Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari ka reaguar për daljen e vogël në referendum duke shkruar: Sot është dita ku firmosim anëtarësinë tonë në NATO! Çdo minutë e humbur deri në orën 19.00 mund të na kushtojë shumë shtrenjtë! Le të votojmë tani!
Author: Hamdi Kumanova
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve njofton se deri në orën 15:00, kanë votuar 22.5% e votuesve me të drejtë vote ose e përkthyer në numra 334 mijë qytetarë. Të drejtën për të votuar në referendum e kanë 1.806.336 votues, të regjistruar në Listën Zgjedhore.
Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim – BDI, Nevzat Bejta sot në ora 12 realizoi të drejtën e votës në vendlindjen e tij në Gostivar. I shoqëruar nga zonja e tij, Bejta pas aktit të votimit në prononcimin për mediat e pranishme shprehu bindje që qytetarët sot do të votojnë për NATO dhe BE, sepse votohet për ardhmërinë e familjeve tona, fëmijëve tanë dhe gjeneratave që do të vijnë. “Sot është një ditë e veçantë për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë. Sot votohet për NATO dhe BE, votohet për ardhmërinë e familjeve tona, fëmijëve tanë dhe gjeneratave që…
Në Hasanbeg votimi zhvillohet sipas rregullave. Deri më tani nuk është vërejtur ndonjë problem që do ta cenonte mbarëvajtjen e procesit. https://youtu.be/3YgBIuph9RQ
Presidenti Ilir Meta u ka bërë thirrje qytetarëve në Maqedoni, sidomos shqiptarëve, që të dalin sa më shumë për të votuar në referendumin e sot. Në një postim në rrjetet sociale, Presidenti Meta thekson se vota pro ndryshimit të emrit do të jetë një votim historik. “Sot, qytetarët e Maqedonisë janë thirrur të vendosin për të ardhmen e tyre. Pjesëmarrja sa më e madhe e tyre në referendum është vendimi i duhur, i mençur dhe i përgjegjshëm në këtë ditë historike për ta. Shqiptarët e Maqedonisë kanë sot sërish mundësinë të tregojnë përkatësinë e tyre euro-atlantike jo vetëm duke votuar…
NOVO SELLA, lider në Maqedoni: Deri në ora 13.00 kanë votuar 0 persona,informon MEDIAL.
Në vendlindjen e tij sot ka votuar edhe kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti i cili së bashku me familjen e tij pas votimit ka dhënë një deklaratë për mediat duke kërkuar nga qytetarët që të dalin të votojnë për një të ardhme më të mirë të vendit për të përkrahur integrimin veriatlantik të Maqedonisë.
Në komunën e Çairit është larguar një anëtarë i komisionit zgjedhor ku sipas KSHZ-së, i njejti është larguar për shkak se ka kryer agjitim, që është rreptësisht veprim i ndaluar me ligj, transmeton Portalb.mk.
Deri ora 13:00 dalja e votuesve për referendum është 16 për qind, njoftojnë nga Komisioni Shtetëror të Zgjedhjeve, njofton Telegrafi Maqedoni. Dalja më e madhe e numrit të votuesve ka pasur në Komunën e Karposhit 23.00 për qind, në Likovës 20.00 për qind, në Gjevgjeli 19.55 për qind, në Aerodrom 18.29 për qind. Ndërsa në qytetet tjera dalja në referendum është si vijon: Tetovë 16.79 për qind, ndërsa në Gostivar 12.25 për qind, në Kërçovë 12.79 për qind, në Strugë 14.77 për qind, në Kumanovë 16.14 për qind./Telegrafi/
Në dy komunat e Gostivarit, Mavrovë Rostushë dhe Vrapçisht referendumi po zhvillohet pa probleme, ndërsa dalja është dy herë më e madhe me daljen në mëngjes, informojnë nga Këshilli komunal zgjedhor. Sipas KKZ, në Mavrovë -Rostushë deri në ora 13 në vendvotime kanë dalë rreth 1.665 persona, ose 17.2 për qind nga votuesit e regjistruar. në Mavrovë- Rostushë numri i përgjithshëm i votuesve sillet në 9.672 ku të drejtën e votës e realizojnë në 39 vendvotime. Në komunën e Pollogut, Vrapçishtë deri në orën 13 kanë dalë 2.850 votuese që është 11.1 për qind prej 25.454 qytetarë me të drejtë…
Faqja zyrtare e Këshillit Shtetëror Zgjedhor sot në ditën e votimit për referendumin ka bërë një skandal të vërtet, shkruan Almakos. Votuesit për të drejtat e tyre votuese në këtë faqe mund që të marrin vesh në të gjitha gjuhët e popujve që jetojnë në Maqedoni, përveç në gjuhën shqipe. Deri më tani nuk ka asnjë reagim zyrtar nga KSHZ-ja në përmirësimin e këtij skandali e as nga përfaqësuesit shqiptar të KSHZ-së./Almakos/
Dalja deri në orën 13 në komunën e Strugës është 12.81 për qind, ndërsa në Vevçan rreth 16 për qind, kanë bërë të ditur nga Komisionet komunale zgjedhore. Nga 60.169 të regjistruar në Strugë, në 101 vendvotime të drejtën e votës e kanë realizuar 7.701 persona. Të drejtën e tyre kushtetuese në referendum e kanë realizuar edhe 333 qytetarë të Vevçanit nga gjithsej 2.038 të paraqitur në Listën zgjedhore. Kryetarja e KKZ në Vevçan, Paraskeva Gogoska- Kukoska për MIA ka informuar se votimi zhvillohet qetë, pa parregullsi dhe ndërprerje. Në Strugë, nga ana tjetër është vërejt transparent në vendvotimi në…

