Seanca për Eduart Xhanin, 21-vjeçarin shqiptar që vrau me thikë të ëmën 39-vjeçare Meleqe Lusha në shtëpinë e tyre u mbajt në repartin psikiatrik të spitalit, jo në burg. Ai ndodhet në spital pas ekzaminimit të mjekëve.
Para gjyqtarit hetues, ai përsëriti atë që u kishte thënë policëve se kishte vrarë nënën e tij dhe se kishte tentuar të kryente vetëvrasje para se të kryente krimin e rëndë. Sipas mediave italiane, përgjigjet që ai ka dhënë rreth motivit të vrasjes së të ëmës ishin konfuze dhe të paqarta.
I riu e vrau të ëmën duke e goditur 10 herë me thikë në banesën e tyre në Chiari të Brescias, Itali.
Pas krimit, i riu u largua nga vendngjarja me makinën e tij dhe lëvizi për rreth 10 orë me rrobat ende të mbuluara me gjak. Më pas, ai u paraqit vetë në polici ku rrëfeu se kishte vrarë mamanë e tij.



