Nga data 15 nëntor 2025, të gjithë drejtuesit e automjeteve do të jenë të detyruar të posedojnë pajisjet dimërore, sipas Ligjit për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor. Autoritetet paralajmërojnë se mosrespektimi i këtij rregulli nuk do të tolerohet. Çdo shofer që ndalohet pa pajisjet e parapara do të gjobitet me 45 euro, në kundërvlerë në denarë. Sipas rregullores, automjetet deri në 3.500 kg duhet të kenë: – Goma dimërore në të katër rrotat, me thellësi minimale të shkelëses 4 mm, ose – Goma verore me të njëjtën thellësi (4 mm), por me zinxhirë dëbore në bagazh, të…
Author: Hamdi Kumanova
Një konflikt mes dy personave në Vlorë ka përfunduar me plagosjen e një 30-vjeçari në lagjen “24 Maji” të qytetit bregdetar. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 10 nëntorit, ku shtetasi me inicialet E. L., 32 vjeç, ka goditur me thikë 30-vjeçarin B. S., duke e plagosur në kraharor dhe qafë. I plagosuri ndodhet në Spitalin Rajonal të Vlorës, jashtë rrezikut për jetën. Policia e Vlorës ka njoftuar se pas ngjarjes, u arrestuan në flagrancë autori i ngjarjes si dhe një person tjetër të përfshirë në konflikt. Të arrestuarit janë: –E. L., 32 vjeç, banues në lagjen “24 Maji”, për veprat penale:…
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka zhvilluar një takim online këtë të mërkurë, më 12 nëntor, me 27 ambasadorët shqiptarë të akredituar në 27 vende të Bashkimit Europian. Ministrja thotë se në fokus të këtij takimi ishte një fazë e re koordinimi e bashkëveprimi në funksion të ofensivës diplomatike e kombëtare të Integrimit. “27 ambasadorët tanë të akredituar në 27 vende të Bashkimit Europian, nisim një fazë të re koordinimi e bashkëveprimi në funksion të ofensivës diplomatike e kombëtare të Integrimit.”, shkruan Spiropali krahas fotove nga ky takim online. Sjellim ndërmend se dy ditë…
Sot vazhdon gjykimi për ish-drejtorin e burgut “Shkup” në Shutkë, Filip Andonov–Sokol, pasi seanca e kaluar u shty për shkak të mungesës së disa të punësuarve. Nga Gjykata Themelore Penale e Shkupit njoftuan se seanca ishte anuluar për arsye shëndetësore të prokurorit publik, ndërsa një pjesë e të akuzuarve duhej të merrnin pjesë në një varrim. Andonov dhe gjashtë policë të burgut akuzohen se u kanë mundësuar pesë të dënuarve privilegje që nuk u takonin sipas vendimeve gjyqësore, si dalja nga burgu për nevoja private. Ata akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe për punë të pandërgjegjshme në shërbim,…
Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, prej sot deri më 15 nëntor do të marrë pjesë në “Kongresin global për popullsi, shëndet dhe zhvillim njerëzor”, që mbahet për herë të tretë në Kajro nën patronazhin e presidentit të Egjiptit, Abdel Fatah El-Sisi. Janevska, siç kumtuan nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, do të jetë pjesë e disa panel diskutimeve kushtuar temave për zhvillimin njerëzor, zhvillimin dhe zbatimin e inovacioneve me theks në inteligjencës artificiale. Ajo do të ketë edhe fjalim hyrës në sesion kushtuar arsimit joformal si koncept i të mësuarit gjatë gjithë jetës. Gjatë kongresit,…
Ish-mesfushori legjendar, Andres Iniesta po hetohet nga shteti i Perusë. Kjo për shkak se futbollisti akuzohet për mashtrim ndaj disa biznesmenëve atje, me vlerën që kap shumën e 600 mijë dollarëve. Lidhja e kësaj me Iniestën, ka të bëjë me kompaninë e tij NSN Sudamerica SAC, kompani kjo që organizonte ngjarje futbolli dhe muzikore. Vetëm një ngjarje e premtuar ndodhi para se kompania të falimentonte në mesin e vitit 2024. Investitorët thonë se paratë e tyre u zhdukën dhe nuk u dhanë rimbursime. Iniesta dhe partnerët e tij mohojnë shkeljet, duke pretenduar se akuzat janë të…
Barcelona po përballet me mungesa të rëndësishme në mesfushë, por duket se Hansi Flick mund të marrë së shpejti lajme pozitive. Pas dëmtimit të rëndë në kofshë gjatë El Clasicos ndaj Real Madridit, Pedri po tregon përparim të dukshëm në procesin e rikuperimit. Sipas Marca, 22-vjeçari mund të jetë gati për sfidën ndaj Athletic Bilbao menjëherë pas pushimit ndërkombëtar. Megjithatë, stafi mjekësor dhe trajneri Flick nuk do të rrezikojnë rikthimin e parakohshëm të tij, duke qenë të vetëdijshëm për historinë e shpeshtë të lëndimeve që ka pësuar mesfushori. Edhe nëse Pedri do të rikthehej para muajit dhjetor,…
Futbollisti brazilian Oscar thuhet se është detyruar t’i japë fund karrierës së tij pasi është shtruar në spital për shkak të problemeve me zemrën. Oscar u shtrua në spital dje (e martë) pasi u ankua se nuk ndihej mirë, dhe lajmet e fundit thonë se për shkak të problemeve me zemrën ai do të duhet t’i japë fund karrierës dhe t’i përkushtohet rikuperimit. Sipas Daily Mail, Oscar ra pa ndjenja gjatë stërvitjes, më saktësisht gjatë përdorimit të një biçiklete stërvitjeje gjatë përgatitjeve me ekipin brazilian Sao Paulo. Braziliani ishte një yll i madh për Chelsean dhjetë vjet më…
Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara të martën e 11 nëntorit, zgjati pezullimin e një urdhri gjyqësor që kërkonte nga administrata e presidentit Donald Trump të financojë plotësisht ndihmën ushqimore për 42 milionë amerikanë me të ardhura të ulëta këtë muaj, në kushtet e mbylljes së qeverisë federale, edhe pse ligjvënësit po ndërmarrin hapa për t’i dhënë fund ngërçit. Ky vendim i gjykatës i lejon përkohësisht administratës të vazhdojë të mbajë pezull rreth 4 miliardë dollarë nga Programi i Ndihmës Ushqimore Shtesë, i njohur si SNAP ose kuponët ushqimorë, shkruan Reuters. Avokatët e administratës i thanë gjyqtarëve të hënën…
Presidenti sirian, Ahmad al-Sharaa, bëri të ditur se shumica e Kongresit amerikan mbështet heqjen e sanksioneve të SHBA-së ndaj Sirisë, pasi u takua të hënën në Washington me ligjvënës amerikanë. “Administrata amerikane është e një mendjeje se Siria meriton të ketë një mundësi për të qenë e qëndrueshme, për të ndërtuar ekonominë e saj dhe për të ruajtur integritetin territorial”, tha Sharaa për “The Washington Post” pas takimit të tij në Shtëpinë e Bardhë me presidentin amerikan Donald Trump. Sharaa tha se politikat e Trumpit tregojnë mbështetje për stabilitetin dhe unitetin territorial të Sirisë. “Është e qartë…
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka deklaruar se presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pasur mundësinë për ta nxjerrë vendin nga kriza politike duke mos e zvarritur procesin zgjedhor. Limaj ka theksuar se gjatë takimeve të saj me partitë politike është konfirmuar mungesa e vullnetit për të krijuar një shumicë të dytë parlamentare. “Para se të vije te mandatari i dytë, ne kemi qenë te presidentja, sic e kërkon kushtetuta, pra është konsultuar me të gjitha partitë politike. Presidentes, të gjitha partitë politike shqiptare, shumica edhe disa të minoriteteve, janë deklaruar qartë se mungon vullneti politik për…
Rusët kanë përdorur inteligjencën artificiale për qëllime propagandistike, duke prodhuar video që synojnë të dobësojnë moralin e ukrainasve. Këto video paraqesin ushtarë “të lodhur” dhe shpesh shfaqin rrëfime të montuara, të krijuara në mënyrë artificiale, që nuk pasqyrojnë realitetin. Qëllimi i këtij materiali është të ndikojë psikologjikisht tek shikuesit, duke krijuar një imazh të humbjes së besimit dhe të dëshpërimit mes trupave dhe qytetarëve ukrainas. Megjithatë, cilësia e këtyre videove është e lehtë për t’u dalluar; edhe një vështrim i shpejtë tregon qartë se ato janë të manipuluara dhe të rreme. Kjo praktikë është një…

