Author: Hamdi Kumanova

“Kemi pasur informata nga Qeveria e Shkupit se dalshmëria në referendum do të jetë mes 40-45%. Ne, menduam se dalshmëria do të jetë 41%, por u tregua se dalja ishte më e vogël se ajo”, deklaroi ministri i Punëve të Jashtme, Nikox Koxias, në intervistë për televizionin ERT, njofton Portalb.mk. Dalshmërinë e ulët, Koxias e sqaron me Listën Zgjedhore të papastruar, të vjetër mbi 20 vjet. Ai thotë se trupi votues në Maqedoni është mbi 1 milion qytetar, duke shtuar se mbi 300 mijë qytetarë kanë migruar nga vendi. Siç thotë Koxias, referendumi nuk e kushtëzon implementimin e Marrëveshjes. “Referendumi nuk…

Lexo më Shumë

Me dëgjimin e dëshmitarit Mitko Gruevski në Gjykatën penale në Shkup filloi seanca e sotme për ngjarjet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë më 27 prill të vitit të kaluar. Në pyetjet e prokurores Vilma Ruskoska, dëshmitari tha se si nëpunës policor dhe pjesëtar i njësisë për rend dhe qetësi publike pranë SPB Shkup, njësia e tij ka qenë e angazhuar për sigurim fizik të tubimeve publike para Kuvendit. Ai sqaroi se detyra e tyre ka qenë ta sigurojnë turmën. Turma e njerëzve para Qeverisë ka lëvizur drejt Kuvendit, ndërsa drejt saj nga të gjitha rrugët i janë bashkangjitur akoma…

Lexo më Shumë

Aktivistët e LSDM-së nëpër rrjetet sociale po zhvillojnë debat të ashpër për shkak të rezultatit të dobët që tregoi Strumica në referendum. Ata fajësojnë se kryeministri Zoran Zaev, u ka dhënë besim personave të gabuar nga kjo degë dhe kjo është reflektuar me dalje të ulët në referendum të votuesve të Strumicës, informon “tetova1”. Rezultati i dobët ka shkaktuar përçarje në LSDM-në e Strumicës, ku kërkohet menjëherë të ndryshojë kirearkia udhëheqëse e degës. Për këtë arsye, kërkohet që shkarkimet të fillojnë nga sekretari i përgjithshëm i qeverisë, Dragi Rashkovski dhe nga drejtori i Agjencisë shtetërore të rrugëve, Zoran Kitanov.

Lexo më Shumë

Në rast të zgjedhjeve qytetarët të cilët votuan “PËR” për në BE, NATO dhe Marrëveshjen, të cilët nuk janë vetëm mbështetës të tanë, do të kenë mundësi të dytë, sërish ta dërgojnë mesazhin, thotë zëvendëskryeministrja dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, Radmilla Shekerinska në intervistë për televizionin grek Skaj. “Njerëzit të cilët votuan për në BE, NATO dhe për Marrëveshjen nuk janë vetëm mbështetës të tanë. Dëshirojnë të shohin perspektivë për vendin dhe atë që e shohin këtyre ditëve është se edhe krahas “PO”-së së fuqishme, opozita ndoshta do të përpiqet ta bllokojë këtë mundësi. Nëse ndodhë kjo, me të…

Lexo më Shumë

Negociatat mbi pranimin e Maqedonisë në NATO tashmë kanë filluar dhe mund të përfundojnë deri në janar 2019, tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg në një konferencë në Bruksel. “Negociatat mbi hyrjen tashmë kanë filluar dhe unë pres që ne mund t’i përfundojmë deri në janar të vitit të ardhshëm”, u tha gazetarëve Stoltenberg përpara takimit të Ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s, i cili do të fillojë nesër, transmeton zeri.info Për Maqedoninë nuk ka rrugë tjetër për në NATO, përveç pranimit të marrëveshjes për ndryshimin e emrit të vendit, shtoi Stoltenberg. Referendumi i 30 shtatorit…

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë Talat Xhaferi, ka thënë se edhe përkundër situatës në vend pas referendumit të 30 shtatorit, Ligji i gjuhëve do të publikohet në Gazetën Zyrtare. “Kjo nuk është çështje e premtimeve të mia, por çështje e detyrimeve ligjore. Pavarësisht kur do të ndodh kjo”, tha Xhaferi, përcjell Telegrafi Maqedoni. Ai shtoi se publikimi i ligjit në Gazetën Zyrtare nuk është si pasojë e situatës së re pas referendumit dhe se nuk do të ndikojë negativisht në sigurimin e 80 deputetëve, të cilët duhet të votojnë për ndryshimet kushtetuese. Përndryshe, Ligji i për përdorimin e gjuhëve për…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Hajko Mas, për referendumin thotë se ata që kanë votuar duan që vendi të vazhdojë rrugën drejt BE-së dhe NATO-s, njofton Portalb.mk. “Edhe pse shumë persona do të kishin dashur dalje më të madhe, gëzohem që shumica e atyre që e kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre demokratike, kanë votuar për Marrëveshjen me Greqinë. Ata duan që vendi i tyre të vazhdojë rrugën drejt BE-së dhe NATO-s dhe të zgjidhet kontesti 27 vjeçar mes Maqedonisë dhe Greqisë. Është mirë që pas referendumit konsultativ, tani për marrëveshjen do të diskutohet në Kuvendin e Maqedonisë”, tha…

Lexo më Shumë

Pas Referendumit, Kuvendi është në lojë për të miratuar Marrëveshjen e Prespës për emrin Maqedonia e Veriut, por për këtë do të duhen votat e deputetëve të VMRO-DPMNE-së. Duke vlerësuar debatet brenda koalicionit të VMRO-DPMNE-së dhe nëpër rrjetet sociale, janë nxjerrë disa emra që supozohet se mund të votojnë Marrëveshjen, përcjellë INA. Koalicioni qeveritar LSDM, BDI, BESA e Gashit dhe PDSH janë 69 deputetë, por atyre u janë bashkuar edhe Amdi Bajram nga Lidhja Rome, Jusuf Hasan nga Partia Demokratike e Turqve dhe Çedomir Sazdovski nga GROM, të cilët më parë dhe u zgjodhën si deputetë në kuadër të koalicionit…

Lexo më Shumë

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare nuk mundet dhe nuk duhet të jenë opsion. Qeveria ka marr mandat nga qytetarët dhe punën e tyre ta kryejnë deri në fund, pa marr parasysh me vështirësitë që përballen, tha në intervistë për “Faktor”, Peter Vanhoutte, ish-ndërmjetësues i marrëveshjes së Përzhinos, përcjell Telegrafi Maqedoni. Shkaku kryesor për rezultatin e referendumit është fakti se Lista Zgjedhore e votuesve ende është problematike. Për të pasur një regjistër efikas të votuesve, është e nevojshme të keni një regjistër funksional civil, për të cilin keni nevojë për një marrëveshje të qartë për emrat e rrugëve dhe numrin e shtëpisë…

Lexo më Shumë

Qeveria e kryeministrit Zoran Zaev në Maqedoni ka dhjetë ditë kohë për të arritur një marrëveshje me opozitën në vend për të arritur shumicën e dy të tretave në parlament. Shumicë që do të lejonte miratimin e ndryshimeve të kushtetutës në kuadër të marrëveshjes me Greqinë. Duhen disa ditë për të kuptuar nëse ekziston mundësia për arritjen e një marrëveshjeve mes qeverisë dhe opozitës në Maqedoni. Kryeministri Zoran Zaev u shpreh se duhet arritur një shumicë prej dy të tretash në parlament në mënyrë që të votohen ndryshimet kushtetuese si parashikohet në marrëveshjen e arritur me Greqinë. Zaev tha se…

Lexo më Shumë

Refuzimi i maqedonasve për të mbështetur ndryshimin e emrit të vendit të tyre duket, në pamje të parë, të jetë çështje e një interesi thjeshtë lokal. Por, rezultati i referendumit të së dielës do të shihet gjerësisht si një fitore e rëndësishme për Vladimir Putinin, një pengesë për BE-në e NATO-n dhe një tjetër shembull shqetësues i aftësisë dhe gatishmërisë së Rusisë për të ndikuar në procesin demokratik të vendeve perëndimore. Zyrtarët perëndimorë paralajmëruan para votimit se Moska po përpiqej të ulte pjesëmarrjen në referendum me qëllim që të zhvlerësonte rezultatin. Si përfundim, më shumë se 90% e votuesve mbështetën…

Lexo më Shumë