Author: Hamdi Kumanova

Shefja e diplomacisë së Austrisë, Karin Kneissl vlerëson se edhe për shkak të mossuksesit të referendumit për emrin e Maqedonisë, para se gjithash, për shkak të daljes së ulët të votuesve, sqarimi ditën e diel dha “sinjal të qartë për mbështetjen” e zgjidhjes së kontestit të emrit rreth emrit me Greqinë, përcjell Telegrafi Maqedoni. Edhe ministri për Punë të Jashtme të Austrisë, Gernot Blumel beson se referendumi do të dërgojë drejtë zgjidhjes. Blumel vlerësoi se bëhet fjalë për mundësi historike për Maqedoninë dhe të gjithë rajonit, si dhe për rrugën drejtë BE-së. Në deklaratën për mediat austriake, Blumer tha se…

Lexo më Shumë

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias, ka theksuar se rezultati i referendumit në Maqedoni ishte i kënaqshëm pavarësisht nga pjesëmarrja e ulët e qytetarëve në votim, transmeton Anadolu Agency. Në një program në televizionin shtetëror të Greqisë (ERT), Kotzias, ka folur për referendumin konsultativ i cili u mbajt në Maqedoni më 30 shtator. “Pjesëmarrja në referendum, fillimisht mund të konsiderohet e ulët për ata që nuk e njohin politikën në Ballkan dhe të vërtetën e Maqedonisë. Kjo është e logjikshme sepse po të vërehet sesa vota përbëjnë 38 për qind, sa vota janë përdorur në zgjedhjet e mëparshme dhe po…

Lexo më Shumë

Udhëheqësia dhe politikanët e Maqedonisë duhet të sjellin vendime për të ardhmen e vendit të tyre, kështu deklaroi ndërmjetësuesi i OKB-së në negociatat mes Maqedonisë dhe Greqisë për çështjen e emrit, Metju Nimic, transmeton Portalb.mk. Duke e komentuar daljen e ulët të votuesve në referendumin e së dielës në Maqedoni, për TV Antena të Greqisë në Nju Jork ai deklaroi se fokusi duhet të vendoset te ato votues që votuan “për” sepse ata që janë “kundër” dhe nuk kanë votuar nuk ofrojnë atlernativë tjetër. Marrëveshja e emrit, sipas Metju Nimic, është zgjidhja më e mirë e mundshme dhe e hap rrugën…

Lexo më Shumë

Trafiku hekurudhor Veles-Gjevgjeli prej nesër do të jetë në ndërprerje për shkak të deformimeve të paraqitura në urën e betonit që ndodhet midis stacionit Gradsko dhe udhëkryqit Kukuruçani. Siç kumtojnë nga “HM Transport”, ndërprerja do të zgjasë deri në përfundimin e sanimit të defektit. Ndërkohë, trenat të cilat qarkullojnë në relacionin Shkup-Gjevgjeli dhe Gjevgjeli-Shkup, do të qarkullojnë vetëm deri në Veles dhe anasjelltas./Telegrafi/

Lexo më Shumë

Ambasadori amerikan në Shkup, Xhes Bejli ka komentuar zhvillimin e referendumit të djeshëm për emrin. “Kishte një numër të votuesve që nuk dolën të votojnë. Disa shihet se kanë bojkotuar, disa ndodhsha nuk janë në shtet, ose thjeshtë nuk votojnë. Nëse shihni numrin mesatar të votuesve që dalin në zgjedhjet parlamentare në Maqedoni në 20 vitet e fundit, ajo është rreth 1.1 milionë. Kështu që, 660 mijë njerëz janë shumica e kësaj. Kjo është një numër i konsiderueshëm i votave që liderët politik duhet seriozisht ta marrin parasysh gjatë vendimit për hapat e ardhshëm lidhur me Marrëveshjen”, theksoi ambasadori amerikan,…

Lexo më Shumë

Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov, një ditë pas referendumit është deklaruar në lidhje me procesin e votimit dhe ka dhënë vlerësimet e tij për marrëveshjen me Greqinë. Ivanov tha se realiteti i sotëm është se referendumi ka dështuar dhe ftoi pushtetin “të mos shkel vullnetin e shumicës së qytetarëve”, njofton Telegrafi Maqedoni. Ivanov në fjalimin e tij citoi edhe një fjalë të presidentit amerikan Donald Trump në Asamblenë e OKB-së, ku tha se paqja dhe demokracia janë të mundura vetëm në vende të lira dhe demokratike. “Censusi i vogël vendosi, ndërsa mesazhi i popullit është dërguar. Realitet është se referendumi…

Lexo më Shumë

Gjykata e Apelit në Shtip ka ulur dënimin për kryetarin e Novo Sellës, Boro Stojçev, nga 18 muaj burg në gjashtë muaj. Informacionin e ka konfirmuar Gjykata Themelore e Strumicës, përcjell Telegrafi Maqedoni. Gjykata e Apelit ka pranuar ankesën e avokatëve të Stojçevit për lartësinë e dënimit, i cili nga Gjykata e shkallës së parë u dënua 1.5 vite burg. Përveç për Stojçevin dënimet janë ulur edhe për gruan dhe nipin e tij, nga një vit burg në tre muaj, ndërsa të akuzuarit të pestë gjithashtu i është ulur dënimi nga 9 muaj në tre muaj burg. Përndryshe, më 10…

Lexo më Shumë

Nisur nga fakti që refrendumi kishte karakter konsulativ dhe rezultati ishte 91 pozitiv për pranimin e Marrëveshjes së Prespës, tani është parlamenti ai që duhet të vendosë përfundimisht për këtë proces. Në rast se në parlament nuk arrihet shumica e nevojshme e dy të tretave vendi do të ndodhet para zgjedhjeve të reja. Qytetarët, të cilët mbrëmë dolën në referendum dhe i dhanë përkrahje integrimit të Maqedonisë në BE dhe NATO përmes marëveshjes së Prespës, i japin legjitimet të plotë instuticioneve që të vazhdojnë me realizimin e detyrimeve që dalin nga Marveshja e Prespës. Kuvendi qysh sot e mer për…

Lexo më Shumë

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, një ditë pas referendumit ka akuzuar LSDM-në për harxhime të mëdha të parave të qytetarëve për fushatën e referendumit. Zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së Dimçe Arsovski, sot në konferencë për shtyp tha se LSDM gjatë fushatës ka harxhuar miliona para të qytetarëve për qëllime personale. “E vetmja që e kishin të rëndësishme për këtë fushatë ishte promovimi, që edhe ky ishte proces i dështuar, pasi qytetarët e dinë kapacitetin e qeverisë dhe kanë parë gjitha krimet e Qeverisë së Zaevit. Pyesim Zoran Zaevin, sa para të popullit harxhuan për fushatën për referendumin e pasuksesshëm?”, tha Arsovski, përcjell Telegrafi…

Lexo më Shumë

Ne nga ana jonë vazhdojmë t’i mbështesim përpjekjet e mëdha të Zaevit, vazhdojmë ta mbështesim nevojën për ruajtjen e momentit të Marrëveshjes së Prespës, sepse mendojmë se është dëm të humbet shansi i madh që të zgjidhet një çështje që e mundon Ballkanin rreth 30 vjet, tha zëdhënësi i Qeverisë greke dhe ministër pa dikaster, Dhimitris Xanakopulos, në brifingun e sotëm të rregullt me gazetarët. Siç lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina, lidhur me rezultatin e referendumit, Xanakopulos, komentoi se ka përfunduar me mbizotërimin e madh të ‘pro’ dhe bëhet fjalë për zgjidhje politike në procesin e ratifikimit dhe hyrje…

Lexo më Shumë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë përshëndetur rezultatet e referendumit të së dielës në Maqedoni, në të cilën qytetarët megjithëse jo në numër të mjaftueshëm, i dhanë mbështetjen anëtarësimit të vendit në NATO dhe BE me mbështetjen e marrëveshjes së Prespës mes Maqedonisë dhe Greqisë. “SHBA mbështet fuqishëm zbatimin e plotë të marrëveshjes së Prespës, e cila i mundëson Maqedonisë vendin e merituar në NATO dhe BE, që do të kontribuojë për stabilitet rajonal, siguri dhe prosperitet”, thuhet në deklaratën e Departamentit amerikan të Shtetit. “Në periudhën që pason kur Kuvendi i Maqedonisë do të nisë debatin për ndryshimet kushtetuese,…

Lexo më Shumë

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve zyrtarisht, konfirmoi se gjithsej në Referendum kanë votuar 666 mijë e 743 votues ose 36.91% e votuesve të regjistruar në listën zgjedhore. Institucioni që organizoi referendumin njoftoi se ka pranuar dhe ka përpunuar të gjithë procesverbalet e Komisioneve Komunale Zgjedhore. Në pyetjen “A jeni për anëtarësim në BE dhe NATO me pranimin e marrëveshjes mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë?”, “PËR” kanë votuar 609 mijë e 813 votues ose 91.46% kurse “KUNDËR” kanë votuar 37 mijë e 700 votues ose 5.65% e atyre që kanë dalë në votime. 19 mijë e 221 vota ose…

Lexo më Shumë