Author: Hamdi Kumanova

Një autobus turistik u përplas me një kamion në provincën e Detit të Kuq të Egjiptit. Në aksident humbën jetën dy persona dhe u plagosën 39 të tjerë. Sipas hetimeve paraprake, viktimat përfshijnë 27 rusë, 2 lituanezë, 7 finlandezë dhe 3 egjiptianë (dy shoferë dhe një guidë turistike). Të plagosurit u dërguan në Spitalin Ras Gharib për ndihmë mjekësore.

Lexo më Shumë

Struktura prej druri e një ure në ndërtim e sipër në provincën Diyarbakir të Turqisë është shembur. Është nisur një operacion për të nxjerrë punëtorët e bllokuar nën rrënoja. Katër punëtorë që u plagosën rëndë gjatë incidentit u dërguan në spital. Nga punëtorët e dërguar në spital dhe të nxjerrë nga rrënojat, tre vdiqën dhe dy u plagosën. Operacionet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë në zonë.

Lexo më Shumë

Presidenti kolumbian Gustavo Petro njoftoi të martën se kishte urdhëruar forcat e sigurisë së vendit të tij të pezullonin shkëmbimin e informacionit me Shtetet e Bashkuara derisa të mbarojnë sulmet ajrore kundër anijeve që Uashingtoni thotë se transportojnë drogë në Karaibe dhe Paqësor. ” Lufta kundër drogës duhet t’i nënshtrohet mbrojtjes së të drejtave të popujve të Karaibeve”, deklaroi Petro në platformën X, duke iu referuar bashkëpunimit të gjatë dhe shpesh të tensionuar mes Kolumbisë dhe SHBA-së në luftën kundër trafikimit të narkotikëve. Ky vendim vjen në një moment tensionesh të rritura, pasi Bogota ka kritikuar qasjen ushtarake të…

Lexo më Shumë

Venezuela ka njoftuar nisjen e një “mobilizimi masiv” të personelit ushtarak, armëve dhe pajisjeve, në përgjigje të grumbullimit të anijeve luftarake dhe trupave amerikane në Detin e Karaibeve. Sipas Ministrit të Mbrojtjes, Vladimir Padrino López, forcat tokësore, ajrore, detare dhe rezervistë do të kryejnë ushtrime deri të mërkurën. Ai e përshkroi këtë vendosje si një përgjigje ndaj “kërcënimit imperialist” që, sipas tij, paraqet përqendrimi i forcave të SHBA-së në rajon. Në stërvitje do të marrin pjesë edhe njësitë e Milicisë Bolivariane – një forcë rezervë e përbërë nga civilë, e krijuar nga ish-presidenti Hugo Chávez dhe e emëruar sipas Simon…

Lexo më Shumë

Aleatët e kryeministrit po e bëjnë të qartë se ai do të luftojë çdo sfidë ndaj lidershipit të tij nga deputetët e Partisë Laburiste. Besnikët e Sir Keir Starmer shprehin frikë se posti i tij si kryeministër dhe lider i Partisë Laburiste mund të jetë nën kërcënim të menjëhershëm – ndoshta që menjëherë pas miratimit të Buxhetit pas dy javësh. Kritikët e qeverisë thonë se ky tension është dëshmi se Downing Street është “në gjendje të plotë hermetike”, një gjendje që “nuk do ta ndihmojë qeverinë të dalë nga gropa në të cilën ndodhet”. Miqtë e afërt…

Lexo më Shumë

Ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka nisur një fushatë të gjerë sulmesh ajrore kundër anijeve të dyshuara për kontrabandë droge në Oqeanin Paqësor dhe në Detin e Karaibeve, duke përdorur dronë MQ-9 Reaper, aeroplanë AC-130J dhe aeroplanë tjerë luftarakë. Washingtoni pretendon se synon ta frenojë rrjedhën e drogës në SHBA dhe që nga fillimi i shtatorit, 76 persona janë vrarë në 19 sulme ku u shkatërruan 20 anije, raporton CNN. Shumica e sulmeve, sipas burimeve, u kryen nga dronë MQ-9 Reaper, të cilët janë të armatosur me raketa Hellfire. Ndonëse Pentagoni ende nuk e ka konfirmuar zyrtarisht…

Lexo më Shumë

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se ndien një “detyrim” për të paditur BBC-në, pas mënyrës se si një pjesë e fjalimit të tij është redaktuar në transmetimin e nje dokumentari. Duke folur për rrjetin Fox News, Trump tha se fjalimi i tij i 6 janarit 2021 ishte “masakruar” dhe se mënyra si u paraqit në dokumentar “mashtroi publikun”. Kjo është hera e parë që presidenti flet publikisht pas letrës që avokatët e tij i kanë dërguar BBC-së, duke paralajmëruar një padi prej 1 miliard dollarësh nëse korporata nuk tërheq materialin, nuk kërkon falje dhe nuk e dëmshpërblen atë. …

Lexo më Shumë

Ndryshimi i kombëtareve të mos jetë i mundur pa paguar. Kjo është ideja që po shqyrtohet nga Federata Gjermane e Futbollit, e cila duket se kërkon që të shmangë largimin e futbollistëve në të ardhmen. Drejtori i Federatës Gjermane të Futbollit, Andreas Reting, ka shpjeguar për mediat se po shihet mundësia që të nxitet FIFA të vendosë pagesa për ndryshimin e kombëtareve. Sipas gjermanëve, është e padrejtë që një Federatë të mos përfitojë asgjë nga një lojtar të cilin e ka stërvitur dhe më pas zgjedh të përfaqësojë një shtet tjetër. “Është plotësisht e pakuptimtë për mua se pse një…

Lexo më Shumë

Një sulm kamikaz jashtë një gjykate në kryeqytetin e Pakistanit, Islamabad, ka vrarë 12 persona dhe ka plagosur të paktën 27 të tjerë, tha ministri i Brendshëm i vendit. Sipas autoriteteve, sulmuesi kishte si objektiv gjykatën e qarkut të Islamabadit, por nuk arriti të hynte brenda për shkak të masave të sigurisë. Ai aktivizoi eksplozivin pranë një makine policie, pasi kishte pritur për rreth 15 minuta në zonë. “Identifikimi i bombarduesit dhe i të gjithë atyre që mund të kenë qenë të përfshirë është përparësia jonë kryesore. Ata do të nxirren para drejtësisë,” deklaroi ministri Naqvi. Kryeministri Shehbaz Sharif…

Lexo më Shumë

Shtesa natyrore e popullsisë u përmirësua në tremujorin e tretë të vitit 2025, falë rënies së numrit të vdekjeve, por lindjet vijojnë të pakësohen. Të dhënat e fundit të INSTAT tregojnë se Shqipëria po përballet me një rënie të vazhdueshme të lindjeve, e cila nuk kufizohet më vetëm në zonat e thella apo rurale, por po shtrihet në gjithë territorin. Qendrat e mëdha urbane, që dikur kompensonin deficitin demografik të qarqeve të tjera, po shfaqin shenja ngopjeje dhe frenimi, ndërsa qarqet e brendshme dhe veriore po boshatisen. Në nëntëmujorin e vitit 2025 kanë lindur gjithsej 16,052 foshnja, me një…

Lexo më Shumë

I dërguari i posaçëm i SHBA gjatë kohës së luftës në Kosovë, Christopher Hill do të vazhdojë sot dëshminë e tij në seancën gjyqësore ndaj ish krerëve të UÇK-së para Dhomave të Specializuara në Hagë. Hill filloi dëshminë e tij para dy ditësh ku tregoi se si kishte nisur të mirrej me çështjen e Kosovës. Ai tha se kjo ishte kërkesë e ish sekretares amerikane, Madeline Albright që ia bëri atij në atë kohë. “Së pari jam përfshirë [në çështjen e Kosovës] nga SHBA në maj të vitit 1998, mora telefonatë nga Madeline Albright që më kërkoi të merrja…

Lexo më Shumë

Ish-presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Luis Rubiales, dha një intervistë për ‘El Chiringuito’, në atë që shënoi rikthimin e tij në qendër të vëmendjes së medias pasi u dënua për puthjen jo konsensuale me Jenni Hermoson. Ish-presidenti kërkoi falje në mënyrën e tij dhe filloi t’u përgjigjej të gjitha pyetjeve të bëra nga Josep Pedrerol, duke zbuluar disa detaje dhe si e përjetoi të gjithë procesin. Ish-presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Luis Rubiales, u dënua për sulm seksual pasi puthi Jenni Hermoson pa pëlqimin e saj në vitin 2023. Ai u gjobit me 10,800 euro dhe u…

Lexo më Shumë