Qendra regjionale për punë kufitare Jug ka ngritur padi penale kundër E.E.(41) nga Shkupi për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “ trafikim të emigrantëve”, transmeton Almakos. Nga ana e gjykatësit me procedurë paraprake të paditurit iu është caktuar masa e paraburgimit në afat prej 30 ditëve. Me 14.03.2019 në ora 20.30 në autostradën Gjevgjeli-Shkup, në afërsi të qarkut Miravci, gjatë kontrollit të veturës “Alfa Romeo 155”, zyrtarët policor kanë gjetur pesë emigrant ( një nga Afganistani dhe katër nga Pakistani).
Author: Hamdi Kumanova
Me 16.03.2019 në ora 01.30 në rrugën “Mosha Pijade” në Berovë, vetura e tipit ‘Fiat punto’ me targa nga Berova, e drejtuar nga G.K.(27) nga fshati Rusinovo, Berovë, e ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një shtyllë betoni, transmeton Almakos. G.K. është lënduar rëndë dhe është dërguar në Shtëpinë e Shëndetit në Berovë dhe pastaj në Spitalin Klinik në Shtip. Kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i Stacionit Policor në Berovë.
VMRO-DPMNE ka lëshuar një komunikatë ku theksohet se Maqedonia është shtet i kapur nga zaevizmi, sistem që hoqi shtetin e së drejtës dhe sundimit të së drejtës. “Kjo qeverisje mafioze bazohet në përndjekjen politike ndaj të gjithë që mendojnë ndryshe. Ata që të parët ngritën zërin kundër këtij pushteti kriminal, janë viktima të para të këtij pushteti”, vlerëson partia opozitare. Sipas tyre, Maqedonia është i vetmi shtet demokratik në Evropë ku në Shekullin e 21 ende ka të burgosur politik.
Ulja e papunësisë është si rrjedhojë e ndryshimit të procedurave administrative për regjistrimin e personave të papunë si dhe rënies së numrit të popullsisë aktive që kërkon punë dhe fare nuk ka të bëjë me krijimin e vendeve të reja të punës, thonë ekspertët e ekonomisë. Këto reagime vinë pas deklarimeve të Lidhjes Social-Demokrate të Maqedonisë, e cila udhëhiqet nga kryeministri Zoran Zaev se falë reformave të qeverisë shkalla papunësisë është ulur nën 20 për qind, transmeton Radio Evropa e Lirë. Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev, pret të vazhdojë ulja e papunësisë si rezultat i krijimit të një klime pozitive, e cila ka çuar…
Hetimi për lëndën e Prokurorisë Speciale Publike (PSP) me emrin “Drumarina” ku e dyshuar është ish-deputetja e VMRO-DPMNE-së, Sillvana Boneva është në fazën finale. Kjo u tregua në raportin e shtatë gjashtëmujor të Prokurorisë Speciale Publike, që u publikua dje. Gjashtë muajt e kaluar Prokuroria Speciale Publike ka ndërmarrë një numër të madh të veprimeve hetimore, ka dëgjuar dëshmitarë dhe ka dorëzuar më shumë kërkesa në institucione të ndryshme nga të cilat i ka marrë të dhënat e kërkuara. PSP më 22.10.2018 dhe 25.12.2018 ka vendosur kompetencë të vërtetë në lëndët e Prokurorisë Publike të Shkupit në lidhje me hetimin. “Lënda ndodhet në…
Deri më 14 mars të këtij viti edhe zyrtarisht ka përfunduar verifikimi në Listën Zgjedhore me rastin e zgjedhjeve presidenciale dhe zgjedhjeve të parakohshme për kryetarë të komunave, Ohër, Novosellë dhe Dibër që do të mbahen më 21 prill të vitit 2019, verifikim të të dhënave kanë kryer 53.972 qytetarë, për 518 është marrë vendim për regjistrim në Listën Zgjedhore, për 412 është marrë vendim për shlyerje, ndërsa ndryshim të të dhënave në Listë është bërë për 219 persona, transmeton MIA. Siç informoi Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), vetëm një qytetarë me vendbanim të shfuqizuar ka kryer verifikim në Listën Zgjedhore. Sipas KSHZ-së verifikimi publik kaloi pa kurrfarë probleme në…
Kandidatja për presidente Gordana Siljanovska-Davkova sot ka reaguar ndaj aktgjykimit për ngjarjet e “27 prillit”, ku tha se njeriu i cili hapi dyert e Kuvendit shëtit lirshëm. “Në datat e errëta të historinë së re të Maqedonisë, 27 prilli do të mbahet mend për skenat e dhunës. Ne ishim të gjithë të tronditur dhe të shqetësuar. Sot të gjithë të gjykuarit, lidhur me këto ngjarje janë vetëm një finale e një procesi të gjatë, i cili tregoi se gjyqësia, e drejta dhe drejtësia është e politizuar. Në vend të një procesi të drejtë, shikuam një proces i cili la njolla…
Me 14.03.2019 në Stacionin Policor në Gazi Babë nga Jetimorja SOS Fshati i Fëmijëve është lajmëruar se nga jetimorja me vetdëshirë është larguar jetimja M.S.(16) e cila disa herë me vetdëshirë është larguar, gjetur dhe kthyer nga ana e policisë, transmeton Almakos. Po ndërmerren masa për gjetjen e personit.
Me 14.03.2019 në ora 22.50 në SPB Shkup është lajmëruar se në bulevardin ‘Aradhat Partizane’ në një kazino dy persona duke u kërcënuar me pistoletë kanë vjedhur qarkullimin ditor, transmeton Almakos. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Sektori për punë të brendshme në Shkup ka ngritur padi penale kundër D.G.(35), për shkak të ekzistimit të dyshimeve se e ka kryer veprën penale “ prodhim i paautorizuar dhe lëshim në përdorim të drogave narkotike”, transmeton Almakos. Me 06.03.2019, pas informacioneve paraprake për kryerjen e veprës penale, nga ana e zyrtarëve policor pas urdhrit për kontroll në shtëpi nga Gjykata Themelore Shkup është kryer kontroll në shtëpinë e të paditurit ku është gjetur marihuanë.
Me 14.03.2019 nga ana e zyrtarëve policor nga Njësia për gjurmë është arrestuar V.A.(61) nga Shkupi i cili është kërkuar me urdhrin e Gjykatës Themelore Shkupi 1 për mbajtjen e dënimit me burg për kryerjen e veprës penale “ vjedhje e rëndë “, transmeton Almakos. Personi është dorëzuar në Stacionin Policor në Gazi Babë prej ku është dërguar në Burgun e Shkupit.
Edhe pse në një vend demokratik nuk komentohen vendime e gjykatës dhe aktgjykimet, megjithatë Maqedonia e Veriut është shumë larg demokracisë dhe drejtësisë. Shqiptimi i dënimit me 7 vite heqje lirie për Abdylfeta Alimin që tani njihet si njeriu i vetëm që shpëtoi jetën e Liderit të ASH Ziadin Sela natën e 27 Prillit, për ne si ASH paraqet tendencë për të amortizuar dënimet tjera të grupit të organizuar paraprakisht duke projektuar dhe realizuar goditjen mbi Kuvendin mbi deputet dhe mbi të gjitha likuidimin fizik të Ziadin Selës. Është e palogjikshme dhe pa kuptimtë që Feta Alimi të ngarkohet me…

