Policia është vënë në kërkim të dy personave të cilët kishin gjuatjur me armë zjarri në ajër nga vetura në lëvizje, duke i shqetësuar mysafirët në një lokal në Strugë. Në fakt, të shtunën në afërsi të një lokali hotelerik në Strugë, një person i cili po lëvizte me makinë të tipit BMW, pasi e ka hapur dritaren e makinës ka gjuajtur në ajër me armë zjarri. Policia e Strugës ka njoftuar se i ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme ligjore, për ta gjetur veturën, por edhe personat të cilët kanë qenë në vëturë gjatë aktit.
Author: Hamdi Kumanova
Në afërsi të fshatit Rilevë të Dollnenit, arusha e ka sulmuar personin i cili në atë moment po mblidhte kërpudha, kanë njoftuar mediat lokale. Viktima e arushës, pas kësaj kishte marrë lëndime të rënda prandaj ishte dërguar fillimisht në spitalin e Prilepit, por, më pastaj, në Qendrën klinike në Shkup, për shkak të lëndimeve serioze. Pas sulmit, personin i lënduar e kishin gjetur disa gjuetarë, të cilët menjëherë e kishin thirrur ambullancën. Banorët e këtij rajoni, pra të Dollnenit dhe Krivogashtanit, thonë se gjatë kohës së fundit prania e arushave është bërë e shpeshtë.
MPB njofton se sot në mëngjes, rreth orës 04:35, në SPB Shkup është raportuar se në kryqëzimin e rrugëve “Leninova” dhe “Stoltenbergova” në Shkup, një automjet “Hyundai” me targa të Shkupit, i drejtuar nga D.D. (38) nga Shkupi, ka goditur një oficer policie që po kryente detyrat e tij zyrtare. Si pasojë, oficeri i policisë ka pësuar lëndime trupore, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Shën Naum Ohri” në Shkup. Në vendin e ngjarjes është kryer ekspertizë nga ekipi hetimor i SPB Shkup dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, do të paraqitet kallëzim përkatës.
Shumica e të rinjve në Maqedoni e shohin pozitivisht Bashkimin Evropian, por gati gjysma nuk besojnë se vendi ndonjëherë do të bëhet anëtar të Unionit. Kjo nxjerr në pah një rritje të euroskepticizmit mes të rinjve në vendet kandidate për BE, theksohet në publikimin “Sfidat e euroskepticizmit të të rinjve në Ballkanin Perëndimor: Rasti i Maqedonisë së Veriut”. (Countering Youth Euroscepticism in the Western Balkans: The Case od North Macedonia). “Ky hendek mes shpresës dhe realitetit, interesit dhe mosbesimit, idesë evropiane dhe sfidave lokale, krijon bazën e euroskepticizmit te të rinjtë. Kërkohet një veprim i koordinuar, i partnerizuar dhe…
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, sot rifillojnë seancat e planifikuara për rastin Thaçi dhe të tjerët. Pas një ndërprerjeje të shkurtër, anulimi i seancave të mëparshme ishte bërë për shkak të shtyrjes së dëshmisë të ish-emisarit special të Amerikës gjatë luftës në Kosovë Christopher Hill. Sipas kalendarit të gjykatës, dëshmia e Hill do të nisë sot në orën 14:00 dhe do të zgjasë deri në 17:00. Seancat pritet të vazhdojnë edhe gjatë tre ditëve të ardhshme, nga ora 09:00 paradite.
Në përpjekjen globale për të ulur varësinë nga karburantet fosile, Japonia ka bërë një hap historik drejt energjisë së pastër. Muajin e kaluar, vendi aziatik inauguroi në Fukuoka centralin e parë të energjisë “osmoticë”, duke u bërë shteti i dytë në botë që investon në këtë teknologji, pas Danimarkës, e cila hapi të parën në vitin 2023. Energjia “osmoticë”, e njohur edhe si “energji blu”, prodhohet nga përzierja e ujit të ëmbël me ujin e kripur përmes një membrane gjysmëpërshkuese. Ky proces gjeneron presion që lëviz turbina për të prodhuar elektricitet. Ekspertët theksojnë se kjo lloj energjie ka avantazhin…
Boston Celtics ka arritur një fitore të rëndësishme në udhëtim, duke mposhtur Orlando Magic me rezultatin 111:107 në një ndeshje tejet të luftuar deri në fund. Ylli i Celtics, Jaylen Brown, ishte më efikasi i takimit me 27 pikë, ndërsa Anfernee Simons shtoi 25 pikë, dhe Derrick White kontribuoi me 21 pikë, duke udhëhequr skuadrën drejt një triumfi të merituar. Në anën tjetër, Paolo Banchero ishte më i miri për Orlandon me 28 pikë, ndërsa Franz Wagner dhe Jalen Suggs shtuan nga 20 pikë secili, por pa arritur të shmangin humbjen në shtëpi. Një nga momentet më të…
Shtëpia e Bardhë njoftoi të dielën vonë se presidenti Donald Trump kishte falur disa anëtarë të ekipit ligjor të fushatës së tij të vitit 2020, përfshirë Rudy Giuliani, Kenneth Chesebro dhe Sydney Powell, për përfshirjen e tyre në një skemë për të ndryshuar listat e zgjedhësve të zgjedhur nga shtetet që votuan kundër kandidatit republikan në zgjedhjet presidenciale të atij viti. Një deklaratë me emrat e 77 personave të falur u publikua në rrjetet sociale në orën 22:54 (sipas orës lokale). Lista përfshinte amerikanë që morën pjesë si pjesëtarë të listave të zgjedhësve të rremë, të cilët kishin për…
Një person është arrestuar në Klinë nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Cenim i fshehtësisë së votimit”. “CENIM I FSHEHTËSISË SË VOTIMIT – Klinë 09.11.2025 – 11:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak të dyshimit të përfshirjen në veprën e lart cekur. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”
Nga koalicioni VLEN kanë uruar Lëvizjen Vetëvendosje për rezultatin në zgjedhjet lokale në Kosovës. VLEN i uron Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje suksese, siç thonë në “forcimin e shtetit, konsolidimin e institucioneve dhe thellimin e bashkëpunimit ndërshqiptar” Reagimi i plotë: Koalicioni VLEN u përcjell urimet më të sinqerta qytetarëve dhe institucioneve të Republikës së Kosovës për përfundimin e suksesshëm të procesit zgjedhor lokal, që edhe njëherë dëshmoi pjekurinë demokratike, stabilitetin institucional dhe kulturën politike të lartë të shtetit të Kosovës. Njëherit përcjellim urimet më të sinqerta kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, për rezultatin e jashtëzakonshëm…
Instituti për Gjeopolitikë, Ekonomi dhe Siguri (IGES) në Sarajevë priti ish-presidentin e Maqedonisë, Stevo Pendarovski, i cili mbajti një ligjëratë dhe mori pjesë si mysafir kryesor në sesionin dialogjik me temën “Paradigma e re gjeopolitike: Vendi i Ballkanit në Evropën që po ndryshon”. Pendarovski foli për zhvillimet gjeopolitike në Ballkan nga shpërbërja e ish-Jugosllavisë deri në ditët e sotme, duke theksuar se fundi i sistemit bipolar dhe krijimi i shteteve të reja në rajon ndryshuan rrënjësisht Evropën. Ai kujtoi ndërhyrjen e NATO-s në vitin 1999 dhe procesin e integrimit të vendeve të rajonit në NATO dhe BE. Sipas…
Rezervat valutore në fund të tetorit të vitit 2025 kanë arritur në 4.843,2 milionë euro (katër miliardë e tetëqind e dyzet e tre milionë e dyqind mijë euro) dhe krahasuar me muajin e kaluar shënojnë rritje prej 120,5 milionë euro (njëqind e njëzet milionë e pesëqind mijë euro), njoftoi Banka Popullore. Pjesa më e madhe e rezervave valutore janë të investuara në letra me vlerë (71,1%), pasuar nga ari monetar (15,9%) dhe valutat dhe depozitat (13%). Rezervat valutore janë pasuri financiare që i mban Banka Qendrore e një shteti në valutë të huaj (si euro, dollarë, paund), ar…

