Author: Hamdi Kumanova

Deputeti i VMRO-DPMNE, Ilija Dimovski, në profilin e tij në Fejsbuk ka reaguar në lidhje me idenë e pastrimit të Listës Zgjedhore. “Lista zgjedhore nuk përpilohet në bazë të regjistrit të të siguruarve shëndetësor, bujqve që marrin subvencione ose shkrimtarëve që marrin para për botim të librave… Lista zgjedhore bëhet në bazë të regjistrit të shtetasve të Republikës së Maqedonisë që e mirëmban Ministria e Punëve të Brendshme… Do të thotë, jo në bazë të listët së banorëve, por në bazë të regjistrit të shtetasve… Kudo që të jetoni në planetë, nëse jeni shtetas i Republikës së Maqedonisë, duhet të…

Lexo më Shumë

Zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski në lidhje me pastrimin e Listës Zgjedhore sot deklaroi se janë hasur disa probleme dhe se institucionet kompetente duhet t’i adresojnë dhe t’i zgjedhin, përcjell Telegrafi Maqedoni. Në konferencë për shtyp në Qeveri, Boshnjakovski tha se nga viti 2002 në Maqedoni nuk ka pasur regjistrim dhe se mbi 400 mijë qytetarë nuk jetojnë në vend, ndërsa janë të regjistruar në Listën Zgjedhore, me çka ka implikime në të gjitha proceset zgjedhore dhe në referendum. “Ekzistojnë shumë segmente ku duhet të intervenohet. Një pjesë prej tyre është obligim të Qeverisë, ndërsa një pjesë tjetër i institucioneve…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, po rrezikon gjithçka në betejën për marrëveshjen me Greqinë, duke i thënë opozitës se po nuk e mbështetën ndryshimin e emrit në kushtetutë, do të shkojnë në zgjedhje të parakohshme. “Procesi nuk mund të bllokohet. Duhet të ecim përpara”, tha udhëheqësi social demokrat këtë të hënë. “Do ta dimë në pak ditë nëse mund të lidhim marrëveshje me opozitën, për të përshtatur ndryshimet kushtetuese. Zgjedhja tjetër janë zgjedhjet.” Votuesit që morën pjesë në referendumin e të dielës mbështetën fuqimisht ndryshimin e emrit në “Maqedoni e Veriut”, por pjesëmarrja ishte tepër e ulët, pasi opozita bëri…

Lexo më Shumë

Ish kryetari i parë i Kuvendit, Stojan Andov në një intervistë për Alsat M deklaron se situata aktuale lidhur me ndryshimet kushtetuese imponon mbështetjen opozitës, ne te kundërt sipas Andovit, vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Andov duke folur për votimin e fshehtë si e drejtë e garantuar e deputetit sipas Rregullores se Kuvendit kujtoi se një votim i tillë mund te behet por duke pas kujdese qe paraprakisht te ketë marrëveshje paso qe mund te vije deri tek situata ku te votohet edhe kundër. Andov potencon se zgjedhjet nuk shkelin afatet e ratifikimit te marrëveshjes me…

Lexo më Shumë

Lidhja Demokratike konsideron se para interesave partiake dhe atyre personale duhet të vihen interesat strategjike, kombëtare dhe shtetërore të Republikës së Maqedonisë, si dhe interesat më të gjera të qytetarëve.  “Në këtë drejtim konsiderojmë se është e rëndësishme, që së bashku me opozitën (VMRO-DPMNE dhe partitë e tjera) të implementohen detyrat që dalin nga marrëveshja me Greqinë, me qëllim që të sigurohet stabilitet, siguri dhe zhvillim ekonomik të vendit”, citohet në njoftimin e LD-së. Përkrahja e madhe ndërkombëtare  që ka Maqedonia nuk do të jetë pa limit dhe prandaj, sipas kësaj partie, vetëm vendime të matura dhe të mençura mund ta…

Lexo më Shumë

Nëse ka momente të reja në hetimin për atentatin ndaj presidentit të parë të Republikës së Maqedonisë, Kiro Gligorov ato do të ndahen me opinionin, deklaroi sot ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në ditën kur para 23 vitesh ndodhi atentati. “Për të gjitha punët, edhe për këtë, nëse kemi njohuri të reja ne i ndajmë me opinionin, në frymën e transparencës. Gjithçka ekziston do të publikohet, jo vetëm për atentatin. Ajo është diçka që sot na e përkujton atë ditë edhe për aktivitete të tjera të cilat i ndërmerr Ministria e Punëve të Brendshme”, tha Spasovski, duke iu…

Lexo më Shumë

Para dy ditëve ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kocijas, në një intervistë për një TV të Greqisë si fajtore për mossuksesin e referendumit ka apostrofuar edhe Lëvizjen BESA. Përveç që kjo nuk është e denjë për një ministër të Jashtëm, sepse Lëvizja BESA – si parti qeveritare, ishte e organizuar me gjithë kapacitetin e saj për ta mbështetur referendumin dhe në të gjitha zonat ku ajo ka vota, referendumi ka kaluar shifrat mbi 50%, kjo flet edhe për joseriozitetin e diplomacisë greke, që i përdor spekulimet mediale dhe shpifjet e kundërshtarëve të brendshëm politikë në Maqedoni për të ndërtuar…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, i kërkoi ndjesë gazetares Valerie Hopkins, ndaj së cilës u përdor gjuhë e urrejtjes. Gazetari i agjencisë shtetërore të lajmeve MIA në Maqedoni, Cvetin Çilimanov, me një postim në Twitter, i porositi taksistët që e ndjekin atë se “është koha” për “xhaxhain Kumplung'” ndaj gazetares Hopkins, duke aluduar në një skenë të filmit maqedonas “Vetëshkatërrimi”, në të cilën xhaxhai Kumplung është takisist dhe përdhunon një grua në taksinë e tij. Hopkins, korrespondente e gazetës britanike, Financial Times, ka mbuluar zhvillimet rreth referendumit në Maqedoni. Ministri Dimitrov i bëri thirrje gazetares që të…

Lexo më Shumë

Ish-ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska sot në Gjykatën Penale në fjalët përfundimtare në rastin e Prokurorisë Speciale Publike “Tank” ku gjykohet veçmas për shkak lindjes, duke qarë tha se që në fillim të gjykimit gjykatësja ka qenë në anën e kundërt të saj dhe kjo gjë nuk është e drejtë, shkruan Sdk.mk, transmeton Portalb.mk. “Kjo procedurë zhvillohet në rrethana të jashtëzakonshme për mua. Ekziston anësi e shumicës së këshillit gjyqësor që publikisht dha qëndrim se unë jam fajtore gjatë sjelljes së aktgjykimit të Gjoko Popovskit dhe Nikolla Gruevskit. Rrethana plotësuese për anësi është sjellja e vendimit në periudhë eksprese. Në…

Lexo më Shumë

Në Ministrinë e Drejtësisë për momentin nuk ka propozime për ndryshimet kushtetuese, të cilat dalin nga zbatimi i marrëveshjes me Greqinë, deklaroi sot ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska. Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve në lidhje me ndryshimet kushtetuese, Deskoska tha se gjatë ditëve të ardhshme do të merren vendimet për procedurat tjera, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Duhet të sillet vendim nëse do të shkohet në zgjedhje të parakohshme parlamentare ose për ndryshimet kushtetuese do të sigurohet shumicë”, tha Deskoska. Ajo shtoi se fillimi i procedurës për përgatitjen e ndryshimeve në Kushtetutë nuk nënkupton menjëherë të fillohet me amendamente kushtetuese.…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov i deklaroi disa fakte për referendumin, duke theksuar se lista zgjedhore nuk ishte realë dhe ka ndikuar në cenzusin e mosplotësimit të numrit. Dimitrov theksoi se partia opozitare e VMRO-DPMNE-së nuk ka marrë pjesë në referendum sepse, siç tha, partia ka pasur frikë nga humbja, transmeton Portalb.mk. “A është fakt se në referendum nuk votuan më shumë se gjysma e qytetarëve (903.169) nga numri i plotë i listës zgjedhore (1.806.336)? Po. A është fakt se lista zgjedhore nuk është aspak reale, nëse merren parasysh të dhënat e Fondit të sigurimit shëndetësor? Po. 416.383 nga…

Lexo më Shumë

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë, Hami Aksoy, në lidhje me referendumin konsultativ të mbajtur në Maqedoni për marrëveshjen për zgjidhjen e kontestit rreth emrit me Greqinë, ka deklaruar se Turqia do të vazhdojë të mbështesë mirëqenien dhe sigurinë e këtij “shtetit mik”, si dhe anëtarësim e saj në Bashkimin Evropian (BE) dhe NATO, transmeton Anadolu Agency. Aksoy në një deklaratë me shkrim i është përgjigjur pyetjes së drejtuar ndaj Ministrisë së Jashtme turke në lidhje me referendumin e mbajtur në Maqedoni. Duke u shprehur se Turqia ka njohur Republikën e Maqedonisë që nga pavarësia e saj…

Lexo më Shumë