës. Fëmija ka qenë në krah të prindërit dhe nuk ka mundur të ecë. Nga ana e mjekut kujdestar janë…
Është prishur radari i vetëm funksional në Kontrollin e Fluturimit të Navigacionit Ajror të Maqedonisë (M-NAV) në aeroportin e Shkupit, ka publikuar portali „SDK.mk“. Kjo do të thotë se që nga mëngjesi i djeshëm kontrollorët e fluturimit nuk mund t’i shohin avionët në lartësi të ulët gjatë uljes. Nga dy radarët, njëri që ndodhet mbi kullën e kontrollit dhe tjetri në afërsi të saj, ai që ka qenë në funksion tani është prishur. Derisa të hiqet defekti, gjegjësisht derisa të arrijë pjesa nga Italia, kontrollorët do të duhet t’i ulin avionët një nga një. Nëse ndodh…
VLEN çdo ditë e më shumë po e dëshmon gjendjen e vet të mjerueshme politike: pa zë, pa legjitimitet dhe të nënshtruar plotësisht ndaj padronit të tyre, VMRO-DPMNE-së. Ata nuk guxojnë të flasin për asnjë çështje të madhe kombëtare. Kryeministri i qorton publikisht sa herë që guxojnë të prekin tema madhore, duke ua kujtuar se janë aty vetëm për kanalizime dhe mbeturina. VLEN hesht për iniciativën skandaloze të VMRO-së në Gjykatën Kushtetuese kundër ligjit për gjuhën shqipe. VLEN hesht edhe për heqjen e balancuesit si mekanizëm mbrojtës për përfaqësim të drejtë në administratë. VLEN hesht për mosndëshkimin e policit që…
Rrjeti telemetrik sizmologjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, në stacionet sizmologjike të instaluara në të gjithë territorin e RMV-së, të mirëmbajtura nga Observatori Sizmologjik në Fakultetin e Shkencave Natyrore dhe Matematikës në Shkup, herët në mëngjes në orën 03:20 regjistroi një tërmet epiqendra e të cilit kishte origjinën në Republikën fqinje të Greqisë. Epiqendra e tërmetit ishte 290 km në juglindje të Shkupit, me magnitudë lokale Rihter, ML5.0. Sipas të dhënave që ka në dispozicion observatori deri më tani, tërmeti është ndjerë në pjesët juglindore të Republikës, me një intensitet prej III gradësh sipas Shkallës Evropiane të Makroseizmikës.
Gjiganti rus i gazit, Gazprom, ka dalë praktikisht nga pronësia e Industrisë së Naftës së Serbisë (NIS), pasi aksionet e tij janë marrë nga kompania ruse, Intelligence, tregojnë të dhënat e publikuara në ueb-faqen e Bursës së Beogradit. Gazprom, i cili nuk është përfshirë nga sanksionet amerikane që kërcënojnë NIS-in, për shkak se një pjesë të madhe të tij zotëron Gazprom Neft, i cili është nën sanksione, ka transferuar rreth 11.3% të aksioneve të NIS-it tek Intelligence. Tash për tash, nuk dihet nëse kompania Intelligence është nën sanksione. NIS-i është në rrezik të vihet nën sanksionet e SHBA-së,…

