Author: Hamdi Kumanova

Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, deri në orën 13:00, 16 % e votuesve  gjegjësisht 260 mijë votues  kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për votim në referendum. Të dhënat janë  të informacioneve nga gjithsej 3513 vendëvotime. KSHZ njofton se deri më tani kanë marrë shtatë ankesa për shkelje të votimit, tre janë hedhur poshtë dhe katër janë në proces të përpunimit.

Lexo më Shumë

Organizata jo-qeveritare për ndjekje të procesit të votimit, CIVIL ka dalë në konferencë për shtyp lidhur me procesin e votimit duke potencuar disa parregullsi, kryesisht për mungesë të votuesve nëpër listat e votimit, njofton Telegrafi Maqedoni. Nga CIVIL thonë se kanë munguar disa persona nëpër listat e votuesve. “Në shkollën ‘Pestaloci’ në Komunën Qendër në Shkup është dashur që të ec mbi 200 metra deri tek vendvotimi pasi ka ecur me ndihmesa anatomike. Apelojmë deri tek komisionet zgjedhore që të krijojnë kushte për të votuar” thonë nga CIVIL. “Në Shtip është konstatuar se nuk është në listën e votimit, edhe pse…

Lexo më Shumë

Kryetari i partisë opozitare më të madhe në vend, do ta bojkotojë referendumin e sotëm për çështjen e emrit, konfirmojnë nga VMRO-DPMNE, njofton Portalb.mk. Mickoski deri më tani nuk kishte qëndrim nëse do të dalë të votojë ose jo. Qëndrimi i tij i sotëm është në kundërshtim me atë të faktorit të jashtëm, pasi që ata vazhdimisht kanë bërë thirrje të mos bojkotohet referendumi. Pos, tij, sot referendumin po e bojkoton edhe presidenti, Gjorge Ivanov.

Lexo më Shumë

5,64% deri ora 11 ka qenë jehona e votuesve në Komunën e Gostivarit, raporton Gostivari Sot. Sipas të dhënave të prezantuara nga zëdhënësi i KSHZ-së, Admir Shabani deri ora 11 kanë votuar 4.457 votus nga gjithsej 79.160 aq sa janë të regjistruar, raporton Gostivari Sot. 8,12% është jehona e votuesve deri ora 11:00 në nivel shtetëror. Informata bëhet e ditur nga zëdhënësi i KSHZ-së, Admir Shabani i cili në konferencën për shtyp të orës 11, njoftoi që deri tani procesi vijon pa ndonjë pengesë, raporton Flaka nga KSHZ. Shabani bëri me dije që jeohonë më e madhe votuesve vërehet në Komunën Qendrër…

Lexo më Shumë

Nga fillimi i procesit të votimit në ora 7 dhe deri në ora 11, vetëm 4 qytetarë janë ankuar për të drejtën e tyre të votës. Në konferencën për media,  zëdhënësja e KSHZ-së, Ljupka Guguçevska njoftoi që fjala është për ankesa sa i përket mospranisë në listën zgjedhore. “Ankesat janë në procesim dhe qytetarët do të marrin përgjigje”, tha Guguçevska raporton Flaka. Gjatë këtij procesi, të drejtë për parashtrimin e ankesave qytetarët mund të bëjnë për të drejtën e tyre personale për të votuar, si dhe ankesa për procesin e votimit dhe sumimit të rezultateve. Flaka

Lexo më Shumë

Deri ora 11:00 dalja e votuesve është për referendum, njoftojnë Komisioni Shtetëror të Zgjedhjeve, përcjell Telegrafi në Maqedoni. Nga atje thonë se dalja më të madhe për votim ka në Komunën Qendër, ku dalja është 13.1 për qind, ndërsa pastaj vjen Kriva Pallanka me 13.08 për qind dhe Komuna Karposh më 12.51 për qind. Deri në ora 11 numër më të vogël të votuesve ka në Mogila me 3.16 për qind dhe Pllasnicë me 3.30 për qind. Ndërsa në disa qytete tjera dalja është si vijon, në Gostivar dalja është 5.64 për qind, në Dibër 4.72 për qind, në Strugë…

Lexo më Shumë

“Referendumi i Maqedonisë për marrëveshjen me emrin me Greqinë do të sigurojë vullnetin konkret dhe të qartë të qytetarëve ndaj politikanëve, parlamentit dhe çdokujt për ta zbatuar atë”, deklaroi sot kryeministri maqedonas, Zoran Zaev pasi votoi në qytetin e tij të lindjes, Strumicë, në jug të vendit. Ky referendum, që është hap i rëndësishëm për Maqedoninë për të hequr bllokadën e Athinës në rrugën drejt anëtarësimit në NATO dhe BE, filloi sot në orën lokale, 07:00 dhe do të mbyllet në orën 19:00. “Besoj se një mazhorancë e dukshme qytetarësh do të jetë në favor të marrëveshjes me Greqinë, sepse…

Lexo më Shumë

Qytetarët e Maqedonisë të cilët kanë dalë të votojnë në referendumin për ndryshimin e emrit, pasuar nga marrëveshja me Greqinë, për Radion Evropa e Lirë thonë se presin që Maqedonia të shpëtojë nga izolimi, të përmirësohet standardi jetësor, ndonëse janë skeptik se do të zhduket korrupsioni dhe do të funksionojë drejtësia për të gjithë në formë të barabartë. “Pikë së pari unë mendoj se pas 30 shtatorit në Maqedoni do të ketë ndryshime radikale, ky është mendimi im personal”. “Po ajo se a do të largohet menjëherë krimi i organizuar, kjo është çështje me pikëpyetje të madhe sepse shumë shoqëri e kanë…

Lexo më Shumë

Këshilli Shtetëror Zgjedhor i Maqedonisë (KSHZ), ka njoftuar se dalja e qytetarëve në referendum deri në ora 11:00 ka qenë 8.03 për qind, raporton “Zeri.info”. Zëdhënësi i KSHZ-së, Admir Shabani në një konferencë për media ka thënë se deri tani nuk ka pasur ndonjë parregullsi. Ekipi i gazetës “Zëri”, i cili po qëndron në Shkup, do t’ju informoj për më të rejat e procesit të referendumit. /ZËRI/

Lexo më Shumë

Nga asociacioni qytetar MOST thanë se dalja e qytetarëve deri në ora 10 është 5.2%, me mundësi gabimi prej 0.2%. “Sipas të dhënave të vërtetuara nga vëzhguesit e zyrave rajonale të MOST-it në vendvotim është vërejtur vetëm një incident më i vogël, ku në hyrjen e objektit ku është e vendosur vendvotimi 2171 është shkruar në fshatin Jegunovce grafit me përmbajtje ofenduese dhe është thirrur policia dhe bërë regjistrimi i incidentit”, thotë përfaqësuesi i MOST-it duke shtuar se konferenca e ardhshme për shtyp do të jetë në ora 17:30, njofton Telegrafi Maqedoni. Për incidentin në Novo Lisiçe, përfaqësuesi i MOST-it,…

Lexo më Shumë

Misioni i OSBE-së pak para doli me vlerësimet nga procesi i referendumit, por siç thonë, detajet konkrete do të japin në konferencën për media në orët e mbrëmjes, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Dua të informojë se kemi qindra grupe të cilët ndjekin ditën e referendumit, Janë të shpërndarë në të gjithë vendet dhe do ta na informojnë për gjithçka që do të shohin. Grupet kanë dal në teren para hapjes së vendvotimeve, do të vazhdojnë vëzhgimin gjatë ditës dhe do të jenë të pranishëm në numërimin e votave. Ne vetëm vëzhgojmë, nuk japim komente, çka do të thotë se nuk do…

Lexo më Shumë

Në referendumin që po mbahet sot për çështjen e emrit të Maqedonisë, në komunën e Çairit, deri në këto momente në qendrën më të madhe të votuesve të kësaj zone në shkollën “Liria” kanë dalë në votime 10% të qytetarëve. “Në komunen e Çairit janë hapur vendvotimet, në shkollën “Liria” ku është qendra më e madhe e votuesve, pjesëmarrja në mëngjes nuk ka qenë në fluks të madh. Deri në orën 10:00 kanë votuar 10% e votuesve”. Ata me të cilët ka biseduar televizioni, të gjithë janë pro ndërrimit të emrit të Maqedonisë, në Republiken e Maqedonisë Veriore. Deri më tani…

Lexo më Shumë