sh kryeministri Nikolla Gruevski i cili u arratis në Budapest,nëpërmjet avokatëve të tij gjatë katër muajve të kaluar ka mbushur Gjykatën e apelit me ankesa lidhur me masën e paraburgimit që iu shqiptua pas akuzave të lëndëve të PSP-së. Kjo gjë u bë e ditur në raportin gjashtë mujor që publikoi Prokuroria Speciale Publike. “Duke u bazuar në ankesën e dorëzuar në Gjykatën e apelit, nga ana e avokatit mbrojtës të Nikolla Gruevskit, në seancën e mbajtur më 15 janar 2019, e njëjta është refuzuar si pa bazë dhe vendimi i Gjykatës Themelore Shkupi I e vërtetoi atë”, thuhet në raport, transmeton Tocka.mk, përcjell Portalb.mk. Për disa nga ankesat e Gruevskit, Gjykata e apelit ende nuk…
Author: Hamdi Kumanova
Nëpërmjet një njoftimi nga partia në pushtet LSDM thuhet se “kandidatja e Hristijan Mickoskit, Gordana Siljanovska është dorë e zgjatur e gruevizmit që iu nënshtrua dhe që e promovon”. Sipas LSDM-së, Siljanovska nuk dënon dhunën, përkundrazi, mbron dhunuesit e 27 prillit njësoj siç e bënë Mickoski dhe Gruevski, “Ajo nuk ka turp që është e mbështetur nga një strukturë partiake ku kryesia është e dyshuar për hyrjen e dhunshme në Kuvend kur ndodhi tentim vrasja dhe tentimi për grushtet dhe shkelje të rendit kushtetues”, thonë nga LSDM. LSDM thotë se Siljanovska nuk është e sinqertë me qytetarët kur paraqitet si…
Gjykata Penale në Shkup ka marr vendim për rastin “Titanik 2 ”, duke dënuar deputetin dhe njëherazi kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi, me tre vjet e dy muaj burg. Në lëndën “Titanik 2” Menduh Thaçi akuzohet se ka dakorduar të miratohen ankesat për rivotimin në tre vendvotime në Strumicë në zgjedhjet lokale të vitit 2013. Shpejt në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut pritet të dërgohet në votim imuniteti i tij. Ziadin Sela që doli nga kjo parti dhe krijoi partinë tjetër, e tashmë është kryetar i Aleancës së Shqiptarëve më në fund flet se si do të…
Djali i Feta Alimit, Burimi, përmes Facebookut ka shkruar fjalët e babait të tij para dhe pas shqiptimit të dënimit prej 7 viteve burg, për rastin e 27 prillit të 2017, edhe pse ai ishte njeriu që shpëtoi nga vdekja kreun e ASH-së dhe deputetin Ziadin Sela. Ja porosia që djali i Feta Alimit ka përcjellë fjalët e babait të tij: “Me vdek po, mu dorëzu kurr jo. Para se te futemi ne gjykat me thave djali im te jesh i pergaditur per gjithçka. Jemi te paster si loti, mirepo keta besë nuk kane. Pasi filloi gjykimi, gjygjtarja filloi te…
Trupi gjykues i udhëhequr nga gjykatësja Dobrilla Kacarska e ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për sigurimin e paraburgimit ndaj të akuzuarve në ngjarjet e 27 prillit në Kuvend të cilët sot u dënuan me 211 vite burg. Të akuzuarit me përjashtim të disave, para kësaj kërkuan të lirohen nga paraburgimi deri në aktvendimin e plotfuqishëm. Gjashtëmbëdhjetë nga shtatëdhjetë të akuzuarit në ngjarjet e 27 prillit në Kuvend morën dënim në lartësi prej 7 deri në 15 vjet, ndërsa është liruar nga akuza Igor Durllovski. Mitko Çavkov ka marrë dënimin më të lartë 18 vjet, Mitko Peshov 15 vjet, Dushko Llazarov…
Ish drejtori i BSP-së, Mitko Çavkov i cili dje u dënuar me 18 vite burg për ngjarjet në Kuvend, porositi se dënimi është i rreptë. Nëpërmjet rrjetit social “Facebook”, ish drejtori ju bën të gjithë anëtarëve dhe përkrahësve të OBRM-PDUKM-së të bashkohen. Në status ai shton se do ta dhurojë vilën e tij në Halkidiki për gazetarët , nëse e gjejnë se ekziston.
Gjashtë rrjete për peshq të gjëra prej 50 metra janë gjetur dje në afërsi të një hoteli në Strugë, rreth 600 metra nga bregu i Liqenit të Ohrit. Sipas MPB-së, në rreth 1000 metra nga bregu i Liqeni të Ohrit janë gjetur edhe dy rrjete të peshqve prej 50 metrave. Rrjetet janë marrë nga ana e policisë dhe po ndërmerren të gjitha masat për zbardhjen e plotë të rastit.
Sapasovski tani më dy muaj në pozitën e udhëheqësit të SPB Shtip po mban Lupço Trajkovskin, kundër të cilit, sipas të dhënave tona, është ngritur padi penale për kontrabandim me emigrantë, tha Orce Gjorgjievski, anëtar i VMRO-së. Ai shtroi se kundër Trajkovskit, gjykata përkatëse ka marrë masë parandaluese – sekuestrimin e dokumentit të udhëtimit, shkruan Makfax, përcjell Portalb.mk. “Trajkovski, edhe pse i dyshuar për vepra të rënda penale, kundër njerëzimit dhe të drejtës ndërkombëtare, sipas pikës 5 të nenit 418-b, meqë është një person zyrtar, i shqiptohet dënimi me burg prej të paktën dhjetë vjetësh, kurse ai ende kryen postin e shefit. Si mund qytetarët të ndjehen të…
Qendra regjionale për punë kufitare Jug ka ngritur padi penale kundër E.E.(41) nga Shkupi për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “ trafikim të emigrantëve”, transmeton Almakos. Nga ana e gjykatësit me procedurë paraprake të paditurit iu është caktuar masa e paraburgimit në afat prej 30 ditëve. Me 14.03.2019 në ora 20.30 në autostradën Gjevgjeli-Shkup, në afërsi të qarkut Miravci, gjatë kontrollit të veturës “Alfa Romeo 155”, zyrtarët policor kanë gjetur pesë emigrant ( një nga Afganistani dhe katër nga Pakistani).
Me 16.03.2019 në ora 01.30 në rrugën “Mosha Pijade” në Berovë, vetura e tipit ‘Fiat punto’ me targa nga Berova, e drejtuar nga G.K.(27) nga fshati Rusinovo, Berovë, e ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një shtyllë betoni, transmeton Almakos. G.K. është lënduar rëndë dhe është dërguar në Shtëpinë e Shëndetit në Berovë dhe pastaj në Spitalin Klinik në Shtip. Kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i Stacionit Policor në Berovë.
VMRO-DPMNE ka lëshuar një komunikatë ku theksohet se Maqedonia është shtet i kapur nga zaevizmi, sistem që hoqi shtetin e së drejtës dhe sundimit të së drejtës. “Kjo qeverisje mafioze bazohet në përndjekjen politike ndaj të gjithë që mendojnë ndryshe. Ata që të parët ngritën zërin kundër këtij pushteti kriminal, janë viktima të para të këtij pushteti”, vlerëson partia opozitare. Sipas tyre, Maqedonia është i vetmi shtet demokratik në Evropë ku në Shekullin e 21 ende ka të burgosur politik.
Ulja e papunësisë është si rrjedhojë e ndryshimit të procedurave administrative për regjistrimin e personave të papunë si dhe rënies së numrit të popullsisë aktive që kërkon punë dhe fare nuk ka të bëjë me krijimin e vendeve të reja të punës, thonë ekspertët e ekonomisë. Këto reagime vinë pas deklarimeve të Lidhjes Social-Demokrate të Maqedonisë, e cila udhëhiqet nga kryeministri Zoran Zaev se falë reformave të qeverisë shkalla papunësisë është ulur nën 20 për qind, transmeton Radio Evropa e Lirë. Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev, pret të vazhdojë ulja e papunësisë si rezultat i krijimit të një klime pozitive, e cila ka çuar…

