Amel Stafa i lindur në Shkup, pas shumë viteve jetese dhe veprimi në Belgjikë, ka vendosur të kyçet edhe në politikë.
Ai në një prononcim ekskluziv për Gazetën Lajm tregoi se në cilën parti është rreshtuar dhe tregoi për dëshirën e flaktë që ka për të zhvilluar rininë.
“Jam kandidat për zgjedhjet e ardhshme lokale në Antwerp të Belgjikës, nga radhët e partisë së re të qendrës Demokratisch Solidair Apel (D-SA). Siç nënkupton emri, partia dëshiron të ofrojë solidaritet shoqëror me një themel etik. Një themel moral që, ndoshta shumë kohë më parë, ka humbur përmbajtjen. Sa i përket rinisë, shoh sportin si një mënyrë për ti zhvilluar ata dhe aftësitë e tyre. Nëse ata merren me sport fillimisht forcojnë shëndetin e tyre dhe mësojnë shumë vlera, si respektin, faljen, këmbënguljen dhe vëllazërinë”, tha Stafa ekskluzivisht për Lajm.
Sipas tij, partia politike D-SA ka punuar shumë që nga fillimi i saj në një alternativë të zbatueshme për shoqërinë pjesëmarrëse.
“Iniciativat që mund të ndërmerren në kuadër të shoqërisë pjesëmarrëse janë në parim një pasojë e drejtpërdrejtë e angazhimit dhe krijimtarisë së qytetarëve. Këto forma të pjesëmarrjes mbulojnë çështjet më të ndryshme, duke përfshirë kujdesin për të moshuarit, kujdesin ndaj fëmijëve, këshillimin e studentëve, uljen e varfërisë dhe madje sigurinë.”, deklaroi më tej Stafa.
Stafa thotë se D-SA është një parti e qendrës që mbledh së bashku recetat e majtë dhe të djathtë sinergjikisht.
“Në D-SA janë të bindur se Antwerpen/Anvers nuk e meriton të majtën, dhe se nuk e ka as administratën e duhur. Antwerpen/Anvers meriton një bord më të mirë që të gjithë banorët e Antëerpenit/Anversit mund të njohin”, përfundoi Stafa
Ndryshe, jashtë politikës, Amel Stafa ka të kryer ka fakultetin e marketingut dhe në Belgjikë është i kyçur në sferën e biznesit, paralel kryen edhe detyrën e kryetarit të klubit futbollistik FC BUA. Klub i cili numëron 120 lojtarë dhe 25 vullnetarë.
Data 08.10.2026
Aktuale
- Momente historike: Çitaku ndan një fotografi të veçantë nga Vatikan
- VLEN pas Tenovës ndalet në Çellopek, Huseini: 18 tetori gjithnjë e më afër
- “Nuk kalon ditë pa e kërkuar”, Selvija flet për mungesën e Shpatit në jetën e djalit
- Mexhiti: Memorandum bashkëpunimi me shkollën “Idnina”, mbështetje dhe mundësi të barabarta për çdo fëmijë
- Bashkëpunoi me SPAK kundër Ballukut/ Flet Babai i zyrtares së Ministrisë së Infrastrukturës: Presione dhe kërcënime pas dëshmisë në Prokurori, vjet i vrau veten burri
- Thirrje për drejtësi: Organizatori i protestave kërkon lirimin e veteranëve të arrestuar
- Një presidenteshe me katër fëmijë: Zbuloni anët e panjohura të Justina Shiroka Pulës
- Kërcënime me jetë nga të fortët, dëshmia e vartëses që “nxin” Belinda Ballukun


