Prodhimi i Brendshëm Bruto u rrit për 3,4 për qind në prill, maj dhe qershor. Veçanërisht më vjen mirë që sektorët ndërtimtari, transport dhe magazinim po rriten fuqishëm! Ata janë shtytëse të ekonomisë së Maqedonisë së Veriut! Në tremujorin e dytë sektori ndërtimtari u rrit për 7,3 për qind, njoftoi zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski në profilin e tij në Fejsbuk. “Kryeministri Hristijan Mickoski publikoi lajme të shkëlqyera për ekonominë maqedonase – në muajt prill, maj dhe qershor, prodhimi i brendshëm bruto u rrit me 3.4%. Jam veçanërisht i lumtur që sektorët e ndërtimit, transportit dhe magazinimit po…
Author: Hamdi Kumanova
Anëtari i vetëm shqiptar nga gjithsej 12 në Komisionin për çmimin “8 Shtatori”, ka propozuar vetveten për shpërblim! Kështu thuhet në reagimin e BDI-së, sipas të cilës, një skandal i paprecedentë që rrezikon jo vetëm integritetin e shpërblimeve shtetërore “8 Shtatori”, por edhe frymën e barazisë qytetare të garantuar me Marrëveshjen e Ohrit, ka ndodhur sot me ndarjen e çmimeve “8 Shtatori” “Sot, në Sallën e Kristaltë të Parlamentit, Komisioni për ndarjen e Çmimit Shtetëror ‘8 Shtatori’ do të ndajë çmimet më të larta për vepër jetësore dhe për arritje në fushën e sportit. Ky është shpërblimi më i lartë…
Moti sot do të jetë me diell dhe me vranësira të pakta deri mesatare lokale. Gjatë ditës do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura e mëngjesit do të jetë prej 8 deri 18 gradë Celsius, ndërsa ajo ditore do të lëvizë prej 25 deri 36 gradë. Në Shkup, sot moti do të jetë me diell dhe me vranësira të pakta deri mesatare, ndërsa do të fryjë edhe erë e lehtë deri mesatare nga veriu. Temperatura do të jetë nga 16 gradë në mëngjes, deri 35 gjatë ditës. Për nesër, meteorologët paralajmërojnë mot me diell…
MPB njofton se më 04.09.2025 në NJPB Gostivar është raportuar se rreth orës 20:25, në rrugën rajonale Gostivar – fshati Gradec, në fshatin Dobërdoll të Gostivarit, një veturë “Renault” me targa të Gostivarit, e drejtuar nga G.B. (30) nga fshati Vrapçisht i Gostivarit, ka goditur këmbësorin Z.SH. (65) nga fshati Dobërdoll. Pas aksidentit, këmbësori Z.SH. u dërgua në Qendrën Mjekësore të Gostivarit, ku ndërroi jetë dhe mjeku konstatoi vdekjen. Me urdhër të prokurorit publik, sipas nenit 300 të Kodit Penal – “Vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pasurisë në komunikacion”, rreth orës 21:10 u privua nga liria…
Bujar Osmani nga Çairi: 350.000 euro në muaj nga buxheti i Çairit përfundojnë tek aktivistët partiakë të VLEN-it Bujar Osmani nga Çairi: 350.000 euro në muaj nga buxheti i Çairit përfundojnë tek aktivistët partiakë të VLEN-it Publikuar 09:10 5 Shtator, 2025 Kandidati për kryetar të Çairit, Bujar Osmani, në takimin e sotëm me qytetarët, ashpër e dënoi, siç e quajti ai, “sistemin masiv për nxjerrjen e parave nga buxheti i komunës përmes kontratave fiktive dhe abuzimeve”. “Duhet të jemi realistë. Buxheti i Çairit është i kufizuar. 67% shkon për paga, ndërsa nga pjesa e mbetur bëhen kontrata fiktive. Në korrik…
VLEN akuzon BDI-në për dështime të rënda politike dhe bashkëpunim me figura dhe projekte të afërta me interesat serbe, duke theksuar takimet me Gruevskin, përkrahjen për “Ballkanin e Hapur” dhe neglizhencën ndaj interesave shqiptare. Sipas VLEN, BDI po shpif dhe përhap lajme të rreme për të fshehur frikën nga humbja dhe reformën që VLEN po imponon. “BDI dhe e vërteta janë të shkurorëzuara që moti, por më shumë se gjithçka i ka djegur momenti kur Izet Mexhiti shkuli Blerim Bexhetin, Artan “non grata” Grubin e Bujar Osmanin bashkë me gjithë garniturën e tyre nga Njësia Zgjedhore numër 1. Që…
Ministri i Trasforimim Digjital, Stefan Andonovski së bashku me drejtorin e Entit Shtetëror për Statistikë, Dejan Stankov sot do të promovojnë shërbimin e ri elektronik të ESHS-së, të dedikuar për studentët, i cili është i disponueshëm në portalin kombëtar të shërbimeve – uslugi.gov.mk. Siç informojnë nga Ministria për Trasformim Digjital, punohet për shërbimin “Formularë për studentë të regjistruar në studimet deridiplomike (cikli i parë) në fakultete dhe shkolla të larta profesionale (VOI20)”.
Një vajzë e moshës 14 deri në 15 vjeç është mbyllur vetëm në një dhomë në seksionin e grave të burgut në “Idrizovë” në mënyrë që të mos përzihet me të dënuarit e rritur, ka mësuar Sdk.mk. Vajza nuk mund të vendoset në qendrën korrektuese “Tetova” në Volkovijë, sepse ende nuk është instaluar ndarja me masa mbrojtëse që duhet të ndajë fizikisht dhe vizualisht djemtë nga vajzat, transmeton Portalb.mk. Gjykata që ia vendosi masën edukative dhe korrektuese vajzës e dërgoi atë të vuajë dënimin në burgun “Idrizovë”, sepse nuk ka ku të shkojë tjetër. Sapo Avokati i Popullit e mësoi…
Në Maqedoni, gjithnjë e më shumë njerëz po investojnë në apartamente, ambiente biznesi, garazhe, tokë dhe lloje të tjera të pasurive të paluajtshme dhe të luajtshme me qëllim që të fitojnë para duke i dhënë me qira. Megjithatë, sa nga këto të ardhura përfundojnë në të dhënat ligjore dhe sa në ekonominë hije është shpesh një temë debati. Sipas të dhënave nga Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP), në vitin 2024, gjithsej 71,671 tatimpaguesish raportuan të ardhura nga qiratë dhe nënqiratë. Kjo është më pak se në vitin 2023, kur 74,540 persona dorëzuan raporte të tilla. Pavarësisht numrit të…
Procesi gjyqësor kundër katër onkologëve, mes të cilëve edhe ish drejtori i Klinikës për onkologji, Nino Vasev, të akuzuar për trajtim të pandërgjegjshëm të pacientëve, duhet të vazhdojë sot në Gjykatën themelore penale Shkup. Seanca e kaluar u anulua për shkak të mungesës së të akuzuarës së dytë Meri Peshevska, për çka avokati i saj ka dorëzuar dokumentacion mjekësor dhe kërkesë për anulim. Në bankën e të akuzuarve atëherë janë ulur i akuzuari i parë Vasev dhe dy onkologët Simonida Cërvenkovska dhe Dragan Jakimovski. Mbrojtja parashtroi prova shtesë, me të cilat kontestohen raportet e ekspertëve të prokurorisë, ndërsa avokati i…
Policia e Kosovës ka njoftuar se të enjten është raportuar e zhdukur një grua në Gjakovë. Familjarët kanë raportuar rastin në polici. “Është raportuar se viktima femër është larguar dhe nuk dihet vendndodhja e saj”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë. Rasti thuhet se është duke u hetuar.
Pentagoni tha se dy avionë të ushtrisë së Venezuelës fluturuan afër një anijeje të Marinës të Shteteve të Bashkuara, që po lundronte në ujëra ndërkombëtare më 4 shtator, “në një lëvizje jashtëzakonisht provokuese”. Ky njoftim shënon një përshkallëzim të ri në tensionet që janë rritur lidhur me dislokimin e anijeve nga Uashingtoni në Karaibe. “E këshillojmë fuqishëm kartelin që udhëheq Venezuelën, të mos ndërmarrë asnjë përpjekje tjetër për të penguar ose ndërhyrë në operacionet kundër narkotikëve dhe kundër terrorizmit të kryera nga ushtria amerikane”, tha Departamenti amerikan i Mbrojtjes përmes një postimi në X. Uashingtoni ka dislokuar luftanije…

