Author: Hamdi Kumanova

Pavarësisht sanksioneve perëndimore dhe izolimit politik, liderët e entitetit serb të Bosnje e Hercegovinës, Republika Sërpska, dhe të Serbisë – Millorad Dodik dhe Aleksandar Vuçiq – vazhdojnë të mbajnë kontakte të ngushta me presidentin rus, Vladimir Putin. Edhe pse këto takime janë të shpeshta, analistët vlerësojnë se ato shërbejnë më shumë si një mesazh për Perëndimin sesa si mbështetje konkrete nga Moska. “Mendoj se ajo që kërkojnë është mbështetje simbolike nga Putini për t’i frikësuar evropianët dhe për t’ua bërë me dije se është në interesin e tyre të mos ushtrojnë më shumë presion as ndaj Vuçiqit e as…

Lexo më Shumë

Një ish-menaxher i shqetësuar i Yahoo vrau nënën e tij dhe më pas veten, pas muajsh ndërveprimesh iluzive me “mikun më të mirë” të chatbot-it të tij me inteligjencë artificiale – gjë që nxiti bindjen e tij paranojake se nëna e tij po komplotonte kundër tij, thanë zyrtarët. Stein-Erik Soelberg, 56 vjeç, dyshohet se ia besoi dyshimet e tij më të errëta Inteligjencës Artificiale ChatGPT – të cilën e quajti “Bobby” – dhe dyshohet se u nxit të vriste nga përgjigjet e sëmura të trurit të kompjuterit. Në atë që besohet të jetë rasti i parë i këtij lloji, chatbot…

Lexo më Shumë

Rrëshqitja e dheut ka marrë jetën e 1 mijë njerëzve në malet e largëta Marra në Sudanin perëndimor, sipas grupit rebel Lëvizja/Ushtria Çlirimtare e Sudanit.Ditë të tëra shiu të rrëmbyeshëm shkaktuan rrëshqitjen e dheut të dielën, e cila la vetëm një të mbijetuar dhe “rrafshoi” pjesën më të madhe të fshatit Tarasin, tha grupi në një deklaratë, shkruan BBC. Lëvizja ka bërë thirrje për ndihmë humanitare nga Kombet e Bashkuara dhe organizata të tjera rajonale dhe ndërkombëtare.Shumë banorë nga shteti i Darfurit të Veriut kishin kërkuar strehim në rajonin e Maleve Marra, pasi lufta midis ushtrisë sudaneze dhe Forcave paraushtarake…

Lexo më Shumë

“Scamacca ka një problem në gju por ka dashur të qëndrojë këtu. Donnarumma duhet të rregullojë disa gjëra, është agjenti i tij, po kryen vizitat mjekësore dhe më pas do të firmosë për Manchesterin. Tonali ka disa probleme”. Trajneri i Kombëtares Gennaro Gattuso ka dashur të shpjegojë menjëherë situatën e grupit gjatë konferencës në Coverciano, ku ishte i pranishëm edhe presidenti i Federatës Italiane të Futbollit Gabriele Gravina, në prag të ndeshjeve të së premtes në Bergamo kundër Estonisë dhe të hënës në Debrecen kundër Izraelit, të vlefshme për kualifikimet e Botërorit 2026. Në një intervistë për Messaggero Veneto,…

Lexo më Shumë

Sot mbushen dhjetë vjet nga vdekja e akademik Pajazit Nushi, njeriu i cili tërë jetën ia kushtoi arsimit, edukimit, dijës dhe shkencës, por edhe çështjes kombëtare. Ai me të drejtë është vlerësuar ‘Simboli i dijes dhe paqes’, ’profesori i respektuar’, ‘pedagogu ynë’, ‘mendjendrituri’, e me emërtime të tjera. Akademik Pajazit Nushi ka ndërruar jetë më 2 shtator 2015, në moshën 82-vjeçare, ndërsa ishte rektor i kolegjit universitar “Iliria”. I lindur në Gjakovë, më 8 janar 1933, ku kreu shkollën fillore dhe të mesme, prof. dr. Pajazit Nushi, pas mësimit në Shkollën Normale të Gjakovës, i ndoqi mësimet në…

Lexo më Shumë

Edon Zhegrova është përforcimi i ri i Juventusit. Shqiptari nga Kosova kalon në Torino, duke firmosur një kontratë që e lidh me klubin deri në vitin 2030. Shuma bazë e transferimit është 14.3 milionë euro, e pagueshme në katër vite, ndërsa bonuse të mundshme arrijnë deri në 1.2 milionë euro dhe shpërblime shtesë për objektiva sportive deri në 3 milionë euro. Te “Zonja e Vjetër”, Zhegrova do të mbajë fanellën me numër 11.

Lexo më Shumë

Përdorimi i mjeteve të inteligjencës artificiale në shkolla është i pashmangshëm, andaj Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se trajnimi i mësimdhënësve të parë tashmë ka filluar. Grupe përfaqësuese mësimdhënësish nga disa shkolla do të trajtohen dhe më pas njohuritë do t’i shpërndajnë me kolegët e tyre. Nga mësimdhënësi do të varet se cilat mjete do të përdorë por duke përgatitur fillimisht nxënësit se cilat janë aspektet pozitive dhe negative të inteligjencës artificiale. Zbatimi në arsim do të fillojë nga gjysmëvjetori i dytë. “Dua t’u them prindërve se ky proces do të jetë rreptësishtë i kontrolluar. I falënderoj profesorët e…

Lexo më Shumë

Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Kriminalistike dhe Standardet Profesionale pranë MPB-së ka paraqitur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit Shkup kundër D.S., polic në Stacionin Policor Çair pranë SPB Shkup, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “punë të pandërgjegjshme në shërbim” sipas nenit 353-v paragrafi 4 i Kodit Penal. I denoncuari, si person zyrtar në hapësirat e Njësisë për Çështje Administrative Shkup, ka nënshkruar dhe ka marrë 11 letërnjoftime dhe një listë-raport për dokumente të skanuara për persona që jetojnë në rajonin e PO Mirkovci në komunën Çuçer…

Lexo më Shumë

Me nisjen e vitit të ri shkollor, kujdesi shëndetësor i fëmijëve vendoset në plan të parë. Një nga kushtet kryesore për regjistrimin në institucionet arsimore mbetet imunizimi i plotë i filloristëve. Fisnike Pustina, psikologe në shkollën fillore “ Kongresi i Manastirit” thotë se viteve të fundit është rritur ndërgjegjësimi i prindërve për ti vaksinuar fëmijët. “Kemi bashkëpunim të vazhdueshëm me institucionet që janë të shëndetësisë dhe mundohemi t’i informojmë prindërit për rëndësinë e vaksinimit të fëmijëve të tyre, pasi këtu në shkollë ato ballafaqohen me një grup më të madh, jemi një komunitet pak më i gjerë edhe e…

Lexo më Shumë

Policia e Kosovës ka arrestuar sot në Prizren një 36-vjeçar me inicialet B.S., nga fshati Malësi e Re, i cili ishte në kërkim aktiv. Sipas njoftimit të policisë në Facebook, ndaj tij ishte lëshuar vendim i plotfuqishëm nga Gjykata Themelore në Prizren, me të cilin ishte dënuar me katër vite e 100 ditë burg efektiv për veprat penale “Vjedhje” dhe “Vjedhje grabitqare”. “I arrestuari është dërguar në institucionin korrektues për vuajtjen e dënimit.”, thuhet në njoftim. Njoftimi: Me datën 01.09.2025, Policet e Njësisë së Ndërlidhjes me Gjykatën pran Stacionit Policor në Prizren- Veri, pas veprimeve operative dhe hetimore,…

Lexo më Shumë

Edhe këtë vit, me gëzim të veçantë, UNIBanka përshëndeti brezin e ri të nxënësve të klasës së parë, fëmijët e punonjësve të saj, të cilët filluan një kapitull të ri dhe emocionues në botën e diturisë. Ne besojmë se në çdo fëmijë fshihet një talent dhe një ëndërr që meriton të të nxisë dhe mbështetet. Prandaj, UNIBanka organizoi një event për nxënësit e klasës së parë të punonjësve të saj, të mbushur me shumë buzëqeshje, kreativitet dhe miqësi. Këtë vit, eventi u pasurua me praninë e dy mysafireve: Irina Tosheva, stiliste modë e njohur për përkushtimin e saj ndaj qëndrueshmërisë,…

Lexo më Shumë