Altin Ndoci dyshohet se është fshehur në Tiranë. Gazetarja Klodiana Haxhiaj tha në emisionin “Studio 24” se automjeti tip “Audi” me të cilin u arratis 38-vjeçari është parë për herë të fundit në autostradën Tiranë-Durrës, pranë Vorës. Ajo tha se policia ka humbur gjurmët në këtë zonë, ndërsa po punon për të mbledhur kamerat e sigurisë në hyrje të kryeqytetit. “38 vjeçari duket se është fshehur në Tiranë. Janë këto informacionet e fundit që vijën nga grupi hetimor në Durrës. Makina Audi, me të cilin u arratis rreth orës 13: së bashku e një person tjetër, është parë…
Author: Hamdi Kumanova
Në Klubin e Deputetëve sot do të mbahet takimi i liderëve, ku do të marrin pjesë kryeministr dhe njëherit kryetar i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski si dhe kryetarët e partive që kanë grupe parlamentare në Kuvend. Gjatë këtij takimi siç është paralajmëruar, do të diskutohen ligjet reformuese të gjyqësorit, zgjedhja e Avokatit të Popullit, Kodi Zgjedhor dhe shfuqizimi i qeverisë teknike, si dhe çështje të tjera të propozuara nga pjesëmarrësit në takim. Nga tre grupet parlamentare të opozitës, E Majta dhe BDI-ja deri më tani kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre, ndërsa lideri i LSDM-së, Venko Filipçe, menjëherë e hodhi poshtë thirrjen…
Njësitet policore të Stacionit Policor Qendra, në bashkëpunim me Sektorin e Hetimeve të Kryeqytetit, pas një pune intensive hetimore dhe operative, kanë arritur të arrestojnë një person të dyshuar për përfshirje në së paku tri raste vjedhjeje në territorin e Prishtinës. Si rezultat i veprimeve policore, është arrestuar i dyshuari D.G., mashkull, 25 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, njofton policia. Pas arrestimit, sipas policisë, me autorizim dhe në koordinim me Prokurorin e Shtetit, i dyshuari është intervistuar. Më pas është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.
Një vendim i gjykatës së Kombeve të Bashkuara për krime lufte në vitin 2000, dënoi pesë kroatë boshnjakë me deri në 25 vjet burgim për vrasjen e mbi 100 myslimanëve në një fshat të Bosnjës në vitin 1993. Gjykata Penale për Krime të Luftës në ish-Jugosllavi, gjerësisht e njohur si Tribunali i Hagës, ishte një gjykatë penale ndërkombëtare ad-hoc, e themeluar me vendim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Shkak i themelimit të Tribunalit ishte lufta që Serbia, me potencialin ushtarak të ish-Jugosllavisë, bëri agresion kundër ish-republikës së Kroacisë dhe Bosnjë-Hercegovinës, e më vonë edhe kundër Kosovës. Prej atëherë e…
Presidenti ukrainas,Volodymyr Zelensky, parashikon sulme të reja masive nga Rusia. Në video-mesazhin e tij ditor ai iu referua informacioneve të shërbimeve sekrete dhe i kërkoi popullsisë ukrainase që t’i marrë seriozisht paralajmërimet. Ukraina ishte sërish objekt i bombardimeve nga Rusia prej të cilave ka pasur të vrarë dhe shumë të plagosur në disa rajone. Zelenski tha në video-mesazhin e tij të ditor se krahas raketave balistike, po përdoren edhe dronë ushtarakë dhe raketa me rreze të mesme veprimi, të afta për të transportuar armë bërthamore. Përdorimi i këtyre raketave ishte edhe shkak për një mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit…
Eugen Cakolli, nag KDI ka folur për procesin e rinumërimit të votave që po zhvillohet në 914 vendvotime Cakolli ka vlerësuar se vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për rinumërimin e votave është një hap i rëndësishëm, duke theksuar se ky proces tregon se një nga hallkat kyçe të procesit zgjedhor ka dështuar. “Në radhë të parë, ne vlerësojmë se vendimmarrja e KQZ-së për rinumërimin e votave është jashtëzakonisht e rëndësishme, pasi është indikator i qartë se ka dështuar një prej hallkave kyçe të procesit zgjedhor. Edhe pse aktualisht nuk ka dyshime mbi saktësinë e rezultateve për…
Të paktën 22 persona kanë humbur jetën dhe 79 të tjerë janë plagosur pasi një vinç ndërtimi u shemb mbi një vagon treni në lëvizje në Tajlandë. Tetë nga të plagosurit ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore. Sipas Hekurudhave Shtetërore të Tajlandës, në tren ndodheshin gjithsej 195 pasagjerë dhe anëtarë të stafit, bazuar në planin e ulëseve. Aksidenti ndodhi mëngjesin e kësaj të mërkure në provincën Nakhon Ratchasima, në veri të kryeqytetit Bangkok. Vinçi ishte duke punuar në një projekt hekurudhor me shpejtësi të mesme kur u shemb, duke goditur një vagon treni. Si pasojë, vagoni doli nga shinat dhe…
Parlamenti ukrainas votoi të martën për të shkarkuar zyrtarët e lartë të mbrojtjes dhe sigurisë në mes të një riorganizimi qeveritar të iniciuar nga Presidenti Volodymyr Zelensky . Ligjvënësit në Radën Verkhovna votuan për të shkarkuar Ministrin e Mbrojtjes Denys Shmyhal , Ministrin e Transformimit Dixhital Mykhailo Fedorov dhe Vasyl Maliuk , kreun e Shërbimit të Sigurisë (SBU), në riorganizimin e fundit të kohës së luftës. Shkarkimet e Shmyhal dhe Fedorov u mbështetën nga 265 dhe 270 deputetë përkatësisht, ndërsa Maliuk u shkarkua me 235 vota, sipas parlamentit në Telegram. Votat erdhën ndërsa Zelensky tha më parë këtë muaj…
Në një mesazh të drejtpërdrejtë për regjimin iranian, Donald Trump nga Detroit të martën paralajmëroi se çdo person që “vret ose keqtrajton protestues iranianë” do të paguajë një çmim shumë të lartë. Ai shtoi, kur u pyet për këtë çështje, se kishte këshilluar aleatët e SHBA që të largohen nga Irani: “Mendoj se duhet të largohen, nuk është ide e keqe”. “Për të gjithë patriotët iranianë: vazhdoni të protestoni, pushtoni institucionet tuaja, nëse është e mundur, dhe zbuloni emrat e vrasësve dhe keqtrajuesve që ju kanë dëmtuar rëndë,” tha ai gjatë fjalimit. Nuk mungoi as retorika patriotike dhe apokaliptike:…
Nga DASHNOR KALOÇI/ Situata tejet e vështirë që po kalon vendi këto ditë si pasojë e motit të keq, nuk është një “muzikë” e padëgjuar për Shqipërinë. Përmbytjet, dalja e lumenjve nga shtrati dhe dëmet e konsiderueshme në toka bujqësore, shtëpi banimi, biznese private, ekonomi e infrastrukturë, duket se ndjekin të njëjtin “refren” prej dekadash. Historia po përsëritet madje deri në detaje: plot 41 vite më parë, pikërisht në 7 janarin e vitit 1985, një mot i ngjashëm polar “gjunjëzoi” vendin, nga jugu në veri. Në atë kohë, dëmet ishin tragjike – jo vetëm në shtëpi banimi, fshatra të…
Gjykata Themelore Penale Shkup njofton se seanca kryesore për rastin e zjarrit në diskotekën “Puls” në Koçan, e planifikuar për nesër, është shtyrë, përcjell TV21. Shkak për shtyrjen është kërkesa e mbrojtjes së njërit prej të akuzuarve, pasi avokatja Suzana Joshevska-Anastasovska është zgjedhur anëtare e Këshillit Gjyqësor dhe nevojitet angazhimi i një mbrojtësi të ri. Sipas gjykatës, seanca e radhës do të mbahet më 26 janar. Gjyqi ndodhet në fazë të procedurës provuese dhe ishte paraparë dëgjimi i përfaqësuesve ligjorë të të dëmtuarve.
Seanca e sotme gjyqësore në lëndën kundër ish-kryetares së Komisionit Shtetëror për Parandalimi e Korrupsionit (KSHPK), Tatjana Dimitrovska, është anuluar për shkak se Gjykata e Apelit ende nuk ka marrë vendim për atë se cila aktakuzës është kompetentë për të zhvilluar procedurën. Siç është komunikuar në seancën e sotme, pritet vendim nëse lëndën do ta ndërmerr Prokuroria Themelore Publike për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsion ose Prokuroria Themelore Publike. Anulimi vijon pas një ankesë të parashtruar nga mbrojtja e të pandehurës Biljana Petrovska-Manteva, e cila në këtë moment ngarkohet për dhënie të sekretit zyrtar. Dimitrovska akuzohet…

