Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet normalisht, ndërsa në shumicën e segmenteve rrugore ka lagështi. Në disa zona ku rrugët kalojnë pranë përrenjve dhe grykave, janë evidentuar rrëshqitje të vogla dheu.NP Rrugët e Maqedonisë u bën thirrje drejtuesve të mjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë vozitjes, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe të përshtatin shpejtësinë sipas gjendjes së rrugës.Ekipet e NP Rrugët e Maqedonisë janë vazhdimisht të angazhuara në terren dhe po sigurojnë qarkullim të pandërprerë në të gjitha akset rrugore.
Author: Hamdi Kumanova
Plakja është një proces natyror. Në kushte kur të rinjtë kanë një jetë gjithnjë e më dinamike dhe shumë obligime, ndërsa gjithnjë e më pak kohë të lirë, të moshuarit kanë nevojë për përkujdesje në shtëpi për të moshuar. Por, edhe pse në vend ekzistojnë institucione shtetërore dhe private, si dhe janë paralajmëruar të reja, interesi për akomodim në shtëpi të të moshuarve është në rritje – nevojiten hapësira dhe staf shtesë. “Në të gjitha institucionet publike dhe në një pjesë të atyre private për akomodimin e të moshuarve ka lista pritjeje”, bëjnë të ditur nga Ministria e Politikës Sociale,…
Arkitektura e re e sigurisë për Ukrainën, e miratuar në samitin e të ashtuquajturve “Vullnetarë”, parashikon një rol kyç për Shtetet e Bashkuara, të cilat konsiderohen garancia kryesore për stabilitetin afatgjatë të vendit. Sipas planit, SHBA-të do të marrin drejtimin e forcës së monitorimit të paqes, e cila do të verifikojë respektimin e armëpushimit përgjatë zonës pranë vijës së kontaktit mes forcave ruse dhe ukrainase. Zona që do të mbikëqyret është shumë e gjerë: mbi 60 mijë kilometra katrorë, përgjatë rreth 1 mijë kilometrave front dhe segmentit përfundimtar të lumit Dnjepër. Për shkak të përmasave të mëdha, kontrolli nuk do…
Më 05.01.2026, rreth orës 16:05, në rrugën rajonale Gostivar–Gradec, në lagjen Mllaki, automjeti “Mercedes” me targa të Gostivarit, i drejtuar nga S.J. (46) nga Vrapçishti, ka goditur këmbësorin B.S. (69) nga Gostivari. I lënduari është dërguar në Qendrën Medicinale në Gostivar, ku janë konstatuar lëndime të rënda trupore. Rasti është nën hetim.TS
Policia njofton se gjatë ditës së djeshme, në një objekt tregtar në Likovë janë gjetur 1233 copë të mjeteve piroteknike. Sipas Policisë, pronari i objektit është arrestuar. “Më 05.01.2026, në orën 13:30, punonjës policie nga SPB-Kumanovë arrestuan B.U. (41) nga fshati Orizarë, Likovë. Gjatë kontrollit në objektin e tij tregtar, u gjetën 1233 copa mjete piroteknike. Ai u dërgua në stacion policor, dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të parashtrohet padi përkatëse”, thonë nga MPB.
Më 06.01.2026, rreth orës 00:45, në Stacionin Policor të Gallatës, A.S. (40) nga fshati Debresh ka denoncuar se në një sallon lojërash në fshat, djali i tij i mitur është sulmuar fizikisht nga një i mitur tjetër. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:10 të ditës paraprake. Policia po merr masa për zbardhjen e rastit.TS
MPB njofton se më datë 06.01.2026, në ora 01:00, në SPB Tetovë, personi A.D. (29) nga fshati Xhepçisht ka denoncuar se nga një plac ku para dy muajsh kishte lënë automjetin “BMW” me targa të Tetovës për ta shitur, makina është marrë nga një person femër e panjohur. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
MPB njofton se më 05.01.2026, në ora 22:30, në rrugën “Murat Baftijari” në Tetovë, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin A.I. (27) nga fshati Gajre. Ai ishte denoncuar se në një objekt hotelerik ka prishur rendin dhe qetësinë publike me sjellje agresive dhe duke thyer tavolinat e lokalit. Gjatë ndërhyrjes së policisë, A.I. ka vazhduar me sjellje agresive dhe ka sulmuar një zyrtar policor. Ai po mbahet në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse.
VMRO-DPMNE ka reaguar ndaj veprimeve dhe qëndrimeve të fundit të LSDM-së dhe drejtuesve të saj, duke i cilësuar ato si një simbiozë politike mes ish-kryeministrit Zoran Zaev dhe Venko Filipçes, të cilin e quajnë “Zaefçe”. Sipas VMRO-DPMNE-së, bashkimi i asaj që ata e quajnë kriminalitet politik i Zaevit me servilizmin e Filipçes ka krijuar një formacion të paqartë opozitar, për të cilin nuk dihet nëse vepron në Maqedoninë e Veriut apo në Serbi. Partia akuzon se deklaratat e gjata dhe komunikatat politike të LSDM-së po dërgohen nga Beogradi dhe, sipas tyre, janë përgatitur nga ish-këshilltari i Zaevit, Bashanoviç me…
SPB Tetovë njofton se në Gostivar është djegur një veturë, por nuk ka pasur persona të lënduar. ” Më 05.01.2026, në ora 13:25, në DPB Gostivar është denoncuar se në një parking pranë udhëkryqit të rrugëve “Goce Dellçev” dhe “Vëllezërit Gjinovski” është përfshirë nga zjarri automjeti “Golf” me targa të Gostivarit, pronë e Sh.B. (60) nga fshati Gradec. Nuk ka persona të lënduar, ndërsa zjarri është shuar nga Njësia Territoriale Kundër Zjarrit në Gostivar. Ekspertizën në vendngjarje e ka kryer ekipi i DPB Gostivar”, thonë nga SPB Tetovë.
Më 06.01.2026, rreth orës 01:50, në SPB Shkup u raportua se në hapësirën ndërmjet Vendkalimit Kufitar “Hani i Elezit” dhe Vendkalimit Kufitar “Bllacë e Poshtme”, 60-vjeçari Q.S. nga Republika e Kosovës, duke drejtuar automjetin e pasagjerëve “Golf” me targa të Kosovës, ka goditur këmbësorin S.K. (25) nga Shkupi. I lënduari është dërguar me urgjencë në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup, ku mjekët kanë konstatuar lëndime të rënda trupore dhe ai ndodhet nën kujdes intensiv mjekësor. Me urdhër të prokurorit publik, shoferi Q.S. është privuar nga liria dhe është ndaluar në Stacionin Policor Gazi Babë për procedurë…
Laorent Shabani është pa skuadër. Ish-sulmuesi i kombëtares së Shqipërisë e mbylli përfundimisht me Norçopingun në Suedi. Për herë të fundit luajti me Varbergs Bois në kategorinë e dytë suedeze. 26-vjeçari me ekipin në fjalë shënoi tetë gola në vitin 2025. Anësori i majtë ka luajtur në Suedi ku ka lindur, por edhe në Spanjë. Pasi ftohet rregullisht te moshat e Suedisë deri tek ekipi U-19, më pas kaloi te Shqipëria U-21. Aty ku mori minuta në dy ndeshje./Indeksonline/

