Një 37-vjeçar me origjinë shqiptare do të ekstradohet nga Britania në Shqipëri pasi është dënuar për përdhunimin e një të miture në Bulqizë, ngjarje e ndodhur më 29 shkurt 2016. Ministria e Drejtësisë ka fituar betejën ligjore në Royal Courts of Justice, duke siguruar dritën jeshile për ekstradimin e Denis Havaljas i cili kundërshtonte ekstradimin drejt Shqipërisë dhe vendimin e kishte çuar në apel. 37-vjeçari është dënuar në mungesë në vitin 2017 nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat me 5 vite burg për përdhunimin e një vajze 13-vjeçare dhe vendimi është konfirmuar një vit më pas nga Gjykata e Apelit…
Author: Hamdi Kumanova
Nga Bekim REXHEPI Përfshirja e Koridorit 8 në infrastrukturën kritike të NATO shënon një kthesë të rëndësishme për pozitën gjeostrategjike të Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria. Ky zhvillim e zhvendos projektin nga një iniciativë infrastrukturore rajonale në një element kyç të arkitekturës euro-atlantike të sigurisë. Korridori 8, që lidh Adriatikun me Detin e Zi përmes Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, tashmë merr dimension të ri strategjik. Në një kohë kur siguria energjetike, lëvizshmëria ushtarake dhe zinxhirët e furnizimit janë bërë çështje prioritare për aleancën, ky aks lindje-perëndim shihet si alternativë e qëndrueshme dhe e sigurt për rajonin.…
Urgjenca në Shkup ballafaqohet me mungesë të personelit mjeksorë, autoambulanca të amortizuara dhe një sërë problemesh tjera që pengojnë funksionimin normal të saj. ” Ndihma e shpejtë në kuadër të qytetit të Shkupit, fatkeqësisht ballafaqohet me një mungesë të theksuar të vet personelit mjekësor, duke filluar nga mjekët, infermieret dhe vet shoferët, pasi këto përbëjnë një tërësi një ekip, si dhe autoambulancat që aktualet janë të amortizuara dhe pothuajse të pamundshme të funksionojnë në terren që t’i ofrohet ndihma mjekësore popullatës.”, theksoi Sejfullah Ademi, mjek i ndihmës së shpejtë. Sipas tij, në bazë të numrit të banorëve në Shkup dhe…
Një qendër paraburgimi ruse, e cila para luftës strehonte gra, fëmijë dhe të mitur, u transformua pas shkurtit 2022 në një vend torturash sistematike për të burgosurit ukrainas, sipas dëshmive dhe raporteve ndërkombëtare. Ky është SIZO-2 famëkeq në Taganrog, i cili, nga një qendër paraburgimi për afërsisht 400 të burgosur rusë, u mbush brenda pak muajsh me qytetarë dhe ushtarë ukrainas, të cilët u transportuan të lidhur dhe me sy të lidhur në kamionë ushtarakë me simbolin “Z”. T ë paraburgosurit përshkruajnë një regjim dhune brutale, poshtërimi dhe torture sistematike, duke përfshirë torturën me ujë, goditjet elektrike, rrahjet, mbytjen dhe…
Kryeministri britanik po shqyrton mundësinë e rritjes së ndjeshme të shpenzimeve për mbrojtjen. Downing Street po konsideron përmbushjen e një objektivi të planifikuar më herët, me një kosto të mundshme prej miliarda funtesh. Keir Starmer shprehu qëndrimin e tij gjatë fundjavës në Konferencën e Sigurisë në Mynih, duke deklaruar se për të përballuar kërcënimin e përgjithshëm, do të nevojiten shpenzime më të shpejta dhe më të mëdha. Kryeministri kishte premtuar vitin e kaluar se do të shpenzonte 2.5% të PBB-së për mbrojtjen deri në prill 2027, ndërsa ai gjithashtu synon të rrisë këtë shifër në 3% të PBB-së gjatë…
Në fokus të opinionit publik këto ditë është zgjedhja e drejtorit të ri të Agjencisë për Komunikime Elektronike (AKE), një pozitë me rëndësi kyçe për rregullimin dhe zhvillimin e sektorit të komunikimeve elektronike në vend. Sipas informacioneve të TV21, në konkursin aktual janë paraqitur gjithsej nëntë kandidatë. Të martën, Komisioni për përzgjedhje do të bëjë seleksionimin fillestar dhe do të konstatojë se cilët prej kandidatëve i plotësojnë kushtet ligjore për të vazhduar në fazën e radhës të procedurës. Kandidatët që do ta kalojnë këtë fazë do të ftohen për intervistë. Procesi po ndiqet me interes të shtuar nga publiku, duke…
BDI në Çair shpall me bujë formimin e një “SPAK-u lokal”, sikur të kishte zbuluar “Amerikën”. Por pyetja që lind menjëherë është: a do ta kapë ky SPAK edhe kryesinë e vet? Apo është vetëm një teatër i radhës për të mashtruar qytetarët? Sepse korrupsioni nuk është thjesht ndërtim pa leje apo tender komunal. Ai ka fytyra të njohura: Faton Ahmeti, për dyshimet e keqpërdorimit të fondeve në FSSH, Arber Ademi, si ministër i Arsimit me lëndë të hapura për abuzime, Bujar Osmani, për rastin famëkeq “Pacienti”, dhe shumë të tjerë që sot ulen në kryesinë e BDI-së si të…
Qendra e skijimit “Kodra e Diellit” ka reaguar ashpër pas një incidenti të rëndë të ndodhur sot, ku dy persona me mjete motorike të ndaluara kanë hyrë në pistat e skijimit, duke rrezikuar drejtpërdrejt sigurinë e turistëve dhe skijatorëve. Sipas njoftimit zyrtar, mjetet motorike kanë lëvizur në zona të ndaluara, duke përfshirë edhe hapësirën para hyrjes së ski-qendrës, ku qarkullimi i njerëzve është i dendur. Menaxhmenti ka bërë të ditur se rasti është denoncuar menjëherë në organet e policisë dhe do të ndiqet sipas procedurave ligjore në fuqi. ”Siç kemi theksuar edhe më herët, çdo person që shkel rregullat dhe…
Reshjet e dendura të shiut në Maqedoninë Perëndimore kanë shkaktuar vërshime të mëdha. Në Kërçovë janë evakuuar 180 persona, ndërsa më së shumti shi ka rënë në Pozharane dhe Tetovë si pasojë e ciklonit nga Gjiri i Gjenovës. Gjatë 48 orëve të fundit, përfshirë orët e mëngjesit, në pjesët perëndimore të Maqedonisë kanë rënë sasi të mëdha shiu, gjë që ka shkaktuar vërshime serioze dhe evakuimin e një numri të madh të qytetarëve. Më së shumti shi është matur në Pozharane – 55 litra për metër katror, ndërsa nga qytetet më i goditur është Tetova me 52 litra për metër…
LSDM-ja opozitare përmes një kumtese për media thotë se “ndërkohë që qeveria e Mickoskit nuk ka para për një pagë minimale prej 600 eurosh dhe po shkurtojnë 40 milionë euro subvencione për fermerët, kanë para për aeroplan të ri, mallra luksi, mobilje, automjete dhe për më tepër, po shpërndajnë tendera si ëmbëlsira të nxehta”. Nga kjo parti thonë gjithashtu se të njëjtat kompani, të afërta me qeverinë, po fitojnë një numër të madh tenderësh, me miliona milionë euro në një periudhë të shkurtër. “74 tendera me vlerë 17.6 milionë euro vetëm në dy vjet u fituan nga kompania “Lendi Group”…
Me rregulla të qarta, standardet më të larta të sigurisë dhe mbrojtje të plotë ligjore, Megawin.mk po ndërton identitetin e saj si një partner i besueshëm për të gjithë ata që duan të provojnë fatin e tyre online. Megawin.mk u bë shpejt një platformë online e njohur për të gjithë ata që duan të provojnë fatin e tyre në internet. Si platforma e vetme ligjore e lojërave të fatit në internet në Maqedoninë e Veriut, ajo ka fituar besimin e përdoruesve dhe po ndërton reputacionin e saj përmes lojës së sigurt, transparente dhe të përgjegjshme. Çdo pagesë dhe çdo fitim…
Vedat Muriqi e ka arritur një tjetër moment vendimtar dhe historik në karrierën e tij. Ylli kosovar arriti mbrëmë në kuotën e 50 golave të shënuar në La Liga me fanellën e Mallorcas, duke u bërë njëri prej golashënuesve më të rëndësishëm në historinë e klubit, shkruan “Gazeta Express”. 31-vjeçari realizoi me kokë në humbjen 1:2 nga Real Betisi, një gol i pamjaftueshëm për ekipin, por i veçantë për të pasi e arriti numrin jubilar në njërën prej ligave më të forta të futbollit evropian. Që kur iu bashkua Mallorcas në vitin 2022, Muriqi është bërë figura kryesore…

