Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela ka reaguar në profilin e tij në Facebook pas dënimit me 7 vite burg të Abdulfetah Alimit, transmeton Almakos. “Në një ndejë me Fetain më pat thënë: “Nuk shqetësohem shum për dënimin sa shqetësohem për faktin qê po më fusin në një thes me kriminelët…” Miku im, krimi yt i vetëm është se femijët e mi akoma kanë mundësinë tê thërrasin babanë e tyre dhe unë tju përgjigjem. Ti bëre “mëkatin” e ruajtjes së jetës. Ti je në burg sepse un jam gjall, prandaj ti ska se si të jesh si ata që…
Author: Hamdi Kumanova
Me 14.03.2019 rreth orës 05.20 nga ana e patrullës nga Stacioni Policor për vendkalimin kufitar ‘Stenje’ te vendi ‘qarkorja për në fshatin Stenje’ është hetuar vetura e tipit “Micubishi” me targa bullgare e drejtuar nga A.V.(56) nga Republika e Shqipërisë, transmeton Almakos. Pas kryerjes së kontrollit është konstatuar se ai është futur ilegalisht në Republikën e Maqedonisë Veriore për shkak të se cilës është arrestuar në Stacionin Policor për vendkalimin kufitar ‘Stenje’ për procedurë të mëtutjeshme.
Me 14.03.2019 në ora 19.30 në udhëkryqin nga bulevardi “Jane Sandanski” dhe rrugës “Vasko Karangelevski” ka ndodhur një aksident trafiku midis veturës së tipit ‘Folksvagen Polo’ në pronësi të MPB-së, e drejtuar nga M.G.(28) dhe veturës së tipit “Pezho” me targa nga Shkupi e drejtuar nga G.S.(37) nga Shkupi, transmeton Almakos. Në aksident janë lënduar shoferët dhe udhëtarët në dy veturat dhe të njëjtit me veturën e Ndihmës së shpejtë janë dërguar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” ku iu është dhënë ndihmë mjekësore. Nga ana e ekipit të SPB Shkup është kryer kontroll në vendin e ngjarjes, ndërsa për…
Me 14.03.2019 në ora 14.30 është lajmëruar se në Strugë në udhëkryqin nga rruga regjionale M.Most-fshati Mislodezhda dhe rrugës lokale për në fshatin Livada, ka ndodhur një aksident trafiku midis veturës së tipit “Pezho” me targa nga Ohri, e drejtuar nga N.V.(56) nga fshati Draslajca, Strugë dhe veturës së tipit “Mercedes” me targa nga Ohri, e drejtuar nga L.S.(80) nga fshati Livada, Strugë, transmeton Almakos. Në aksident është lënduar rëndë L.S., i cili është dërguar për shërim në spitalin “Shën Erazmo” në Ohër. Kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i Stacionit Policor në Strugë ku po punohet për zbardhjen e…
Me 14.03.2019 në ora 11.00 në SPB Shkup është lajmëruar se në udhëkryqin nga rruga “Xhon Kenedi” dhe rruga “Kemal Sejfulla” ka ndodhur një aksident trafiku midis veturës së tipit “Mercedes aktros” me targa nga Shkupi e drejtuar nga I.K.(44) nga fshati Petrovec, Shkup dhe veturës së tipit “Pezho 307” me targa nga Shkupi e drejtuar nga U.S.(36) nga Kërçova, transmeton Almakos. Në aksident është lënduar rëndë shoferi U.S., ndërsa bashkëudhëtarja nga vetura e njëjtë Sh.J.(33) nga Kërçova është lënduar lehtë, lëndime këto të konstatuara nga ana e mjekut nga Kompleksi i Klinikave “Nënë Tereza”. Është kryer kontroll në vendngjarje…
Me 14.03.2019 rreth orës 14.50 me urdhër gjyqësor është arrestuar 48 vjeçari B.R. nga fshati Pallaticë, Tetovë, i dënuar me dy vite burg për kryerjen e veprës penale “ prodhim i paautorizuar dhe tregti me armë”, transmeton Almakos. Pas arrestimit B.R. është dorëzuar në Burgun e Tetovës për mbajtjen e dënimit me burg.
Zyrtarët policor të Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë-Zyra e jashtme për punë kriminalistike në Gostivar, nën mbikëqyrjen e Stacionit Policor në Cegran, me 14.03.2019 në ora 06.45 ka kryer kontroll në shtëpinë dhe hapësirat ndihmëse të 42 vjeçarit R.M. në fshatin Calje të Gostivarit, transmeton Almakos. Gjatë kontrollit të realizuar me urdhër gjyqësor, është gjetur pistoleta e tipit “Glok” e kalibrit 9 miliemtra që e ka poseduar me leje, karabin gjuetie “Hajnell” kalibri 30-06 me leje në emër tjetër dhe gjithsejtë 136 plumba të kalibrave të ndryshme. Pak para kësaj, në oborrin e shtëpisë fqinje, janë gjetur dy…
Kryeministri Zoran Zaev mohoi zërat se për shkak të mosmarrëveshjeve me BDI-në në lidhje me Ligjin për Mbrojtje Sociale, ministrja Milla Carevska do të shkarkohet nga detyra. Sipas tij, problemet tashmë janë tejkaluar, shkruan Alsat-M. E drejta për të fituar ndihmën sociale, sipas kritereve të definuar aty në një nen, vlente për amvisëritë. Tradita tek qytetarët shqiptar është që në amvisëri të jetojnë persona nga rrethi më i gjerë, kushërinj, familjarë. Kishte nevojë që të kthehet në nivel të familjes, tek babai, nëna dhe fëmijët. Kjo sot u pranua. Ligji do të hyn në procedurë, në seancën e radhës do…
Komuna e Dibrës, gjatë vitit të kaluar nga dhënia në koncesion të hapësirës dhe shfrytëzimit të mineraleve, me të cilat disponon komuna, ka inkasuar 2.651.000 denarë. Vlerë më e madhe në arkën e buxhetit janë derdhur nga fabrika “Knauf” për koncesion për shfrytëzim të mineraleve të gipsit edhe atë në vlerë prej 1.269.000 denarë. “Menjëherë pas “Knauf” sipas vlerës janë “banjat e Dibrës-Capa” për shfrytëzimin e ujërave termikë, apo 806.000 denarë. Nga koncesioni për minerale të gipsit, nga forma “Digips” në buxhet janë derdhur 228 mijë denarë, derisa nga “Lika komerc” për gërmimin e gurit 18.000 denarë. Mbi 105 mijë…
Departamenti i Bujqësisë pranë Aleancës për Shqiptarët reagon lidhur me Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë i cili institucion ka në kompetencat e tij: kontrollin dhe sigurinë e ushqimit me origjinë jo shtazore dhe ushqimin me origjinë shtazore si dhe (kontrollin dhe sigurinë e ujit si ushqim), si atij që importohet dhe prodhimit vendor, si dhe kompetencat që janë të lidhura me shërbimet veterinere, të gjitha këto aktivitete të lidhura me qëllim të prevenimit dhe ruajtjes së shëndetit publik të popullsisë në vend. Agjencia е Ushqimit dhe Veterinarisë është formuar si institucion në vitin 2011 dhe i jep përgjegjësi drejtpërdrejtë Qeverisë…
Me 12.03.2019 në ora 16.45 në udhëkryqin nga rruga regjionale fshati Kulish-fshati Bansko, në fshatin Mokrievo, Strumicë, ka ndodhur një aksident trafiku midis veturës së tipit “Mercedes” me targa nga Strumica, e drejtuar nga D.N.(59) nga Strumica dhe motoçikletës “Jamaha” pa targa, e drejtuar nga K.T.(30) nga fshati Mokrino, transmeton Almakos. Në aksident është lënduar rëndë shoferi i motoçikletës, i cili pas ndihmës mjekësore në Qendrën Mjekësore në Strumicë, është dërguar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup. Kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i SPB Strumicë.
Me 12.03.2019 në ora 19.20 në rrugën “Aleksandri i Maqedonisë” në Prilep, vetura e tipit “Opel Astra” me targa nga Prilepi, e drejtuar nga Z.N.(54) nga Prilepi, e ka goditur këmbësorin K.J.(29) nga Prilepi, transmeton Almakos. K.J. është lënduar rëndë dhe është dërguar në Spitalin në Prilep. Kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i Stacionit Policor në Prilep.

