Zyrtarët policor të Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë-Zyra e jashtme për punë kriminalistike në Gostivar, nën mbikëqyrjen e Stacionit Policor në Cegran, me 14.03.2019 në ora 06.45 ka kryer kontroll në shtëpinë dhe hapësirat ndihmëse të 42 vjeçarit R.M. në fshatin Calje të Gostivarit, transmeton Almakos.
Gjatë kontrollit të realizuar me urdhër gjyqësor, është gjetur pistoleta e tipit “Glok” e kalibrit 9 miliemtra që e ka poseduar me leje, karabin gjuetie “Hajnell” kalibri 30-06 me leje në emër tjetër dhe gjithsejtë 136 plumba të kalibrave të ndryshme. Pak para kësaj, në oborrin e shtëpisë fqinje, janë gjetur dy pistoleta “C3” kalibri 6.35 milimetra, revolverit “Smit dhe Veson” kalibri 45 milimetra, thikë me futrollë, 5 plumba dhe llampë me bateri, të cilat një person i panjohur i ka gjuajtur nga dritarja nga shtëpia e R.M.(42) derisa ai është arrestuar nga zyrtarët policor.
Po punohet për zbardhjen e tërësishme të rastit.
Data 05.10.2026
Aktuale
- Tensioni rritet në Kuvendin e Kosovës: Policët rrethojnë oborrin për seancën e rëndësishme
- Thirrja e Endrit Thaçit: Bashkimi i partive për miratimin e ligjit të Speciales
- “Universiteti është vendi ku ndërtoni veten dhe të ardhmen“/ Presidentja e “Luarasit”, Fabiola Hysenbelliu mesazh studentëve: Mësoni, përshtatuni, krijoni dhe guxoni
- IBU dhe T3 Vakfı forcojnë bashkëpunimin në shkencë dhe teknologji
- LSDM: Dy vjet e gjysmë të Mickoskit sollën izolim dhe largim nga BE-ja dhe rënie të ekonomisë së vendit
- Mot me diell dhe relativisht i ngrohtë gjatë ditës
- Sofja i përgjigjet Shkupit: Jemi të gatshëm për bisedime, por pa ultimatume
- Zbulim i rrallë në Strugë: Varri i një luftëtari nxjerr në dritë thesare të lashta


