Author: Hamdi Kumanova

Partia “Maqedonia e Vetme” e cila udhëhiqet nga Janko Baçev, sot përmes një kumtese për media ju është drejtuar deputetëve të VMRO-DPMNE-së se “nuk kanë mandat nga populli i Maqedonisë që të marrin pjesë në ndryshimet kushtetuese dhe të ndryshojnë emrin e shtetit”. Partia e Janko Baçevit thekson se deputetët maqedonas të OBRM-PDUKM-së që votojnë për ndryshimet kushtetuese, nuk do të arrijnë deri në kufi të shtetit gjatë ikjes së tyre. “Maqedonia e Vetme ka informacione se cilido nga deputetët e OBRM-PDUKM-së që pajtohet për ndryshimet kushtetuese dhe fshirje të emrit shekullor maqedonase, në atë rast nuk do të kenë…

Lexo më Shumë

Amel Stafa i lindur në Shkup, pas shumë viteve jetese dhe veprimi në Belgjikë, ka vendosur të kyçet edhe në politikë. Ai në një prononcim ekskluziv për Gazetën Lajm tregoi se në cilën parti është rreshtuar dhe tregoi për dëshirën e flaktë që ka për të zhvilluar rininë. “Jam kandidat për zgjedhjet e ardhshme lokale në Antwerp të Belgjikës, nga radhët e partisë së re të qendrës Demokratisch Solidair Apel (D-SA). Siç nënkupton emri, partia dëshiron të ofrojë solidaritet shoqëror me një themel etik. Një themel moral që, ndoshta shumë kohë më parë, ka humbur përmbajtjen. Sa i përket rinisë,…

Lexo më Shumë

Deputetja nga grupi i socialdemokratëve, Tanja Fajon për AIM tha se është e kënaqur nga mbështetja që qytetarët e Maqedonisë ia dhënë mbështetje marrëveshjes me Greqinë dhe pse shqetëson dalja e ulët në votim, përcjell Telegrafi Maqedoni. Ajo mendon se tani në radhë është Kuvendi për miratimin e amendamenteve kushtetuese. “Kryeministri Zaev e ka mbështetjen e plotë timen dhe mendoj se marrëveshja do të miratohet, çdo skenar ndryshe do të thotë hap mbrapa”, rekomandon Fajon. Maqedonia, përkujton ajo, gjatë kohë nuk ka qenë gjendje të përparonte dhe ka humbur shumë kohë në rrugën drejt BE-së dhe NATO-s. Ajo mendon se…

Lexo më Shumë

Prokuroria publike duhet të largohet nga ndikimet e Zaevit dhe nga kanali i krimit dhe përfundimisht të fillojë ta kryejë funksionin për të cilin është e autorizuar dhe ajo është ndjekje e krimit, thotë në konferencë për shtyp zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoilkovski. “Të nderuar, për ditën e votimit theksuam disa parregullsi, të argumentuara edhe me dëshmi për kryerjen e heshtjes, prezantim të rremë, keqpërdorim të numrave telefonikë, koll qendra të LSDM-së, pastaj dyshim bazë për mbushjen e kutive, gënjeshtra në rezultate, dhunë pa vëzhgues, ndërsa nga ai, nga prokurori publik Lubomir Joveski – asnjë zë! VMRO-DPMNE-ja vazhdimisht parashtron kallëzime…

Lexo më Shumë

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, paralajmëroi sot se rezultati i referendumit në Maqedoni duhet të jetë “një alarm dhe paralajmërim i fundit” për Brukselin dhe për të gjithë ata që vendosin në BE. Siç tha ai, BE duhet “të lëvizë shumë më seriozisht drejt zgjerimit në Ballkanin Perëndimor dhe të tërheqë më shumë lëvizje strategjike vendimtare”. Në prezantimin e tij para Parlamentit Evropian, Gjukanoviq vlerësoi se stabiliteti i kontinentit evropian forcon strategjinë e integrimit dhe nuk pezullon procesin e integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE. Ai shtoi se “mbetet për t’u besuar” se dështimi i referendumit në Maqedoni…

Lexo më Shumë

Deri të KSHZ-ja kanë mbërritur gjashtë ankesa për procedurën për votim, numërim dhe përcaktim të rezultateve për referendumin që u mbajt të dielën më 30 shtator. Ankesat u dedikohen vendvotimeve në Kumanovë dhe në Vinicë, ndërsa në një prej tyre kërkohet kontroll në të gjithë materialin e votimit. Afati për dorëzimin e ankesave skadon sonte në orën 22. Sipas informatave nga KSHZ-ja, dy nga ankesat kanë të bëjnë me një vendvotim në Kumanovë dhe janë me përmbajtje të njëjtë. Një nga vëzhguesit në këtë vendvotim i ka dorëzuar këto dy ankesa identike në të cilat pohon se kryetari i këshillit zgjedhor e…

Lexo më Shumë

“Dalja e ulët në referendumin në Maqedoni paraqet goditje ndaj Perëndimit dhe gjithë tipet e spinave rreth rezultatit të referendumit nuk ndihmojnë”, shkruajnë sot gazetat gjermane, portalet dhe mediumet tjera. Në një pjesë të titujve theksohet se popujt e Ballkanit janë lodhur nga dëgjimi i frazave “perspektiva evropiane” dhe “bashkësia e vlerave”, përcjell Telegrafi Maqedoni. Dalja prej 36.9 për qind, ndërsa mbështetje prej 91.5 për qind e atyre që votuan janë të dhënat nga referendumi në Maqedoni që “Frankurter Allgemeine Zeitung” i vendos në kontekstin “mbështetësit e qeverisë theksuan se dalja de-fakto është e lartë. Qindra qytetarë janë shpërngulur, por…

Lexo më Shumë

Migracioni nuk është i kufizuar vetëm në një shtet. Shpërndarja e informatave, bashkëpunimi i ngushtë dhe qasja e përbashkët integrale dhe shqyrtimi real i trendeve migruese, janë me rëndësi esenciale me ballafaqimin e sfidave migruese. Kjo sot është theksuar në punëtorinë “Grumbullimi, analiza dhe shpërndarja e të dhënave migruese” në organizim të “Procesit të Pragës – Observatori migrues”. Ky është takimi i parë i iniciativës që po mbahet në Maqedoni. “Viteve të fundit si rajon po ballafaqohemi me sfidë serioze fillimisht nga aspekti i sigurisë, pastaj edhe nga ai social dhe ekonomik. Gjatë vitit 2015 dhe 2016 kaluam një periudhë…

Lexo më Shumë

Kryetari i Partisë opozitare serbe Liberal-Demokratike, Çedomir Jovanoviq, si reagim ndaj deklaratës së mbrëmshme të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq për referendumin në Maqedoni, deklaroi se “Serbia nuk duhet t’i komentojë në mënyrë tendencioze rezultatet nga referendumi në Maqedoni, por ta ndihmojë, nëse guxon”. Në kumtesën drejtuar mediumeve, Jovanoviq thotë se “Maqedonia evropiane nuk është dhe nuk do të jetë humbëse, posaçërisht jo për shkak të rezultateve nga referendumi, në të cilin me bojkot frikacak dhe thikë të ngulur në shpinë në të ardhmen e saj, sepse OBRM-PDUKM-së më shumë mbante llogari për interesat e Moskës, se sa për nevojat e…

Lexo më Shumë

Politikanët në Maqedoni vetë duhet që të vlerësojnë se në cilën rrugë duhet që të shkojnë, dhe ne gjithsesi do t’i përkrahim, deklaroi kryeministri i Bullgarisë, Bojko Borisov duke komentuar për referendumin e 30 shtatorit në Maqedoni, njofton Portalb.mk. “Çdo popull vetë e cakton fatin e tij. Ne vetëm mund të themi se i përkrahim fqinjët tanë në rrugën drejt NATO-s dhe BE-së”, tha Borisov, duke shtuar se me këshillat e saja, Bullgaria nuk duhet që të përzihet në punët e brendshme të Maqedonisë.

Lexo më Shumë

Në konferencën për media ku u paralajmërua nisja e reformave në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK), ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Oliver Spasovski njoftoi se paralelisht do të zhvillohet edhe procesi i Vettingut për shërbimet policore. Vettingu do të pengojë që të ketë policë me diploma të falsifikuara, sipërmarrës, që janë të përfshirë në grupe kriminele dhe të përzgjedhur në baza partiake, transmeton Portalb.mk. “Do të kemi policë të dekriminalizuar, të departizuar, që do të ketë për interes qytetarin, që do të dinë të sillen, ta kryejnë me përgjegjësi dhe profesionalitet punën e tyre. Do të analizohet gjendja aktuale…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Jashtme ka dorëzuar kërkesë deri te MPB dhe Prokuroria Themelore Publike për falsifikim dhe keqpërdorim të mundshëm të një institucioni të caktuar dhe mënyrën e komunikimit lidhur me njoftimin e djeshëm të rrejshëm për dorëheqjen e shefit të diplomacisë Nikolla Dimitrov, ka bërë të ditur sot në pres konferencë ministri për Punë të Brendshme Oliver Spasovski. Televizioni 24 vesti, dje publikoi se shefi i diplomacisë ka dhënë dorëheqje pas referendumit të suksesshëm të së dielës, me të cilin nuk u pranua marrëveshja me Greqinë, nënshkrues i së cilës është edhe vetë ai. Në këtë ka reaguar…

Lexo më Shumë