Author: Hamdi Kumanova

Deputeti i shumicës parlamentare të udhëhequr nga LSDM-ja dhe koalicioni, Pavle Bogoevski u bën thirrje qytetarëve dhe qytetareve, së bashku, me guxim dhe me përkushtim të marrin pjesë në sigurimin e të ardhmes së shtetit tonë. “Me marrëveshjen e arritur të Greqisë me Maqedoninë, për herë të parë në historinë e Republikës së Maqedonisë ofrohet mundësi më e drejtë dhe më e mirë, shikuar historikisht për sigurimin e të ardhmes të të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë. Për herë të parë kemi shans me të vërtetë vetë të vendosim për të ardhmen tonë. Me pranimin e Marrëveshjes së Prespës…

Lexo më Shumë

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve Mediatik (SPGPM), Këshilli për Etikë në Mediat në Maqedoni (KEMM), Instituti i Maqedonisë për Media (IMM) dhe Instituti për Studime të Komunikimeve (ISK) dënojnë mënyrën në të cilën Komisioni Shtetëror Zgjedhor i interpreton ndryshimet dhe plotësimet e Kodit Zgjedhor në lidhje me paraqitjen mediatike për referendumin për emrin. Ju rikujtojmë se ndryshimet dhe plotësimet e fundit të Kodit Zgjedhor, me të cilët legjitimohet propaganda politike në mediat e paguar me paratë e qytetarëve, kanë të bëjnë vetëm me organizimin e fushatave zgjedhore, e jo edhe me organizimin…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE deri më 10 shtator apo në fillimin e fushatës së referendumit do ta jep qëndrimin e saj nëse do të ftojë në bojkot apo të dilet dhe të votohet kundër. Lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski në intervistën për Kanal 5 konfirmon se ka marrë ofertë për hyrje në Qeveri por demanton se ka kërkuar ndryshime në Kodin zgjedhor që do nënkuptonte amnisti për ish udhëheqësinë e VMRO-DPMNE-së, transmeton Medial.mk.

Lexo më Shumë

Ahmeti si mysafir në Click Plus ka qenë në siklet nga një qytetarë i cili i drejtoi pyetje të drejtpërdrejt: Çka ndodhë me rastin ,,Alfa”? Kaq vite drejtësia s’po funksionon dhe një njeri i pafajshëm po vuan denimin. Zotëri.Ahmeti a ka mundësi të na tregoni kur do zgjidhet ky rast sepse u bë shumë gjatë, njerëz të pafajshëm qëndrojnë në burg. Ju na keni premtuar dhe asgjë s’keni bërë. Ai më tej vazhdoj duke përmendur fakte se bëhet fjalë për rast të montuar politik duke thënë se në pozitë kaq të keqe shqiptarët s’kanë qenë asnjëher. Qytetari, më tej bëri…

Lexo më Shumë

Partia për Lëvizjen e Turqve në Maqedoni (PLT) ka dërguar reagim me shkrim deri tek presidenti Gjorge Ivanov dhe ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, në lidhje me emërimin e Gjergj Dedaj për ambasador të Kosovës në Maqedoni. “Jemi kategorikisht kundër që një person me mentalitet fashizoid dhe primitiv të jetë ambasador në vendin tonë, i cili në çdo segment maksimalisht mundohet të promovojë multietnicitetin. Jemi të bindur se pranimi i një personi të tillë si ambasador në Maqedoni, do të rezultojë negativisht në marrëdhëniet multietnike, por edhe në miqësinë mes Maqedonisë dhe Turqisë”- theksohet në reagimin e PLT-së.…

Lexo më Shumë

Komisioni Shtetërori Zgjedhjeve sot pasdite do të mbajë seancë publike, në të cilën do të rishikojë dhe miratojë propozim-vendimin për ndryshimin e afateve për aktivitetet për mbajtjet e referendumit më 30 shtator. Në rend dite gjithashtu do të jetë edhe propozimi për planin financiar për referendumin në nivel shtetëror, si dhe propozim-njoftimi për procedurat për shpalljet publike, përcjell Telegrafi Maqedoni. Në seancën e sotme gjithashtu duhet të rishikohet dhe miratohet propozim-vendimi për konfirmimn e nevojës për formimin e trupave ndihmës në KSHZ për zbatimin e referendumit./Telegrafi/

Lexo më Shumë

Në Maqedoni ekziston optimizëm për anëtarësim në institucionet euro-atlantike, në BE dhe në NATO. Procesi i skriningut për Maqedoninë do të thotë shumë punë ku do të duhet të kyçen shumë institucione vendore dhe organizata jo-qeveritare që kanë përvojë në këtë proces nga vizitat e punës nëpër vendet evropiane. Procesi i skriningut, sipas faqes zyrtare të Komisionit Evropian, zyrës për Zgjerim dhe Fqinjësi të mirë, do të thotë “Ngjizje të planeve dhe ligjeve për integrim në BE të vendeve që tentojnë anëtarësimin” I gjithë procesi i skriningut ka 35 kapituj të cilat duhet të kalohen me shumë kujdes thuajse nëpër…

Lexo më Shumë

Qyteti i Shkupit inkuadrohet në programin për punë komunale ku do të angazhohen 20 persona të papunë me orar të shkurtuar pune në kuadër të projektit “Kontribute socio- arsimore përmes mbështetjes së kategorive të rrezikuara të qytetarëve në territorin e Qytetit të Shkupit”. Dhjetë persona të papunë do të angazhohen për periudhën prej nëntë muajsh si asistentë arsimor për personat me nevoja të posaçme arsimore në nëntë shkolla të mesme në Qytetin e Shkupit, ndërsa nga pesë do të angazhohen si asistentë personal për personat me aftësi të kufizuara dhe kujdestarë të personave të moshuar Angazhimi është 20 orë në javë…

Lexo më Shumë

Me tre raste të vdekjeve dhe tre persona të lënduar kanë përfunduar dy nga katër fatkeqësitë në hekurudhat e vendit nga fillimi i vitit, ndërsa Ndërmarrjet hekurudhore kanë regjistruar edhe dëme materiale. Këto të dhëna janë vazhdimësi e gjendjeve nga vitet e kaluara, ku po ashtu janë evidentuar aksidente të shumta edhe krahas apeleve në kontinuitet nga institucionet për disiplinë më të madhe të vozitësve. Në komentin e aksidentit të fundit me tre të vdekur që ndodhi në fund të muajit të kaluar në Romanovc të Kumanovës, drejtori i NP, Hekurudhat e Maqedonisë- Infrastruktura, Irfan Asani apeloi që maksimalisht të…

Lexo më Shumë

Komisioni Shtetëror për Ankesa në Furnizime Publike (KSHAFP) i ka pranuar ankesat e parashtruara nga tre ndërmarrje në lidhje me tenderin për furnizim publik të testeve dhe reagjentëve për analizat biokimike, imunologjike, hematologjike dhe kuagulative. Tenderi në të cilin kishte vetëm një ofertë – prishet, kurse tre operatorëve ekonomik – ankuesve, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe do të duhet t’ju paguajë nga 26 mijë denarë dëmshpërblim, njofton Portalb.mk. Sipas informacioneve të “Sloboden Peçat”, MSH-ja javën e ardhshme do të shpall tender të ri për furnizimin e njëjtë. Komisioni Shtetëror për Ankesa për Furnizime Publike konsideron se oferta kërkon 6 lloje të…

Lexo më Shumë

Ish-ambasadori i BE-së në Shkup, Erwan Fouere, në një artikull për “Prizma” shkruan se në kushte kur është caktuar data për mbajtjen e referendumit për marrëveshjen me Greqinë, Qeveria e Maqedonisë duhet të fushatë të madhe informative. Fouere thotë se debati përfshirës publik, në nivel lokal dhe kombëtar, do të jetë me rëndësi të madhe për qytetarët që të sigurojnë të gjitha informacionet e duhura, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Nëse qeveria vendos t’u përgjigjet akuzave se nuk kishte transparencë gjatë negociatave që çuan në marrëveshje, ajo duhet ta shfrytëzojë kohën e mbetur, të shfrytëzojë mirë të gjitha burimet në dispozicion të saj për…

Lexo më Shumë

Referendumi për Marrëveshjen me Greqinë, që duhet të mbahen më 30 shtator, ka ndarë jo vetëm partitë politike, por edhe organizatat joqeveritare, sa i përket mbështetjes apo bojkotit të qytetarëve të cilët duhet të vendosin mbi këtë marrëveshje. Sipas pushtetit, mbështetja e marrëveshjes së parasheh ndërrimin e emrit të shtetit, në “Maqedonia e Veriut”, hap rrugën e anëtarësimit të vendit në NATO dhe Bashkim Evropian, ndërsa sipas opozitës, kjo marrëveshje është antikushtetuese dhe antikombëtare, pasi sipas saj humbet, si identiteti ashtu edhe gjuha e kultura maqedone. Ngjashëm vlerësojnë edhe afro 30 organizata joqeveritare që janë bashkuar në një front për…

Lexo më Shumë