Ridvan Ismaili Që nga viti 1991 e deri më sot, njëri prej problemeve më të mëdha zgjedhore ka qenë pikërisht lista zgjedhore. Lista e përgjithshme është gati e pandryshuar gjatë 28 viteve të kaluara, e cila është përdorur në të gjitha ciklet zgjedhore, që nga viti 1991 e deri më sot, e që është dëshmuar se nuk i përmbush standardet e nevojshme, sepse është e manipuluar dhe e falsifikuar. Edhepse nuk kemi ndonjë të dhënë të saktë sa i përket numrit të votuesve fiktiv, megjithatë dyshohet për numër gjashtëshifrorë. “Gabimet” të tilla me përmasa kaq të mëdha nëpër listat zgjedhore…
Author: Hamdi Kumanova
Me 17.03.2019 në ora 14.45 në rrugën regjionale midis Gostivarit dhe fshatit Vrutok ka ndodhur një aksident trafiku midis veturës së tipit “Audi” me targa nga Gostivari, e drejtuar nga M.Z.(62) nga Gostivari dhe motoçikletës “Kavasaki” me targa nga Gostivari e drejtuar nga Z.Z.(21) nga Gostivari, transmeton Almakos. Nga lëndimet e fituara në vendin e ngjarjes vdes shoferi i motoçikletës. Është kryer kontroll në vendngjarje nga ana e Prokurorit Publik dhe ekipit të Stacionit Policor në Gostivar.
Me 17.03.2019 në ora 15.30 është lajmëruar se mbi fshatin Orizari, Kocan, në vendin e quajtur “Guri i bardh”, gjatë ndezjes së barit në arë nga ana e B.P.(82) nga i njëjti fshat, është shkaktuar një zjarr, transmeton Almakos. Në zjarr është lënduar B.P. i cili ka vdekur në vendin e ngjarjes. Nga ekipi i zjarrfikësve në Kocani zjarri është shuar, ndërsa me urdhrin e Prokurorit Publik trupi i të vdekurit iu është dorëzuar familjes.
Me 17.03.2019 rreth orës 04.30 në vendin e quajtur ‘Trskata’ në Berovë, vetura e tipit ‘Seat leon’ me targa nga Berova, e drejtuar nga D.Sh.(27) nga fshati Umlena, Pehcevë, e ka humbur kontrollin dhe ka dal nga rruga, transmeton Almakos. Pastaj është lënduar shoferi dhe katër bashkëudhëtarët M.T.(27), M.P.(32) nga fshati Smojmirovo dhe P.P.(23) nga Pehceva. Të gjithë të lënduarit janë dërguar në Shtëpinë e Shëndetit në Berovë ku iu është dhënë ndihmë mjekësore, pas së cilës P.P. dhe M.T. janë dërguar në Spitalin Klinik në Shtip. Kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i Stacionit Policor në Berovë.
Me 16.03.2019 rreth orës 23.50 në bulevardin ‘Aleksandri i Maqedonisë’ në Shkup ka ndodhur një aksident trafiku midis veturës së tipit ‘Reno megan’ me targa nga Shkupi e drejtuar nga A.M.D.(22) nga fshati Sopishte, Shkup dhe veturës së tipit “Opel vektra” me targa nga Shkupi, e drejtuar nga A.A.(22) nga Shkupi, transmeton Almakos. Janë lënduar dy shoferët, si dhe N.A.(19) nga Shkupi dhe I.A.(22) nga Shkupi, bashkëudhëtar në veturën “Opel vektra” dhe bashkëudhëtarja në veturën “Reno megan” K.L.(20) nga Shkupi. Të lënduarit nga vetura e tipit “Opel vektra” me veturën e Ndihmës së shpejtë janë dërguar në Kompleksin e Klinikave…
Me 16.03.2019 rreth orës 18.00 në rrugën “Zija Mersovski” në Dibër, vetura e tipit ‘Golf’ me targa nga Dibra, e drejtuar nga A.R.(35) nga Dibra e ka goditur një fëmijë shtatë vjeçar nga Dibra, transmeton Almakos. Fëmija është dërguar në Spitalin e përgjithshëm në Dibër. Kontroll në vendngjarje është kryer nga ana e ekipit të Stacionit Policor në Dibër.
Me 16.03.2019 në ora 14.15 në Stacionin Policor në Qendër, N.T.(44) e cila ka lajmëruar se ditën e njëjtë në ora 09.30 në rrugën “Kiro Krstevski Platnik” vajza e saj 17 vjeçare është sulmuar fizikisht nga K.Zh.(22) nga Shkupi, transmeton Almakos. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Me 16.03.2019 në ora 15.00 në Stacionin Policor në Qendër, A.P.(47) nga Shkupi ka lajmëruar se me 15.03.2019 në ora 22.00 në një lokal në rrugën “Heronjtë e Kosturit”, vajza e saj 15 vjeçare është sulmuar fizikisht nga dy adoleshente që i ka njohur, transmeton Almakos. Po ndërmerren masat për zbardhjen e rastit.
Me 16.03.2019 në ora 22.50 në Stacionin Policor në Qendër, E.B.(34) nga Shkupi ka lajmëruar se ditën e njëjtë rreth orës 19.20 në rrugën “Bregu 13 nëntori” është sulmuar fizikisht nga tre persona, transmeton Almakos. Po ndërmerren masat për zbardhjen e rastit.
Me 16.03.2019 në ora 22.00 në Stacionin Policor në Cair është lajmëruar se në rrugën Galicica, E.M.(32) nga Shkupi e ka sulmuar fizikisht B.R.(26) nga Shkupi, transmeton Almakos. Është përgatitur një procesverbal për shkeljen e realizuar sipas nenit 12 dhe nenit 6 nga Ligji për shkeljet dhe prishjet e rendit dhe qetësisë publike.
Me 17.03.2019 rreth orës 04.50 në SPB Shkup është lajmëruar se në një kazino në bulevardin “Mitropolit Teodosij Gologanov” në Shkup një kryerës i panjohur i ka vjedhur paratë nga qarkullimi ditor, transmeton Almakos. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Nëpërmjet një njoftimi nga partia maqedonase opozitare VMRO-DPMNE thuhet se “211 vitet burg për rastin e montuar për 27 prillit e varrosën drejtësinë”. Nga VMRO-DPMNE thonë se përndjekja politike në Maqedoni arrin kulminacionin e vet dhe se nga dita në ditë rritet numri i viktimave të zaevizmit, përndjekjes politike dhe torturës së pushtetit ndaj kundërshtarëve. “Maqedonia është shtet i kapur, ku është hequr sundimi i së drejtës, gjyqësia Kacarska gjykon siç porosit Zaevi, ndërsa prokuroria Ruskoska monton raste politike për kundërshtarët politik të Zaevit”, thonë nga VMRO-DPMNE. 16 dënimet e rrepta për të akuzuarit e rastit të montuar për 27…

