Në betejën e gjatë ligjore për herbicidin Roundup të Bayer, i cili përmban glifosat, gati 200,000 kërkesa për kancer janë paraqitur në gjykatat e SHBA-së gjatë shtatë viteve të fundit. Çështja është bërë që atëherë një çështje politike. Në rastet e mëparshme të Roundup, Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së, nën Presidentin e atëhershëm Joe Biden, i lejoi konsumatorët të kërkonin kompensim nga gjiganti gjerman i kimikateve. Shumica e padive përfshinin limfomën jo-Hodgkin, një kancer gjaku që prokurorët thonë se u zhvillua pas ekspozimit afatgjatë ndaj pesticidit. Megjithatë, administrata Trump ndryshoi kursin. Pasi Gjykata Supreme e SHBA-së i kërkoi prokurorit të…
Author: Hamdi Kumanova
Në Qendrën e Numërimit të Rezultateve janë numëruar 72.83 për qind e votave me postë. Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, deri më tani janë numëruar 67 nga gjithsej 92 kuti të votimit me postë. Nga rezultatet preliminare, prin Lëvizja Vetëvendosje me 72.56 për qind të votave, e ndjekur nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 10.62 për qind dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 8.19 për qind. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka marrë 4.73 për qind të votave. Ndryshe sipas një njoftimi nga KQZ, nga fillimi i procesit të numërimit…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald J. Trump, ka publikuar në rrjetet sociale të dhëna statistikore që tregojnë përqindjen e familjeve të emigrantëve në SHBA që përfitojnë ndihmë sociale, të klasifikuara sipas vendit të origjinës. Në të dhënat e publikuara, Maqedonia e Veriut figuron me rreth 33%, që nënkupton se afërsisht një në tre familje emigrantësh nga Maqedonia e Veriut që jetojnë në SHBA përfitojnë ndihmë sociale. Kjo përqindje e vendos vendin në pjesën e mesme të listës, dukshëm më poshtë se shumë vende nga Afrika, Lindja e Mesme dhe disa rajone të Amerikës Latine, por mbi disa shtete evropiane…
Një pjesë e madhe e ekipit të sigurisë së ish-presidentit Nicolas Maduro u vra në bastisjen amerikane që çoi në kapjen e udhëheqësit të shtunën, tha Ministri i Mbrojtjes i Venezuelës, Gjenerali Vladimir Padrino, në një deklaratë televizive të dielën në mëngjes. Padrino nuk dha një shifër të saktë të viktimave, por mbështeti shpalljen e zëvendëspresidentes Delcy Rodriguez si presidente e përkohshme dhe tha se forcat e armatosura janë aktivizuar në të gjithë vendin për të garantuar sovranitetin. Pas sulmit, presidenti amerikan Donald Trump u shpreh se nuk ka pasur asnjë viktimë nga radhët e trupave të tij.
Ngjarja ndodhi pas humbjes së rëndë 4-1 ndaj Celtës në Vigo Valencia u poshtërua 4-1 në Vigo nga Celta dhe tifozët i bën ekipit një “pritje” goxha të ngrohtë. Situata u përshkallëzua shpejt dhe tifozët e zemëruar sulmuan autobusin e ekipit me sende, që ndodhin aty, duke thyer xhamat. “Lakuriqët e natës” po kalojnë një sezon zhgënjyes dhe janë në zonën e rënies nga kategoria, një fakt që bëri që edhe tifozët të shpërthenin. Valencianët menjëherë lëshuan një deklaratë duke dënuar incidentet: “Valencia dëshiron të shprehë mirëkuptimin e saj për zhgënjimin e tifozëve tanë. Megjithatë, klubi shpreh keqardhje të thellë…
Udhëheqësi i rrëzuar i Venezuelës, Nicolas Maduro, do të paraqitet sot në një gjykatë të qytetit të New Yorkut, pas kapjes së tij nga ushtria amerikane në një sulm që vrau 32 kubanë . Ai po përballet me akuza për drogë dhe armë, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv. Presidenti amerikan Donald Trump tha se Amerika është “në krye”, ndërsa presidentja në detyrë Delcy Rodríguez bëri thirrje për “bashkëpunim” me ShBA- në, një zbutje në përgjigjen e saj ndaj sulmit.
Për periudhën e fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 28 dhjetorit, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka pranuar gjithsej 28 ankesa nga partitë politike. Në një përgjigje për Klan Kosova, PZAP-i tha se ankesat janë të lidhura me shkelje të ndryshme, duke përfshirë: shfrytëzimin e institucioneve dhe pozitave zyrtare për fushatë, vendosjen e banerëve dhe posterëve në hapësira publike, përdorimin e pasurisë publike për fushatë, promovimin e punës së institucioneve me logon e partive në rrjete sociale, pjesëmarrjen e fëmijëve në tubime zgjedhore, shpërndarje të videove në rrjete sociale duke ndikuar tek votuesit jashtë Kosove si dhe përdorimin e gjuhës…
Kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëron intensifikim të përpjekjeve për përshpejtimin e reformave të Agjendës Reformuese. Në tre muajt e parë të këtij viti, pritet që të përfundojnë rreth 90 për qind e hapave të nevojshme. Ai nënvizoi se ‘punët e shtëpisë’ do të përfundohen sipas dinamikës së paraparë, por thekson se nuk ka çfarë të bëjë tjetër nëse, siç tha, Komisioni Evropian, vendos të bëhet viktimë e bilateralizimit të proceseve. “Punët e shtëpisë t’i bëjmë. Planin aksionar për pakicat e përfunduam, sipas rekomandimeve të Komisionit Evropian, fqinji ynë lindor, përsëri ka disa vërejtje, askush nuk ka vetëm ata kanë. Kështu që…
Pas një mbledhjeje të Këshillit Kombëtar të Sigurisë që nisi në orën 03:00 lokale (08:00 GMT), presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro, njoftoi vendosjen e forcave policore e ushtarake përgjatë kufirit me Venezuelën. Nga Bogotá, po bëhen përgatitje për një mundësishëm valë të madhe refugjatësh venezuelianë pas sulmeve të SHBA-së në Karakas dhe zona të tjera të vendit, shkruan BBC, transmeton Dukagjini. Rajoni qëndron në pritje pas raporteve të mëtejshme mbi kapjen e dyshuar të presidentit venezuelian Nicolás Maduro dhe bashkëshortes së tij, Cilia Flores, siç u njoftua nga ish-presidenti amerikan Donald Trump. Petro ka bërë thirrje të përsëritura për paqe…
Më 03.01.2026 në ora 02:35 në DPB Gostivar është raportuar se në rr. “Ilinden” në Gostivar, automjeti i pasagjerëve “BMW” me targa të Gostivarit, i drejtuar nga L.B. (27) nga fshati Gradec, komuna e Vrapçishtit, ka goditur një automjet të parkuar “Mercedes” me targa të Gostivarit, i parkuar nga E.S. (19) nga fshati Zdunjë e Gostivarit. Në aksident lëndime të rënda trupore ka pësuar pasagjeri i tij V.A. (27) nga fshati Gradec, ndërsa lëndime trupore kanë pësuar shoferi dhe pasagjeri tjetër N.I. (37) nga fshati Gradec, të konstatuara në Qendrën Mjekësore Gostivar. Këqyrja e vendit të ngjarjes është kryer nga…
MPB njofton se më datë 02.01.2026 në ora 13:00 në Stacionin Policor të Zherovjanit, E.A. (58) nga fshati Radiovcë, komuna e Bërvenicës, ka raportuar se rreth orës 12:40 në fshatin Radiovcë është sulmuar fizikisht nga M.B. derisa ishte duke kryer detyrat e punës si punonjës i EVN Maqedoni. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse.
Më 02.01.2026 në orën 17:45 në fshatin Strimnicë, rajoni i Tetovës, pjestaret e Policisë ne Grupçin arrestuan F.B. (34) nga fshati, duke vepruar në bazë të një njoftimi të mëparshëm se rreth orës 10:00 në ambientet e komunës së Zhelinës, ai e ka kërcënuar me një objekt të mprehtë B.S. (40) nga fshati Kopaçindol, kryetar i komunës së Zhelinës, transmeton Faktiditor.info Ai po mbahet në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihen akuza përkatëse./Faktiditor.info/

