Author: Hamdi Kumanova

Një përplasje mes “të mbijetuarve”. Teksa Lyon priti PSG-në në ndeshjen kryesore të javës së 12-të të Ligue 1, të dy skuadrat u paraqitën të goditura rëndë nga dëmtimet. Me një repart sulmues të cunguar, Lyon aktivizoi për herë të parë Rachid Ghezzal si “false nine”, ndërsa mungonin gjithashtu Corentin Tolisso, Malick Fofana, Pavel Sulc dhe Justin Kluivert, i cili u zhvendos në krahun e djathtë. Luis Enrique nga ana tjetër hodhi në fushë Kang-In Lee, Mayulu dhe Kvaratskhelia në vend të Barcolës, që u la pushim. Fillimi i ndeshjes ishte i denjë për një duel mes…

Lexo më Shumë

Një ndryshim i detyruar, por që mund të kthehet në një mundësi. Italia e Rino Gattuso po përgatitet për dy ndeshjet e fundit të grupit kualifikues të Kupës së Botës 2026 kundër Moldavisë (13 nëntor, jashtë) dhe Norvegjisë (16 nëntor, në shtëpi), por do ta bëjë këtë pa Moise Kean, i detyruar të humbasë për shkak të një dëmtimi të marrë në fanelën e Fiorentinës. Në vend të tij, trajneri ka vendosur të thërrasë Nicolò Cambiaghi, sulmuesin e Bolonjës, një nga ato profile që muajt e fundit kanë mundur të fitojnë hapësirë dhe konsensus falë rritjes së vazhdueshme dhe…

Lexo më Shumë

Koha e José Mourinhos te Fenerbahçe nuk i la tifozët e klubit me kujtime të bukura, të cilët e kanë bërë më pak të dashur trajnerin portugez, pas asaj që u raportua së fundmi nga shtypi sportiv turk. Sipas gazetës ‘Yeniçag Gazetesi’, trajneri me përvojë, i cili kaloi 16 muaj te Fenerbahçe, dyshohet se i ka lënë në derë një faturë prej 36.5 milionë lirash turke (afërsisht 747.000 euro me kursin aktual të këmbimit) klubit të Stambollit për t’i paguar. Kjo lidhet me faktin se ai qëndroi, për një pjesë të madhe të asaj periudhe (15 muaj), në…

Lexo më Shumë

Vedat Muriqi nuk ka ndërmend të ndalet. Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovësr shënoi përsëri këtë të diel, duke i dhënë Mallorcas një fitore 1-0 përballë Getafes, shumë të nevojshme që lehtëson presionin e ekipit pak para se liga të ndalet përsëri për ndeshjet e përfaqësueseve. Muriqi ka arritur 40 gola në LaLiga, një shifër që ai ka thënë se shpreson “të jetë më e madhe” në ditët në vijim të një sezoni në të cilin ai tashmë ka shënuar gjashtë gola për ekipin e tij. “Para pushimit, kjo fitore na jep një ndjesi të mrekullueshme,” tha Pirati për…

Lexo më Shumë

Lajme Opinione Sport Shit & Blej Ekonomi Tech & Auto Magazina Receta Ars-Kult Diaspora Lewandowski me Të dielën mbrëma, Robert Lewandowski shënoi “hat-trick” dhe ndihmoi Barcelonën të triumfonte 4:2 ndaj Celta Vigos, në kuadër të xhiros së 12-të të La Ligës. Polaku i shënoi golin e parë nga penalltia për 1:0, ndërsa golin e dytë e realizoi me asist të Marcus Rashfordit. Golin e tretë të tij dhe të fundit për ekipin shënoi sërish me asist të Rashfordit. Golin tjetër për Barcelonën e shënoi Lamine Yamal. Për Celta Vigon shënuan Sergio Carreira dhe Borja Iglesias.…

Lexo më Shumë

Tashmë ka përfunduar edhe procesi i numërimit të kutive të votimit në Mat. Kandidati i Partisë Socialiste, Altin Bojni, ka fituar me mbi 66% të votave, duke lënë pas kandidatët e pavarur Eduart Brahilika dhe Suzana Pasha. “Ne me gjithë këtë mbështetje që na kanë dhënë banorët duhet ta përkthejmë në punë. Me këtë ritëm duhet të ecim përpara, faleminderit të gjithëve”, tha Bojni pas shpalljes së fitores. Sipas të dhënave të KQZ, Bashkia Mat ka shënuar numrin më të lartë të pjesëmarrësve në votim, me 39.23%.

Lexo më Shumë

Një marrëveshje që synon t’i japë fund mbylljes më të gjatë në histori të qeverisë amerikane është miratuar nga Senati, duke hapur rrugën për zgjidhjen e bllokimit. Pas një fundjave negociatash në Uashington, një pjesë e demokratëve iu bashkuan republikanëve dhe votuan në favor të marrëveshjes së kompromisit. Ky votim përbën hapin e parë procedural drejt miratimit të planit për financimin e qeverisë, e cila mbeti pa fonde që prej 1 tetorit, raporton BBC. Megjithatë, marrëveshja duhet të kalojë edhe disa etapa të tjera, përfshirë votimin në Dhomën e Përfaqësuesve, përpara se shërbimet federale dhe punonjësit të rikthehen në punë.…

Lexo më Shumë

Përfundon procesi i numërimit të votave edhe në Bashkinë e Cërrikut. Pas numërimit të 57 kutive, fitues doli kandidati nga Partia Socialiste Florenc Doka, i cili ka siguruar 66,22% për qind të votave, ose 6201 vota. Ndërkohë kandidati Eligerti Hima nga Shqipëria Bëhet ka marrë 13.62% të votave, pra 1275 vota. Kandidati i pavarur Amarildo Hoxha, I cili mbështetej nga PD ka marrë 20,16% përqind të votave, pra 1888 vota.

Lexo më Shumë

Përfundon procesi i numërimit të votave edhe në Bashkinë Beratit. Përfundon numërimi i kutive të votimit në Berat. Përqindja në votime 19.88%. Pas numërimit të 116 kutive, fitues ka rezultuar kandidati socialist Ervin Ceca me 13.050 vota, 10.443 vota diferencë me kundërshtarin e tij në garën për kryebashkiakun e ri të qytetit. Ndërkohë kandidati Pavllo Shkarpa mori 2.607 vota.

Lexo më Shumë

Më 08 nëntor 2025, rreth orës 00:40, në SPB Shkup është raportuar se në oborrin e një kompanie në fshatin Krushopek, rajoni i Shkupit, ka shpërthyer zjarr në një kamion të markës “Man” me targa të Shkupit, në pronësi të kompanisë. Siç njofton TetovaSot, zjarri është shuar nga Brigada e Zjarrfikësve të Shkupit, ndërsa fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. Gjatë ditës së sotme, ekipet hetimore do të kryejnë këqyrjen në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet e zjarrit.TS

Lexo më Shumë

Më 07 nëntor 2025, rreth orës 23:45, në SPB Shkup, qytetari B.D. (27) nga Shkupi ka denoncuar se rreth orës 22:00, në zonën e komunës së Aerodromit, është sulmuar fizikisht nga një person, i cili me forcë i ka marrë çantën që përmbante para, dokumente dhe sende personale. Siç raporton TetovaSot, policia ka nisur hetimet dhe po ndërmerr masa për identifikimin dhe kapjen e autorit të grabitjes.TS

Lexo më Shumë