Prokuroria e Lartë Publike kërkon rritjen e dënimit për Boban Iliq në rastin e Almir Aliut. Përveç tij Prokuroria kërkon edhe rritjen e dënimit për Sami Demirin dhe Abdulla Aliun. Organi i lartë i akuzës u pajtua me masën e dënimit për babain e Almirit, Sedat Aliun. Pala mbrojtëse e familjes Aliu kërkon rigjykim. Avokati Asmir Alispahiq shpreson se Gjykata e Apelit do të dalë me epilog pozitiv për këtë rast gjyqësor. Unë si avokat i tyre kërkova anulimin e vendimit të shkallës së parë. Unë shpresoj dhe besoj se Gjykata e Apelit do ti marrë parasysh në mënyrë serioze…
Author: Hamdi Kumanova
VMRO-DPMN-ja nuk do të kërkojë zgjedhje të parakohshme parlamentare të paktën në këtë periudhë, ka njoftuar zëdhënësi i kësaj partie, Naum Stoilkovski. Për epilogun e referendumit të djeshëm, nga foltorja e partisë ai kërkoi që pushteti të mbajë përgjegjësi. Partia opozitare është e bindur edhe se ndryshimet kushtetuese nuk do të ndodhin pasi deputetët e VMRO-DPMNE-së nuk do t’i përkrahin synimet e pushtetit, që marrëveshja me Greqinë të kalojë në Kuvendin e Maqedonisë. Në mënyrë plotësuese, nga kjo parti paralajmëruan kallëzime penale për parregullsi eventuale që kanë ndodhur gjatë votimit të djeshëm. Çfarë zgjedhje të parakohshme ju lutem. Ajo që…
OSBE/ODIHR, një nga organizatat që ka vëzhguar procesin e referendumit, vlerëson se atmosfera një ditë më parë kryesisht ka qenë e gjetë dhe demokratike. Kreu i misionit të ODIHR në Shkup, Jan Petersen, theksoi se lista zgjedhore duhet të pastrohet për rezultate më të besueshme. Në Konferencën për shtyp të ODIHR u tha se regjistrimi i popullsisë në vend është nevojë urgjente.
Pas kontrollimit të njoftimit të radiove dhe televizioneve gjatë heshtjes zgjedhore për referendum, Agjencia për Shërbime Audio dhe Audiovizuele njoftojnë se asnjë transmetues, çka ka qenë subjekt i mbikëqyrjes, nuk e kanë prishur heshtjen zgjedhore, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Transmetuesit i kanë përmbushur obligimet e tyre profesionale që t’i informojnë qytetarët në kontestin specifik karakteristik për heshtjen zgjedhore, ndërsa ndër këto mos i shkelin rregullat”, deklarojnë nga ASHMAA. Në ditët në vijim Agjencia do t’i publikoi raportet për shkeljet e konstatuara në baza të tjera, si dhe raportit për mënyrën e mbulimit të referendumit gjatë nëntë ditëve të fundit të fushatës. /Telegrafi/
Më shumë se 90% e votuesve në Maqedoni votuan të dielën për kompromisin e arritur me marrëveshjen e kryeministrit maqedonas, Zoran Zaev me atë grek, Aleksis Tsipras, që zgjidhi grindjen për emrin me Greqinë. Por ky sukses e ka një kleçkë: Pjesëmarrja në votime në Maqedoni ishte shumë e ulët, nën 50%. Me këtë referendumi quhet i dështuar. Nga pala greke nuk fshihet zhgënjimi, por edhe pak çorientim. Gazeta e Athinës me tirazhin më të lartë, Ta Nea kryetitullon të hënën “Stuhi në Liqenin e Prespës”. Ndërsa gazeta e majtë, Ethnos e quan fitoren e Zaevit “një fitore të Pirros”. Portali To Vima nënvizon pa emocione…
Gjithsej 29,65 për qind është dalja në Kumanovë deri në ora 17, informoi nga Komisioni komunal zgjedhor. Për referendumin të drejtë vote kanë 92,560 votues, të cilët votojnë në 167 vendvotime. Në Likovë jehona është 41,56 për qind, kumtoi kryetari i KKZ-së, Lirim Jashari. Të drejtë vote në referendum në këtë komunë kanë 25.200 persona, të cilët votojnë në 36 vendvotime. Në Komunën Nagoriçan të Vjetër, dalja deri në ora 17 është 16,18 për qind, kumtoi kryetari i KKZ-së, Dragan Jovanovski. Në këtë komunë të drejtë vote për referendumin kanë 3.363 votues, ndërsa votojnë në 38 vendvotime.
Në vendvotimin 2962/1 të Shkollës Fillore “26 Korriku” të komunës së Shuto Orizares votimi për referendumin është duke u zhvilluar pa probleme dhe pengesa, kurse dalja është 23 për qind, raporton Portalb.mk. “Deri tash kanë dalë 23 për qind e votuesve. Procesi është zhvilluar në mënyrë normale. Ka filluar në kohë, gjithçka ka qenë në rregull. Incidente diçka nuk ka pasur”, deklaroi zëvendësanëtari i vendvotimit, Shaban Memishi. https://www.facebook.com/portalb.mk/videos/1394484940655043/
Në vendvotimin 2513, në Shkollën Fillore “25 Maji” të Hasanbegut të komunës së Gazi Babës, votimi për referendumin ka nisur me kohë dhe është zhvilluar pa probleme, kurse dalja ka qenë 20 për qind, raporton Portalb.mk. “Vendvotimi numëron 945 votues, deri tash kanë dalë 20 për qind e votuesve. Nuk ka pasur probleme, dhe besoj se kështu do të vazhdojë deri në fund të ditës. Vendovotimet janë hapur në kohë, në ora 07:00. Presim dalja të kalojë 51 përqindshin”, tha kryetari i vendvotimi, Samed Ismani. https://www.facebook.com/portalb.mk/videos/327686358005668/
Sipas informacioneve të komisioneve zgjedhore komunale në tre komuna të Gostivarit jehona e votuesve është mbi 25 për qind. Në Mavrovë-Rostushë për të votuar kanë dalë 2.158 respektivisht 22,3 për qind e votuesve të regjistruar në Listën e Vetme Zgjedhore. Në komunën e Vrapçishtit deri në orën 17.00 në vendvotime votuan 6.533 ose 15,6 për qind e votuesve. Në komunën e Gostivarit, përqindja e daljes në votim është 27,4 për qind respektivisht në prononcimin për referendumin kanë dalë 21.722 qytetarë.
Afër 30 për qind është jehona në komunën e Strugës deri në orën 17:00, ndërsa në Vevçan 26,5 për qind, informojnë komisionet komunale zgjedhore. Kryetari i KKZ Strugë, Bledar Ziva sqaroi se nga 60.169 votues të regjistruar në Listën zgjedhore kanë votuar 17.617 ose 29,29 për qind. Sipas tij, dita ka kaluar qetë, përveç disa parregullsive të imëta gjatë paradites. Policia sot informoi për fotografim me telefon celular nga ballkoni në ndërtesë në afërsi të vendvotimit në shkollën fillore “Braqa Miladinovci” si dhe transparent të vendosur në afërsi të vendvotimit në fshatin Misleshevo. Në Vevçan deri në orën 17:00 kanë…
Nuk ka probleme gjatë votimit në Prilep, Krushevë, Dollnen dhe Krivogashtani, informojnë nga komisionet komunale zgjedhore. Deri në orën 17 në Prilep kanë dalë 30,43 për qind nga gjithsej 64.309 votues të regjistruar, në Krushevë 35,96 për qind ose 2.854 votues nga të evidentuarit 7.933, në Dollnen 3.764 nga 11.580 votues ose 32,5 për qind, përderisa në Krivogashtan dalja është 20,42 për qind ose prej 4.737 të regjistruarve kanë votuar 968 votues.
Kryetarja e Shoqatës “Inkluziva” Bllagica Dimitrovska në konferencë të përbashkët për shtyp me “Civil”-in deklaroi se edhe për referendumin ka probleme me realizimin e të drejtës së votës të personave me pengesa në zhvillim, pasi vendvotimet nuk janë të qasshme. “Për herë të parë ‘Inkluziva’ është e akredituar me 40 vëzhgues, të cilët janë të sistemuar në 18-të qytete në Maqedoni. Kujdesemi që të sistemohen njëlloj në mjedise rurale dhe urbane dhe të përfshihen në të gjitha rajonet”, tha Dimitrovska. Informoi se rreth 82 për qind nga vëzhguesit e Shoqatës janë persona me pengesa në zhvilim, ndërsa të tjerët janë…

